16 Shtator 2024, 07:26
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Fitimet e investitorëve të huaj nga kompanitë shqiptare kanë arritur një rekord të ri historik për gjysmën e parë të këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat e investitorëve të huaj nga investimi në Shqipëri për 6-mujorin 2024 arritën vlerën e 549 milionë eurove, në rritje me 19% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kjo shumë përfaqëson fitimet e shpërndara ose të riinvestuara të investitorëve të huaj në Shqipëri për periudhën dhe këtë vit ka shënuar nivelin më të lartë historik. Në kahun e kundërt, edhe flukset hyrëse të të ardhurave nga investimet për gjysmën e parë të këtij viti u rritën në 161 milionë euro, 81% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Megjithatë, bilanci neto i të ardhurave nga investimet ishte gjerësisht negativ në vlerën e 389 milionë eurove. Deficiti në këtë zë u rrit me 5% krahasuar me një vit më parë. Duke qenë se investimet e huaja në Shqipëri janë shumë më të mëdha se investimet shqiptare jashtë vendit, edhe bilanci neto i të ardhurave nga investimet ka qenë historikisht negativ.
Rritja e fitimeve të investitorëve të huaj në vitet e fundit mund të shpjegohet me rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë pas pandemisë, që ka sjellë efekte pozitive edhe për ndërmarrjet e huaja që veprojnë në Shqipëri. Por, padyshim një pjesë e rritjes mund t’i atribuohet forcimit të lekut në kursin e këmbimit me euron. Në mesin e këtij viti, kursi i këmbimit euro-lek ishte në rënie vjetore me 5.8%.
Mes subjekteve që kanë përfituar nga rënia e euros në kursin e këmbimit, janë edhe investitorët e huaj. Ndërmarrjet e huaja në përgjithësi i sigurojnë të ardhurat e tyre në lekë, ndërsa fitimet për aksionerët i shpërndajnë në valutë të huaj. Forcimi i lekut ka bërë që e njëjta sasi e monedhës vendase të përkthehet në një vlerë më të lartë në valutë të huaj, kryesisht në euro.
Duke qenë se një pjesë e mirë e fitimeve nuk shpërndahen, por riinvestohen, forcimi i lekut, në mënyrë të tërthortë, ka ndikuar edhe në rritjen e investimeve të huaja në vitet e fundit. Fitimet e riinvestuara në vitet e fundit kanë marrë peshën kryesore në strukturën e investimeve të huaja direkte.
Për gjysmën e parë të këtij viti, vlera e fitimeve të riinvestuara nga ndërmarrjet e huaja arriti në 394 milionë euro, 5.3% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Fitimet e riinvestuara përbënin 53% të vlerës totale të investimeve të huaja direkte për 6-mujorin 2024./ Monitor
ndermarrje
Ekonomi
16 Shtator 2024, 07:16
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Depozitat bankare në euro po rriten me ritme dyshifrore edhe këtë vit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqip&...
Ekonomi
15 Shtator 2024, 07:35
I.A
TIRANË- Kërkesa e menjëhershme për punonjës në sektorin e turizmit dhe ndërtimit ka rritur pagat për profesionet eleme...
Ekonomi
14 Shtator 2024, 08:35
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Shitjet me pakicë, një tregues i hershëm i rritje ekonomike, kishin ecuri të mirë në tremujorin e dyt...
Ekonomi
14 Shtator 2024, 07:35
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Inflacioni është ulur dhe një recesion nuk ka gjasa. Çfarë shkoi mirë? Disa vite më parë,...
Ekonomi
13 Shtator 2024, 22:07
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Euro ka pësuar rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me lekun dhe e ka mbyllur javën në n...
Ekonomi
13 Shtator 2024, 07:28
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Banka Qendrore Europiane ka ulur normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje, duke zbritur n&eu...
Ekonomi
12 Shtator 2024, 16:34
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kursi i këmbimit të euros me lekun ka prekur një minimum të ri historik ditën e enjte. Sipas kursit zyrtar...
Ekonomi
12 Shtator 2024, 07:14
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Deficiti i llogarisë korente u ngushtua për tremujorin e dytë të vitit. Sipas të dhënave nga Ban...
Ekonomi
11 Shtator 2024, 07:24
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Vala e rritjes së pagave duket se kaloi dhe tani ritmet e rritjes janë kthyer në normalitet. Të dhëna...
Ekonomi
9 Shtator 2024, 15:00
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Rritja e çmimeve është frenuar dukshëm këtë vit pas valës që krijoi lufta në Uk...