LIVE UPDATES
Ekonomi

Rënia e euros “shpëtoi” qeverinë, BSH: Më shumë se gjysma e uljes së borxhit publik vitin e kaluar erdhi nga kursi i këmbimit

Banka e Shqipërisë vlerëson se raporti i borxhit publik bruto ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ra në 59.2% në fund të vitit 2023, duke qenë rreth 5.3 pikë përqindje më i ulët se niveli i vlerësuar në fund të vitit 2022.

8 Prill 2024, 07:28 Nga M.B
Rënia e euros “shpëtoi” qeverinë, BSH: Më
Foto ilustruese

TIRANA- Më shumë se gjysma e uljes së borxhit publik gjatë vitit të kaluar erdhi si rezultat i forcimit të lekut në kursin e këmbimit. Banka e Shqipërisë vlerëson se raporti i borxhit publik bruto ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ra në 59.2% në fund të vitit 2023, duke qenë rreth 5.3 pikë përqindje më i ulët se niveli i vlerësuar në fund të vitit 2022. Sipas Bankës së Shqipërisë, më shumë se gjysma e kësaj rënieje, ose 2.7 pikë përqindje, i atribuohet efektit të mbiçmimit të lekut kundrejt euros.

Paralelisht me të, faktorët e tjerë që ndikuan uljen e borxhit publik ishin rritja e aktivitetit ekonomik në vend, me 1.9 pikë përqindje; normat negative të interesit real, me 0.8 pikë përqindje; si edhe, kahu konsolidues i politikës fiskale, me 0.7 pikë përqindje. Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, konsolidimi fiskal ishte në fakt faktori me ndikimin më të ulët në uljen e borxhit publik në terma realë.

Sidoqoftë, deficiti buxhetor për vitin 2023 rezultoi në rënie të ndjeshme krahasuar me një vit më parë. Ai preku nivelin 31.3 miliardë lekë, kundrejt një niveli i planifikuar prej 55.5 miliardë lekësh. Në terma realë, deficiti u vlerësua rreth nivelit 1.4% të PBB-së, nga 3.7% që kishte qenë një vit më parë. Realizimi i deficitit për vitin 2023 u përqendrua në muajin dhjetor, ndërkohë që njëmbëdhjetë muajt e parë të vitit u karakterizuan nga vlera pozitive dhe të larta të bilancit fiskal.

Agjencia e vlerësimit “S&P Global Ratings” (Standard & Poor’s) në muajin mars përmirësoi për herë të parë vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran të Shqipërisë nga B+ në BB-. Në analizën që argumenton përmirësimin e vlerësimit, S&P solli si arsye kryesore uljen e borxhit publik dhe përmirësimin e pozicionit të jashtëm të ekonomisë. Megjithatë, analiza e detajuar e Bankës së Shqipërisë tregon se në fakt ulja e borxhit i detyrohet më shumë zhvillimeve në bilancin e pagesave dhe kursit të këmbimit, sesa sforcimit të qeverisë për të ulur borxhin publik.

Në fund të vitit, kursi i këmbimit euro-lek ishte në rënie me më shumë se 9% krahasuar me një vit më parë. Analizat e Bankës së Shqipërisë arrijnë në përfundimin sugjerojnë se forcimi i lekut gjatë viteve të fundit është shkaktuar nga përmirësimi strukturor i sektorit të jashtëm të ekonomisë, i manifestuar në ngushtimin e vazhdueshëm të deficitit të llogarisë korrente, si rrjedhojë e rritjes së eksporteve të shërbimeve dhe në rritjen e vazhdueshme të investimeve të huaja direkte.

Krahas këtij faktori, Banka e Shqipërisë gjykon se ecuria mbiçmuese e monedhës vendase ka reflektuar edhe rritjen e besimit ndaj monedhës sonë kombëtare në tregun valutor, si rrjedhojë e rritjes së besimit të agjentëve të tregut në qëndrueshmërinë e saj dhe e përmirësimit të ndjesisë së investitorëve të huaj për perspektivën e ekonomisë shqiptare.

Banka e Shqipërisë vlerëson se ndikimi i mbiçmimit të kursit të këmbimit në ekonomi ka qenë në tërësi pozitiv. Mbiçmimi i monedhës vendase ka reduktuar borxhin e jashtëm të sektorit privat e publik, duke rritur qëndrueshmërinë e tij afatgjatë, duke u bërë premisë për uljen e kostove të financimit. Ai ka ndikuar në norma më të ulëta inflacioni, një gjë e dukshme kjo si në kontekstin rajonal dhe në atë europian, duke mbrojtur konsumatorët nga gërryerja e fuqisë blerëse.

Në të njëjtën kohë, normat më të ulëta të inflacionit kanë mundësuar një rritje më të ngadaltë të normës bazë, duke prodhuar një ndikim më pak negativ në rritjen ekonomike. Mbiçmimi i kursit ka ndikuar pozitivisht edhe në forcimin e stabilitetit financiar. Kjo është pasqyruar në përmirësimin e aftësisë paguese të huamarrësve në valutë, çka ka ndikuar në përmirësimin e cilësisë së bilanceve të sektorit bankar.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë vë në dukje se forcimi i kursit të këmbimit ka ndikime jo të njëtrajtshme në aspektin sektorial, në varësi të ekspozimit që këta sektorë kanë ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit, fleksibilitetit financiar dhe operacional të tyre, si dhe konjukturës së kërkesës së huaj për sektorin. Në këtë kontekst, forcimi i lekut gjatë vitit 2023 ka rënduar pozicionin financiar dhe konkurrues të disa segmenteve të sektorit të eksportit, të cilat përgjithësisht kanë mundësi të ulëta për negocimin e çmimeve, marzhe të ulëta fitimi operacional, si dhe përballen aktualisht me një kërkesë të ulët në ambientin ndërkombëtar.

Në planin afatshkurtër, goditja ndaj këtyre sektorëve është adresuar nëpërmjet lehtësive të përkohshme fiskale, si një instrument më i përshtatshëm për trajtimin selektiv të problemeve të tyre. Banka e Shqipërisë sugjeron që bizneset e këtyre sektorëve duhet të rritin përpjekjet për ristrukturim, në drejtim të rritjes së produktivitetit, të gjetjes së tregjeve të reja dhe të përdorimit më të madh të instrumenteve të mbrojtjes nga luhatjet e kursit./Monitor

kursi i kembimit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj