LIVE UPDATES
Ekonomi

“Strategjia për Menaxhimin e Financave Publike”, nga monitorimi i riskut, te kontrolli i brendshëm

Masat e parashikuara në dokument janë të kategorizuara në gjashtë shtylla kryesore.

5 Prill 2024, 18:10 Nga M.B
“Strategjia për Menaxhimin e Financave Publike”, nga monitorimi
Foto ilusruese

TIRANA- Ministria e Financave njoftoi se ka nxjerrë për konsultim publik “Strategjinë e Menaxhimit të Financave Publike”, që parashikon një program reformash e nismash të rëndësishme, të dakordësuara edhe me Bashkimin Europian, të projektuara për t’u implementuar deri në vitin 2030, si pjesë e progresit dhe negociatave të vendit për anëtarësim në BE.

Masat e parashikuara në dokument janë të kategorizuara në gjashtë shtylla kryesore.

Shtylla 1: Programimi Makroekonomik dhe Monitorimi i Riskut. Disa nga objektivat për këtë shtyllë kanë të bëjnë me mirëmbajtjen dhe përmirësimin e mëtejshëm të sistemeve për zhvillimin dhe monitorimin e një politike të shëndoshë fiskale, realizimi i parashikimeve të avancuara makroekonomike dhe ndërmarrja e praktikave solide të menaxhimit të riskut fiskal, si dhe krijimi i Këshillit Fiskal.

Shtylla 2: Planifikimi i integruar strategjik dhe buxhetor, monitorimi dhe raportimi transparent. Disa nga objektivat e synuara në këtë shtyllë kanë të bëjnë me përmirësimin e mëtejshëm të procedurave dhe praktikave të planifikimit strategjik të integruar dhe planifikimin buxhetor afatmesëm në të gjitha nivelet e qeverisjes, sigurimi i monitorimit dhe raportimit transparent dhe rritja e pjesëmarrjes së publikut në proceset buxhetore, si edhe forcimi i mëtejshëm i monitorimit të zbatimit të buxhetit.

Shtylla 3: Menaxhimi dhe mobilizimi i të ardhurave. Disa nga objektivat në këtë shtyllë synojnë rritjen e mobilizimit të të ardhurave përmes zhvillimit dhe zbatimit të politikave të avancuara tatimore, përmirësimi i mëtejshëm i sistemeve të menaxhimit të taksave, si edhe modernizimi i sistemeve të menaxhimit të risk të administratës doganore, në përputhje edhe me kërkesat e BE-së, si edhe përditësimi e zbatimi i Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave, përmes rritjes së mirëadministrimit, shmangies së evazionit dhe luftës ndaj informalitetit.

Shtylla 4: Kontabiliteti dhe Menaxhimi i Zbatimit të Buxhetit. Në këtë shtyllë, reformat që synohet të ndërmerren synojnë forcimin e praktikave të menaxhimit të zbatimit të buxhetit, duke përfshirë përmirësimin dhe rritjen e përdorimit të Sistemit Informativ Financiar Qeveritar (SIFQ), zbatimin e reformave të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit Publik, forcimi i raportimit të praktikave të menaxhimit të borxhit, si edhe përmirësimi i mëtejshëm i pajtueshmërisë në procedurat e prokurorimit publik.

Shtylla 5: Kontrolli i Brendshëm Financiar Publik. Disa nga nismat në këtë shtyllë synojnë të përmirësojnë më tej sistemet për Kontrollin e Brendshëm Financiar Publik në përputhje me praktikat e pranuara nga BE-ja për menaxhim financiar, rritja e mëtejshme e profesionalizmit në praktikat e auditimit të brendshëm, forcimi i praktikave të Menaxhimit të riskut, si edhe forcimi i mëtejshëm i sistemeve të menaxhimit financiar për të absorbuar sa më mirë mbështetjen financiare të BE-së.

Shtylla 6: Mbikëqyrja e Jashtme. Disa nga objektivat e synuara kanë të bëjnë me rritjen e kontrollit dhe mbikëqyrjen e institucioneve të tjera në drejtim të menaxhimit të financave publike, duke përfshirë këtu Kontrollin e Lartë të Shtetit, si edhe Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat.

Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike, e hedhur për konsultim nga Ministria e Financave, synon të mbështesë një ekonomi më të zhvilluar dhe shërbime më të mira për qytetarët, të rrisë përgjegjshmërinë, transparencën, eficiencën dhe disiplinën fiskale në planifikimin dhe shpenzimin e fondeve publike, si edhe të adresojë një sërë sfidash në rrugëtimin e vendit drejt BE-së. Gjithashtu, Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike është një nga parakushtet e BE-së për përthithjen e fondeve evropiane nën instrumentin e mbështetjes buxhetore sektoriale, sipas burimeve zyrtare./ Monitor

financa publike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet