LIVE UPDATES
Ekonomi

Tregu i auditimit arrin në 12.3 milionë euro, renditja e shoqërive më të mëdha

Në krahasim me vitin e mëparshëm është shënuar një rritje prej 16% në volumin e të ardhurave të realizuara nga honoraret e shërbimeve të auditimit ligjor.

6 Prill 2024, 07:22 Nga M.B
Tregu i auditimit arrin në 12.3 milionë euro, renditja e
Foto ilustruese

TIRANA- Tregu i auditimit, në vitin 2023, arriti në rreth 1.28 miliardë lekë, ose rreth 12.3 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP), një autoritet rregullator i pavarur, i cili kontrollon zbatimin e kritereve ligjore tek audituesit ligjorë dhe kontabilistët e miratuar. Në krahasim me vitin e mëparshëm është shënuar një rritje prej 16% në volumin e të ardhurave të realizuara nga honoraret e shërbimeve të auditimit ligjor. Tregu i auditimit, në fund të vitit 2023, kishte 240 auditues ligjorë të regjistruar, nga të cilët 143 auditues ligjorë që e ushtrojnë aktivitetin si person fizik, 71 shoqëri auditimi dhe 26 auditues ligjorë të punësuar pranë shoqërive të auditimit, me një total prej 240 audituesish ligjorë të regjistruar.

Audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit kanë ndërmarrë 3779 auditime ligjore në vit, referuar të dhënave për angazhimet e auditimit të realizuara në vitin 2023, sipas BMP. Në vitin 2023, shoqëritë e auditimit shënuan 60% të të ardhurave nga shërbimet e auditimit, përkundrejt 40% të realizuara nga audituesit ligjorë. Gjatë këtij viti vërehet një rritje e lehtë në peshën e shoqërive të auditimit, në krahasim me vitin e mëparshëm.

“Auditimi ligjor, si një e mirë publike, është një mekanizëm i rëndësishëm në sigurimin e transparencës dhe besimit në raportimin financiar të njësive ekonomike”, thotë .Dritan Fino, kryetar i Bordit të Mbikëqyrjes Publike.

Ai shton se nëpërmjet procesit të mbikëqyrjes synohet sigurimi i standardeve më të larta në cilësinë e auditimit, duke pasur në fokus të gjitha palët që mbështeten në një sistem të shëndoshë financiar.

“Në vitet e fundit e kemi vënë re një përmirësim të ndjeshëm të punës së audituesve, në mënyrën e organizimit të punës dhe kohës së angazhimit të tyre në misionet e auditimit, duke sjellë si rezultat dhe një përmirësim në cilësinë e raportimit financiar të njësive ekonomike. Ky angazhim i shtuar reflektohet dhe në rritjen e konsiderueshme të totalit të vlerës së tregut në tre vitet e fundit prej rreth 30%, krahasuar me totalin e trevjeçarit paraardhës, si një nga treguesit e rëndësishëm lidhur me vlerësimin e punës së audituesve.”, pohon kreu i BMP-së.

Gara mes shoqërive të auditimit mbetet e fortë. Pesë kompanitë më të mëdha kanë 4-8% të tregut, sipas totalit të honorareve të auditimit, dy të tjera ndajnë 2-3%, katër shoqëri kanë midis 1-1.2%. Ndërsa 229 shoqëritë e tjera audituese ndajnë 63% të tregut të auditimit, me një peshë prej më pak sesa 1% secila. Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP) ka publikuar për të pestin vit renditjen në tregun e auditimit për shoqëritë e auditimit, sipas totalit të honorareve të auditimit të njësive ekonomike me interes publik, bazuar në raportimet dhe analizat e realizuara nga BMP për auditimet e kryera gjatë vitit 2023. Në vend të parë është Shoqëria e auditimit “Ernst&Young”, me 8.13% të tregut, me rritje prej 1 pikë përqindje në krahasim me vitin e kaluar. “Ernst&Young” është ngjitur në 2023 në vendin e parë, nga i dyti që ishte vitin e mëparshëm.

“Mazars”, që në 2021-2022 u rendit si shoqëria më e madhe audituese, ka zbritur në vend të dytë, me 7.74%, nga 7.02% vitin e mëparshëm, bazuar në totalin e honorareve të realizuara nga shërbimet e auditimit. E treta në renditje mbetet shoqëria e auditimit “Deloitte Audit Albania Sh.p.k.”, me 4.54%, duke ruajtur të njëjtën renditje për vitin 2023, por duke shënuar rënie të peshës në treg, me rreth 1 pikë përqindje.

“Grant Thornton” u rendit në vend të katërt me 4.07%, duke shënuar rënie të peshës në treg, me më shumë se 1 pikë përqindje. Në vend të pestë është “Kreston Albania”, me 4.07%, me një përmirësim të lehtë në krahasim me vitin e kaluar. “PricewaterhouseCoopers” ishte një nga shoqëritë që shënoi rritje më të lartë, duke zënë gati 3% të tregut, ose 1 pikë për qind më shumë se në vitin 2022.

Për renditjen e plotë dhe peshën përkatëse shiko grafikun: Renditja sipas honorareve të faturuara për shërbime auditimi për Shoqëritë e Auditimit, 2023. Për sa i përket numrit të njësive ekonomike të audituara, në vendin e parë, në vitin 2023, renditet shoqëria “Kreston Albania”, me 3.36%, e ndjekur nga “Mazars”, me 3.07% (2023)./ Monitor

auditimi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet