LIVE UPDATES
Ekonomi

Në vitin 2022 u rrit numri i bizneseve nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut në Shqipëri, ndërsa nga Kosova ranë

Në vitin 2022, numri i bizneseve me pronësi 100% nga Kosova arriti në 356 nga 394 që ishin në vitin 2021. Në të njëjtën periudhë, bizneset me pronësi 100% nga Maqedonia e Veriut arritën në 105 në vitin 2022 nga 92 që ishin në 2021. Numri i bizneseve me 100% pronësi serbe arriti në 23 më 2022 nga 14 që ishin më 2021, gati me dyfishim.

5 Prill 2024, 13:58 Nga N.F
Në vitin 2022 u rrit numri i bizneseve nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut
Foto ilustruese

TIRANË- Klima e biznesit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, dy shtete të të njëjtit komb, shpesh nuk është miqësore, me luhatje dhe konflikte. Të dhënat zyrtare të INSTAT treguan se 38 biznese me pronësi 100% nga Kosova mbyllën aktivitetin në vendin tonë në vitin 2022, në të kundërt u rrit numri i bizneseve nga vendet fqinjë si Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Në vitin 2022, numri i bizneseve me pronësi 100% nga Kosova arriti në 356 nga 394 që ishin në vitin 2021. Në të njëjtën periudhë, bizneset me pronësi 100% nga Maqedonia e Veriut arritën në 105 në vitin 2022 nga 92 që ishin në 2021. Numri i bizneseve me 100% pronësi serbe arriti në 23 më 2022 nga 14 që ishin më 2021, gati me dyfishim.

Marrëdhëniet tregtare me vendet e Rajonit janë reflektuar edhe në tregti. Në vitin 2022, importet nga Serbia u rritën me 03% nga viti 2010, ndërsa eksportet shqiptare në Serbi ishin 9.4 miliardë lekë, me zgjerim 533% nga viti 2010. Ndonëse investimet e huaja në vlerë kanë qenë në rritje vitet e fundit, numri i ndërmarrjeve me pronësi 100% të huaj ra më 2022. INSTAT raportoi se nga 5,250 biznese të huaja në vitin 2021, në 2022 kishte 4,934 biznese ose 6% më pak.

Ndërmarrjet nga Serbia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut megjithatë kanë një peshë të ulët në shitje, në punësim dhe shitje në krahasim me totalin e ndërmarrjeve të huaja në vendin tonë. Në vitin 2022 ndërmarrjet nga rajoni kontribuonin në 7.7% në totalin e punësimit nga ndërmarrjet e huaja dhe 8.8% të totalit të shitjeve. Bizneset nga Kosova kontribuuan në të njëjtin vit në 5,1% në totalin e punësimit nga ndërmarrjet e huaja dhe 5.9% të shitjeve.

Ndërmarrjet nga Kosova në vendin tonë operojnë më së shumti në sektorin e tregtisë, akomodimit dhe ndërtimit. Bizneset nga Maqedonia e Veriut janë të përqendruara më shumë në tregti, transport dhe ndërtim, ndërsa ndërmarrjet nga Serbia operojnë kryesisht në sektorin e akomodimit, ndërtim dhe tregti.

Në vitin 2022, ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Bashkimit Europian zunë mesatarisht 62,7% të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, ndërsa shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësuan 10,3% të këtyre ndërmarrjeve. Vendet e BE-së përfaqësojnë pjesën më të madhe të punësimit në ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta. Në vitin 2022, këto vende kanë zënë 73,9% të punësimit gjithsej.

Marrë nga Monitor

kosova serbia shqiperi biznese

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet