LIVE UPDATES
Ekonomi

AMF hedh për konsultim projektrregulloren për agjentët e fondeve të pensionit privat

Agjenti i fondit të pensionit duhet të të jetë institucion financiar, të ketë marrë paraprakisht miratim nga Autoriteti përkatës licencues, për të vepruar si agjent i fondit të pensionit, të ketë strukturën organizative për kryerjen e shërbimit të agjentit të fondit të pensionit, të ketë punonjës të aftë dhe të përshtatshëm për promovimin e fondit të pensionit, të ketë procedura për njohjen e klientit dhe informacionin që duhet t’i jepet anëtarit të fondit gjatë promovimit të fondit të pensionit, të ketë procedura për parandalimin dhe administrimin e konfliktit të interesit, etj.

5 Prill 2024, 14:43 Nga N.F
AMF hedh për konsultim projektrregulloren për agjentët e fondeve
Foto ilustruese

TIRANË- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hedhur për konsultim publik një projektrregullore të re në zbatim të ligjit “Për Fondet e Pensionit Privat”, që hyri në fuqi në fund të vitit të kaluar.

Projektrregullorja “Për kushtet dhe kriteret e personit juridik që do të veprojë si agjent i fondit të pensionit privat” ka si qëllim përcaktimin e kushteve dhe kritereve që duhet të plotësojnë personat juridikë që do të veprojnë si agjentë të fondit të pensionit privat, përcaktimin e rregullave për t’u regjistruar nga shoqëria administruese si edhe të kushteve për të ushtruar veprimtarinë si agjent i fondit të pensionit privat.

Agjenti i fondit të pensionit duhet të të jetë institucion financiar, të ketë marrë paraprakisht miratim nga Autoriteti përkatës licencues, për të vepruar si agjent i fondit të pensionit, të ketë strukturën organizative për kryerjen e shërbimit të agjentit të fondit të pensionit, të ketë punonjës të aftë dhe të përshtatshëm për promovimin e fondit të pensionit, të ketë procedura për njohjen e klientit dhe informacionin që duhet t’i jepet anëtarit të fondit gjatë promovimit të fondit të pensionit, të ketë procedura për parandalimin dhe administrimin e konfliktit të interesit, etj.

Sipas projektrregullores, agjenti i fondit të pensionit duhet të vlerësojë para nënshkrimit të kontratës së fondit të pensionit përshtatshmërinë e fondit të pensionit privat me kushtet dhe rrethanat e anëtarit të mundshëm; të mos japë informacione të gabuara ose informacione që mund të mashtrojnë anëtarin e mundshëm në lidhje me gjendjen e fondit, të paraqesë fakte të pavërteta dhe të pasakta në lidhje me fondin, objektivat e investimeve, rreziqet e lidhura, çmimin e kuotës, kthimin nga investimi ose çdo çështje tjetër në lidhje me fondin ose shoqërinë administruese;

të përdorë vetëm prospektin, raportet mujore për ecurinë e fondit dhe materialet promovuese të miratuar nga një person kyç i shoqërisë administruese në emër të shoqërisë administruese  të licencuar, gjatë promovimit të fondit të pensionit ose ofrimit të anëtarësimit në fond; të ruajë konfidencialitetin për të gjitha informacionet e marra nga anëtari i mundshëm; të informojë anëtarin e fondit për të gjitha tarifat që do t’i ngarkohen, opsionet e pagesës së pensionit me lindjen e së drejtës për pension, kushtet kur lind e drejtat e pensionit, kushtet për tërheqjen nga fondi apo transferimin e aktiveve, rreziqet e investimit, si dhe mënyra dhe afatet për informimin e anëtarit të fondit të pensionit, përpara nënshkrimit të kontratës së anëtarësimit; të mbajë të dhëna të plota për çdo kontratë të nënshkruar dhe t’i përcjellë brenda ditës së punës kontratat e lidhura të anëtarësimit tek shoqëria administruese; të shmangë konfliktet e interesit, për të garantuar që interesat e anëtarëve të fondit të pensionit privat, për të cilin do të kryejë funksionin e agjentit, të kenë përparësi dhe të qëndrojnë mbi interesat e shoqërisë administruese dhe interesat e punonjësve të tij ose të çdo personi të lidhur me të në bazë të ligjit si dhe legjislacionit në fuqi, dhe aktet rregullative të miratuara nga Autoriteti në bazë të këtyre ligjeve; të sigurojë parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit; etj.

Shoqëria administruese e fondit të pensionit duhet të publikojë në faqen e saj të internetit një listë të përditësuar të agjentëve të fondit të pensionit dhe duhet të garantojë që veprimtaria të kryhet vetëm përmes agjentëve të regjistruar.

Shoqëria administruese gjithashtu duhet të verifikojë rregullisht që agjentët e saj janë në përputhje të vazhdueshme me afatet dhe kushtet e licencës së shoqërisë administruese të fondeve dhe, nëse jo, duhet të ndërpresë të drejtën e agjentit për të ushtruar veprimtarinë dhe të njoftojë menjëherë AMF.

Sipas projektrregullores, të gjithë agjentët e fondeve të pensionit të regjistruar para hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje, do të vijojnë veprimtarinë për të cilën janë regjistruar, me kusht që brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e kësaj rregulloreje të përshtaten me kërkesat e reja.

Marrë nga Monitor

pension fonde amf

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet