13 Shtator 2022, 13:21
Nga DOSJA
Foto Ilustruese
Shqipëria duket se po shkon drejt vitit më të mirë historik të turizmit, sa i përket prurjeve të të huajve, duke kaluar edhe 2019-n, që deri tani ishte më pozitivi, për tu ndërprerë më pas nga pandemia. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave tregojnë se shpenzimet e të huajve në Shqipëri në 6 muajt e parë të vitit arritën në 1.13 miliardë euro, me një rritje prej 64% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur vendi nuk e kishte marrë ende veten nga pandemia. Edhe në raport me 2019-n, prurjet valutore të të huajve në Shqipëri u rritën me 32%.
6 muajt e parë të 2022-t shënuan dhe nivelin më të lartë historik, që kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat (shiko grafikun: Bilanci i udhëtimeve, 6 M I). Tendenca pritet të vijojë, pasi të dhënat e INSTAT tregojnë se hyrjet e të huajve kanë kulmuar në muajt e verës. Nga jugu në veri, të turistët e huaj kanë qenë të shumë në numër këtë sezon.
Që në tremujorin e parë të vitit, shpenzimet e të huajve në Shqipëri e tejkaluan me 17% nivelin e 2019-s, ndërsa në të dytin zgjerimi ishte dhe më i fortë me bazë vjetore, me 43%, i ndihmuar dhe nga finalja e Ligës së Konferencave, që u mbajt në maj. (Shiko grafikun: Shpenzimet e të huajve në Shqipëri).
Sipas të dhënave të INSTAT, në 6 muajt e parë të vitit në vend hynë rreth 2.5 milionë shtetas të huaj, me rritje 16.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s. (Shiko grafikun: Hyrjet e shtetasve të huaj, totali, Janar-Qershor).
“Arratisen” dhe shqiptarët
Lehtësimi i kufizimeve nga pandemia ka bërë që jo vetëm të huajt të vizitojnë vendin tonë, por edhe shqiptarët të ikin jashtë. Sipas Bankës së Shqipërisë, shqiptarët kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit gati 800 milionë euro, pothuajse dyfish më shumë se një vit më parë, kur ishe pothuajse e pamundur të udhëtoje në vendet e BE-së për shkak të rregullave të rrepta si kufizime në hyrje, apo kërkesa për vaksina e teste. Edhe në raport me 2019-n, shpenzimet janë rritur me 14%.
Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, në 6 muajt e parë të vitit 2022 dolën 2.5 milionë shtetas shqiptare, 51% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, por 5% më pak se në 6 muajt e parë të 2019-s. Megjithatë, shpenzimet janë më të lartë në 2019-n, duke treguar se kosto për person për të udhëtuar jashtë vendit ka qenë më e lartë sesa tre vjet më parë.
Bilanci, në Shqipëri mbeten 338 milionë euro
Që nga viti 2013, bilanci i udhëtimeve është pozitiv, që dmth që të huajt që udhëtojnë në Shqipëri shpenzojnë më shumë sesa shqiptarët që lëvizin jashtë. Në 6 muajt e parë të vitit 2022, bilanci pozitiv i turizmit ishte 338 milionë euro, duke shënuar rekordin pozitiv më të lartë të regjistruar ndonjëherë në vend.
Marrë nga Monitor.al
instat pushimet e shqiptareve
Ekonomi
13 Shtator 2022, 12:44
Foto Ilustruese
TIRANË- Neni 199 i Kodit penal përcakton se “Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet d&...
Ekonomi
13 Shtator 2022, 07:34
A.B
Pune
Papunësia në vend ka rënë në nivelet më të ulëta të tre dekadave të fundit. Sipas INSTAT,  ...
Ekonomi
13 Shtator 2022, 07:33
A.B
Foto ilustruese
Ndonëse pagat janë rritur në tremujorin e dytë të vitit, çmimet janë shtrenjtuar me ritme po aq të...
Ekonomi
13 Shtator 2022, 07:32
A.B
Tiranë
Paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit e tyre kanë vijuar të rriten edhe në 6 muajt e p...
Ekonomi
13 Shtator 2022, 07:27
A.B
Foto ilustruese
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar dhe publikuar për konsultim publik projektrregulloren “Për ushtrimin e ...
Ekonomi
13 Shtator 2022, 07:09
A.B
Foto ilustruese
Me çmimet që po rriten me shpejtësi, shumë të punësuar kanë parë një rënie reale të...
Ekonomi
13 Shtator 2022, 07:07
A.B
Familje
Shqipëria duket se po shkon drejt vitit më të mirë historik të turizmit, sa i përket prurjeve të të huajve,...
Ekonomi
12 Shtator 2022, 07:10
A.B
Foto ilustruese
Fitimi i sektorit bankar, i matur sipas standardeve raportuese të Bankës së Shqipërisë, paraqitet në rën...
Ekonomi
12 Shtator 2022, 07:09
A.B
Ushqime
Nga fillimi i muajit shtator çmimet e produkteve të bulmetit janë rritur në nivele të frikshme.
Shtrenjtimin më t&...
Ekonomi
11 Shtator 2022, 07:14
A.B
Foto ilustruese
Rritja e shpejtë e normave të interesit gjatë këtij viti pritet të rrisë gradualisht kostot për pagesa b...