LIVE UPDATES
Ekonomi

Një e treta e borxhit publik është e ekspozuar ndaj rritjes së interesave në afatin e shkurtër

Huamarrësi më i madh në ekonomi është vetë qeveria shqiptare, e cila do të jetë që këtë vit e prekur nga kjo rritje e normave. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në mesin e këtij viti, një pjesë e konsiderueshme e borxhit publik, sidomos atij të jashtëm, rezultonte me interes variabël.

11 Shtator 2022, 07:14 Nga A.B
Një e treta e borxhit publik është e ekspozuar ndaj rritjes
Foto ilustruese

Rritja e shpejtë e normave të interesit gjatë këtij viti pritet të rrisë gradualisht kostot për pagesa borxhi të subjekteve huamarrëse. Rreziku më i afërt prek atë pjesë të borxhit që është marrë me një normë të ndryshueshme interesi, që zakonisht përbëhet nga indeks reference dhe një marzh fiks sipër këtij indeksi.

Huamarrësi më i madh në ekonomi është vetë qeveria shqiptare, e cila do të jetë që këtë vit e prekur nga kjo rritje e normave. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në mesin e këtij viti, një pjesë e konsiderueshme e borxhit publik, sidomos atij të jashtëm, rezultonte me interes variabël.

Borxhi i jashtëm me interesa të ndryshueshme kishte vlerë totale 2.28 miliardë euro, ose pothuajse 40% të totalit të borxhit të jashtëm publik. Borxhi me interesa të ndryshueshëm u takon kryesisht kredive të marra, ose të garantuara nga qeveria shqiptare nga subjekte të huaja. Indeksi referues ndryshon, në varësi të monedhës së huasë, por në shumicën e rasteve, treguesi është Euribori për kreditë në Euro dhe Libori për ato në Dollar Amerikan.

Për këtë tregues, rritja në muajt e parë të këtij viti është e dukshme. Për shembull, Euribori 12-mujor në mesin e muajit gusht arriti në 1.16%, nga -0.5% që ishte në fund të vitit 2021.

Ndërkohë, borxhi me interesa fikse u takon kryesisht emetimeve të Eurobondeve. Eurobondet janë obligacione afatgjata (emetimi i fundit i nëntorit 2021 kishte maturitet 1-vjeçar) dhe për to, qeveria shqiptare paguan kuponin fiks të përcaktuar në emetim, gjë që do të thotë se në afatin e shkurtër, ato nuk ndikohen nga rritja e normave të interesit.

Për sa i takon borxhit të brendshëm, instrumentet me interesa variabël kanë peshë specifike mjaft të ulët. Në fund të muajit qershor, ato kishin vlerë totale prej 10 miliardë lekësh, ose sa rreth 1.5% e totalit të borxhit të brendshëm. Borxhi i brendshëm me interesa të ndryshueshme ka një peshë të vogël, sepse prej vitesh, Ministria e Financave ka hequr dorë nga emetimi i instrumenteve me interes të ndryshueshëm. Ky komponent prek kryesisht kreditë e garantuara nga qeveria shqiptare në favor të kompanive publike, apo private.

Në portofolin me financim të brendshëm, rreziku kryesor nga rritja e normave të interesit, në fakt, vjen nga borxhi me maturim afatshkurtër. Sipas Ministrisë së Financave, vlera e borxhit të marrë nëpërmjet Bonove të Thesarit kishte vlerën e 199 miliardë lekëve.

Kjo shumë përbën afërsisht 29% të borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare. E gjitha kjo vlerë duhet rifinancuar brenda një viti kalendarik, përkatësisht çdo vit për Bonot 12-mujore, dy herë në vit për ato 6-mujore dhe katër herë në vit për ato 3-mujore. Duke qenë se normat e interesit janë në rritje të dukshme, sot çdo instrument i maturuar duhet rifinancuar me yield më të lartë. Kjo do të rrisë gradualisht shpenzimet për interesa dhe në tërësi, koston e shërbimit të borxhit të brendshëm.

Duke llogaritur së bashku borxhin e brendshëm dhe të jashtëm me interesa të ndryshueshëm, si dhe borxhin e brendshëm afatshkurtër, me maturim deri në një vit, rezulton se afërsisht një e treta e stokut të borxhit publik është e ekspozuar ndaj rritjes së normave të interesit. Një rritje me 1 pikë përqindje e interesit mesatar për këtë segment të portofolit do të përkthehej në shpenzime shtesë për interesa për rreth 4.6 miliardë lekë në vit.

Në mesin e këtij viti, Shqipëria kishte borxh publik në vlerën e 1.39 trilionë lekëve. Sipas Ministrisë së Financave, kjo shumë është e barasvlefshme me 69.1% të PBB-së së parashikuar për të gjithë vitin 2022.

Rritja e yield-eve, efekt negativ prej 6.2 miliardë lekësh për bankat

Rritja e shpejtë e yield-eve të instrumenteve financiare ka sjellë humbje të konsiderueshme për bankat tregtare në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, rezultati nga instrumentet financiare ka rezultuar negativ në vlerën e 6.2 miliardë lekëve, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kishte qenë pozitiv në vlerën e 1.1 miliardë lekëve. Rezultati nga instrumentet financiare ka prekur vlerën më negative që prej vitit 2018.

Rritja e inflacionit është reflektuar në një pritshmëri për rritje të normave të interesit dhe rritje të yield-eve në tregjet ndërkombëtare që prej tremujorit të fundit të vitit të kaluar. Për instrumentet në Lek, efektet kanë filluar të ndihen sidomos në tremujorin e dytë të vitit, pasi edhe Banka e Shqipërisë nisi rritjen e normave të interesit. Rritja e yield-eve ndikon në zhvlerësimin e instrumenteve financiare të mbajtura për shitje nga bankat tregtare. Sipas Bankës së Shqipërisë, letrat me vlerë përbëjnë afërsisht 33% të aktiveve totale të sektorit bankar shqiptar.

Mbështetur në standardet e raportimit të Bankës së Shqipërisë, fitimi neto i sektorit bankar për 6-mujorin 2022 kishte vlerën e 6.5 miliardë lekëve, në rënie me 38% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Efektin kryesor në tkurrjen e ndjeshme të fitimeve e ka dhënë pikërisht rezultati negativ nga instrumentet financiare.

Me përjashtim të instrumenteve financiare, në zërat e tjerë, performanca e sektorit bankar ka rezultuar pozitive. Të ardhurat neto nga interesat arritën vlerën e 24.7 miliardë lekëve, në rritje me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të ardhurat nga komisionet arritën në 7.2 miliardë lekë, në rritje me 17% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, shpenzimet për të provigjionuar kreditë e humbura ishin afërsisht 1.25 miliardë lekë, pothuajse në të njëjtën vlerë me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar. Raporti i kredive me probleme në fund të muajit qershor shënoi rënie të lehtë në 5.32%, nga 5.44% në muajin maj dhe 7.12% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por, nga ana tjetër, bankat rritën edhe shpenzimet e tjera të veprimtarisë me 10%. Me sa duket, efekti i inflacionit ka filluar të reflektohet në shpenzime më të larta të aktivitetit të sektorit. Në veçanti, edhe zëri i shpenzimeve për personelin u rrit me 10%, element që ndoshta tregon presione për rritjen e pagave në sektorin bankar.

Këto presione mund të jenë më domethënëse në pozicionet e ulëta, ku sektori ka nisur të përballet me problematikën e sigurimit dhe mbajtjes së fuqisë punëtore.

Në afatin e shkurtër, një cikël i rritjes së interesave ka më shumë të ngjarë të japë një efekt pozitiv në bilancet e bankave. Kjo lidhet kryesisht me faktin që rritja e interesave zakonisht reflektohet më shpejt në krahun e aktiveve, se atë të detyrimeve.

Megjithatë, të dhënat e 6-mujorit, të paktën ato që bazohen në standardet e raportimit të Bankës së Shqipërisë, tregojnë se, në fakt, zhvlerësimi i instrumenteve financiare për shkak të rritjes së normave të interesit e ka ulur disi fitimin e sektorit.MONITOR

borxhi publik

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet