Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kthimi nga kapitali aksioner, mesatarizuar me bazë vjetore, gjithashtu ka rënë në 7.06%, nga 11.71% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe kthimi nga aktivet këtë vit paraqitet në rënie, në nivelin 0.77%, nga 1.27% që kishte qenë në korrik 2021.
Fitimi i sektorit bankar, i matur sipas standardeve raportuese të Bankës së Shqipërisë, paraqitet në rënie të ndjeshme këtë vit.
Sipas bankës qendrore, për 7-mujorin e këtij viti fitimi neto i sistemit bankar kishte vlerën e 7.43 miliardë Lekëve, 34% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është fitimi më i ulët i sektorit bankar për periudhën 7-mujore, që prej vitit 2016.
Kthimi nga kapitali aksioner, mesatarizuar me bazë vjetore, gjithashtu ka rënë në 7.06%, nga 11.71% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe kthimi nga aktivet këtë vit paraqitet në rënie, në nivelin 0.77%, nga 1.27% që kishte qenë në korrik 2021.
Megjithatë, këto rezultate lidhen shumë me natyrën mjaft konservatore të standardeve të raportimit për qëllime mbikëqyrëse që ndjek Banka e Shqipërisë. Standardi ligjor dhe fiskal për bankat është raportimi me Standardet Ndërkombëtare të Raportimi Financiar (IFRS).
Treguesit sipas IFRS publikohen me frekuencë 3-mujore nëpërmjet Shoqatës së Bankave dhe diferencat në shifra për këtë vit janë shumë të mëdha. Për 6-mujorin, sipas IFRS, sektori bankar raportonte një fitim neto në vlerën e 13.2 miliardë lekëve, në rritje me 27% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Ndryshimi shumë i madh në rezultate mes dy standardeve të raportimit ka ardhur kryesisht për shkak të natyrës konservatore që standardet lokale kanë lidhur me vlerën e drejtë të tregut të instrumenteve financiare.
Këto standarde e klasifikojnë si shpenzim në pasqyrën e performancës uljen e vlerës së drejtë të instrumenteve financiare, por, nga ana tjetër, nuk e njohin si të ardhur rritjen eventuale të vlerës së tyre. Për këtë arsye, në 6-mujorin e parë, sektori bankar regjistroi rreth 6.2 miliardë lekë humbje nga zhvlerësimi i instrumenteve financiare. Ky zhvlerësim është rezultat i rritjes së shpejtë të yield-eve në tregjet financiare, që ka ndikuar negativisht vlerën e portofoleve të titujve të borxhit të bankave.
Rritja e yield-eve për momentin është faktori përcaktues që po ndikon performancën financiare të bankave. Nga ana tjetër, cilësia e portofolit të kredisë nuk ka shënuar përkeqësime të lidhura, pavarësisht inflacionit të lartë dhe ciklit të rritjes së normave të interesit. Në fund të korrikut, raporti i kredive me probleme zbriti në nivelin 5.27% dhe është pranë niveleve më të ulëta në të paktën 13 vitet e fundit.
Deri në fund të 6-mujorit, shpenzimet për provigjionimin e kredive (gjithmonë sipas standardit të Bankës së Shqipërisë) ishin pothuajse në të njëjtën vlerë me 6-mujorin e parë të vitit 2022. Kjo tregon se cilësia e portofolit të kredisë nuk duket të ketë dhënë ndonjë impakt në rritje të uljen e fitimeve të sektorit bankar. Megjithatë, rreziqet në këtë drejtim janë në rritje, duke pasur parasysh inflacionin shumë të lartë dhe rritjen graduale të normave të interesit, që do të prekë të gjithë huamarrësit që kanë kredi me norma interesi të ndryshueshme./MONITOR

Ushqime Nga fillimi i muajit shtator çmimet e produkteve të bulmetit janë rritur në nivele të frikshme. Shtrenjtimin më t&...
Foto ilustruese Rritja e shpejtë e normave të interesit gjatë këtij viti pritet të rrisë gradualisht kostot për pagesa b...
Librari Rritja e inflacionit reflektohet në një rritje të kostos së rikthimit të fëmijëve në shkolla. Tashmë, ...
Foto ilustruese Luksi i kullave që po lartësohen në kryeqytet dhe rritja e çmimit të shitjes së metrit katror në nd&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Për të justifikuar kostot, çmimet e mallrave finale do të ishin rritur më shumë, por disa fakt...
Foto Ilustruese TIRANË- Shqipëria është shteti i Europës që ka rikuperuar më shumë tregun e fluturimeve në kra...
Foto ilustruese Çmimet e larta të energjisë për bizneset po japin efektet e para në ecurinë e aktivitetit të ndër...
Foto ilustruese Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të zgjasë edhe për tre vjet të tjera përjashtimin nga ndalimi për ...
Foto ilustruese Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) përfundoi procedurën e fundit të blerjes së energjisë për dat&e...
Familjet shqiptare çdo muaj po shpenzojnë gjithnjë e më shumë nga të ardhurat e tyre, për të blerë të nj&e...