LIVE UPDATES
Ekonomi

RREGULLORJA/ Si do të ofrohen shërbimet e investimit nga bankat dhe shoqëritë komisionere?

Për herë të parë parashikohen rregulla të detajuara që duhet të zbatojë shoqëria komisionere gjatë ofrimit të shërbimit të këshillimit për investime në tituj apo administrimit të portofolit në tituj. Në veçanti, rregullorja përcakton kërkesa të detajuara për shoqëritë komisionere që ofrojnë shërbimin e nënshkrimit të instrumenteve financiare (Underwriting), në mënyrë që të veprojnë në interesin më të mirë të klientit dhe të shmangen praktikat e manipulimit apo abuzimit me tregun.

13 Shtator 2022, 07:27 Nga A.B
RREGULLORJA/ Si do të ofrohen shërbimet e investimit nga bankat dhe
Foto ilustruese

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar dhe publikuar për konsultim publik projektrregulloren “Për ushtrimin e veprimtarisë operacionale të shoqërive komisionere dhe bankave që ofrojnë shërbime investimi”, duke e përafruar me rregulloren 2017/565 të Bashkimit Evropian për tregjet e kapitalit.

Rregullorja, e hartuar me asistencën e ekspertëve të Bankës Botërore, të kuadër të projektit të financuar nga Sekretariati Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO) vendos standarde evropiane lidhur me mënyrën e organizimit dhe funksionimit të shoqërive që ofrojnë shërbime investimi në tregjet e kapitalit, duke përcaktuar në mënyrë të detajuar kërkesat për mënyrën e organizimit, funksionimit dhe ushtrimit të veprimtarisë operacionale të këtyre subjekteve, kërkesa që synojnë mbrojtjen e interesave të klientëve dhe funksionimin e drejtë e të rregullt të tregjeve të kapitalit, sipas njoftimit zyrtar të AMF-së.

Për herë të parë parashikohen rregulla të detajuara që duhet të zbatojë shoqëria komisionere gjatë ofrimit të shërbimit të këshillimit për investime në tituj apo administrimit të portofolit në tituj. Në veçanti, rregullorja përcakton kërkesa të detajuara për shoqëritë komisionere që ofrojnë shërbimin e nënshkrimit të instrumenteve financiare (Underwriting), në mënyrë që të veprojnë në interesin më të mirë të klientit dhe të shmangen praktikat e manipulimit apo abuzimit me tregun.

Dokumenti përcakton kushtet dhe rregullat e sjelljes si dhe krijon kuadrin apo regjimin, brenda të cilit duhet të veprojnë shoqëritë komisionere të licencuara/regjistruara/njohura në Republikën e Shqipërisë si dhe bankat që kryejnë shërbime investimi. Me qëllim ushtrimin e veprimtarisë së tyre lidhur me ofrimin e shërbimeve të investimit në tituj si dhe me qëllim sigurimin e vazhdimësisë së këtij aktiviteti, shoqëria komisionere duhet të ketë sisteme, burime dhe procedura të përshtatshme.

Kështu, rregullorja përcakton kërkesat që lidhen me detyrimin e shoqërive për të pasur procedura lidhur me përputhshmërinë, kategorizimin e klientëve, si edhe administrimin e rrezikut. Gjithashtu, parashikohen modalitetet për parandalimin e konfliktit të interesit, duke vendosur kërkesa lidhur me transaksionet personale që kryhen nga punonjësit e shoqërisë.

Rregullorja jep informacion të detajuar për shoqëritë komisionere mbi çfarë duhet të përmbajnë procedurat dhe politikat për të gjithë spektrin e shërbimeve të investimit që ato ofrojnë, duke sjellë kështu harmonizimin, unifikimin dhe standardizimin e proceseve dhe procedurave që duhet të zbatojnë shoqëritë gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, në funksion të mbrojtjes së investitorit.

Një aspekt shumë i rëndësishëm është përcaktimi në rregullore i detyrimit të shoqërisë për t’i dhënë klientit ekzistues apo klientit të mundshëm një informacion të drejtë, të qartë dhe jo keqinformues. Në dokument përcaktohen llojet e informacionit, përfshirë informacionin mbi kostot dhe tarifat, që i jepet klientit si dhe mënyrat e komunikimit të këtij informacioni, në funksion të rritjes së transparencës si dhe mbrojtjes së tij./MONITOR

investime

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë