13 Shtator 2022, 07:33
Nga A.B
Foto ilustruese
Ndonëse pagat janë rritur në tremujorin e dytë të vitit, çmimet janë shtrenjtuar me ritme po aq të shpejta, duke bërë që të ardhurat reale të kenë mbetur në vend, në mos të jenë zhvlerësuar.
INSTAT bëri të ditur se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë 2022, është 60.666 lekë, duke u rritur me 7,0 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Në të njëjtën periudhë inflacioni mesatar ishte 6.8%, sipas INSTAT (6.2% në prill, 6.7% në maj dhe 7.4% në qershor), çka bën që rritja reale e pagave të ketë qenë pothuajse zero në të njëjtën periudhë.
Duke pasur parasysh se financat ndërmorën një aksion të gjerë për të luftuar informalitetin në paga në atë periudhë, pas daljes së listës së borderosë për rreth 600 mijë të punësuar, një pjesë e rritjes mund të reflektojë dhe formalizimin.
Në korrik dhe gusht, rritja e çmimeve u përshpejtua, me inflacionin që ishte përkatësisht 7.5 dhe 8%.
Bankierët paguhen më shumë
Sipas INSTAT, Gjatë tremujorit të dytë 2022, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e Aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 2,16 herë më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup-aktivitetin e Bujqësi, pyje dhe peshkim2 është 34,0 % më e ulët.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të dytë 2022 paga mesatare bruto për aktivitetin e Ndërtimit, ka rritjen më të madhe prej 13,4 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti i Administratës publike dhe mbrojtjës; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale prej 0,1 %.
Gjatë tremujorit të dytë 2022, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e
Manaxherëve, Ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë është 68,4 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e Punëtorëve (Profesione elementare) është 36,3 % më e ulët.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të dytë 2022, paga mesatare mujore bruto për grup-profesionin e Punonjës të montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve ka rritjen më të madhe prej 14,8 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-profesioni i Forcave të Armatosura prej 0,2 %./MONITOR
instat
Ekonomi
13 Shtator 2022, 07:32
A.B
Tiranë
Paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit e tyre kanë vijuar të rriten edhe në 6 muajt e p...
Ekonomi
13 Shtator 2022, 07:27
A.B
Foto ilustruese
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar dhe publikuar për konsultim publik projektrregulloren “Për ushtrimin e ...
Ekonomi
13 Shtator 2022, 07:09
A.B
Foto ilustruese
Me çmimet që po rriten me shpejtësi, shumë të punësuar kanë parë një rënie reale të...
Ekonomi
13 Shtator 2022, 07:07
A.B
Familje
Shqipëria duket se po shkon drejt vitit më të mirë historik të turizmit, sa i përket prurjeve të të huajve,...
Ekonomi
12 Shtator 2022, 07:10
A.B
Foto ilustruese
Fitimi i sektorit bankar, i matur sipas standardeve raportuese të Bankës së Shqipërisë, paraqitet në rën...
Ekonomi
12 Shtator 2022, 07:09
A.B
Ushqime
Nga fillimi i muajit shtator çmimet e produkteve të bulmetit janë rritur në nivele të frikshme.
Shtrenjtimin më t&...
Ekonomi
11 Shtator 2022, 07:14
A.B
Foto ilustruese
Rritja e shpejtë e normave të interesit gjatë këtij viti pritet të rrisë gradualisht kostot për pagesa b...
Ekonomi
11 Shtator 2022, 07:12
A.B
Librari
Rritja e inflacionit reflektohet në një rritje të kostos së rikthimit të fëmijëve në shkolla. Tashmë, ...
Ekonomi
11 Shtator 2022, 07:11
A.B
Foto ilustruese
Luksi i kullave që po lartësohen në kryeqytet dhe rritja e çmimit të shitjes së metrit katror në nd&eu...
Ekonomi
10 Shtator 2022, 07:19
d.a.
Foto ilustruese
TIRANË- Për të justifikuar kostot, çmimet e mallrave finale do të ishin rritur më shumë, por disa fakt...