26 Prill 2023, 07:15
Nga DOSJA
Foto Ilustruese
TIRANË- Teksa punimet për Unazën e Tiranës vijojnë në disa lote të saj në bazë të procedurave të prokuruar më herët duket se një tjetër tender është hapur për plotësim, rakordim e vazhdim punimesh mbi tenderin ekzistues. Bëhet fjalë për kontratën me objekt “Plotësimi, Rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja Loti 3” që Autoriteti Rrugor Shqiptar çeli këtë të martë.
Në total fondi limit për këtë procedurë është 468 milionë lekë apo më shumë se 4 milionë euro. Në dokumentet që shoqërojnë procedurën argumentohet se në thelb është inspektimi i veprave që përfshin ky aks si muret mbajtëse apo ura dhe analizimi i gjendjes gjeologjike të tokës mbi të cilën kalon ky aks. Në bazë të punimeve të deritanishme duket se procedura e radhës do të jetë riverifikimi i parametrave të shtesave gjeologjike pasi nga studimi i kryer ky lot kalon në shtesa të ndryshme nga njëra tjetra.
“Ky Relacion Teknik, është hartuar për të kontrolluar aftësinë dhe qëndrueshmërinë e themeleve të strukturave, të dimensionuara dhe projektuara në zbatim të kontratës me titull “Rehabilitim i segment it rrugor, mbikalimi i “Pallatit me Shigjeta” – rrethrrotullimi “Shqiponja”, Loti 3”:, lidhur ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe “BOE “Victoria Invest International” & VICTORIA INVEST” sh.p.k.
Projekti në fjalë shtrihet nga rreth rrotullimi “Shqiponja” dhe deri tek mbikalimi i “Pallatit me Shigjeta”. Ndërsa LOT 3, subjekt i këtij dokumenti, shtrihet përkatësisht nga nënkalimi i Astirit dhe deri tek mbikalimi i “Pallatit me Shigjeta. Pjesë e Projektit janë edhe strukturat ku mbështeten nënkalimet apo mbikalimet si edhe muret mbajtëse që shërbejnë për mbështetjen dhe lidhjen e niveletave me kuota të ndryshme. Në vijim jepen disa planimetri, për vendndodhjen e strukturave në LOT 3.
Sipas eksperiencave më të mira inxhinierike, dhe nevojës për të rikonfirmuar vlerat e përftuara nga studimi Gjeologo-Inxhinierik të parametrave fiziko-mekanike të dherave, përpara çdo punimi të mëtejshëm gjeoteknik, rekomandojmë që të ri-verifikohen saktë parametrat e shtresave gjeologjike ekzistuese përkundrejt parametrave të shtresave të marra në projekt” thuhet në relacionin teknik që shoqëron procedurën.
Ky i fundit shoqërohet edhe me listën e shënimeve teknike për çdo pjesë të rrugës si dhe një preventiv të zëvendësimit të materialeve për një rezultat më të mirë si dhe për durueshmëri të gjatë.
Në Tiranë aktualisht është duke u punuar me disa kantiere për Unazën e Madhe. Tenderimet e fundit lidhur me disa prej loteve kryesore u bënë gjatë vitit 2021. Të paktën për 6 procedurat e shpallura në këtë vit vlera me të cilën u mbyllen këto tenderë ishte rreth 100 milionë euro.
Marrë nga Monitor.al
unaza e tiranes
Ekonomi
26 Prill 2023, 07:14
Foto Ilustruese
TIRANË- Borxhi publik në terma neto shënoi rënie për të dytin tremujorin radhazi në janar-mars 2023, e c...
Ekonomi
26 Prill 2023, 07:13
Durrës
DURRËS- Kompania publike Albanian Seaport Development, ortake në projektin 2 miliardë euro të Durrës Yachts & Mari...
Ekonomi
26 Prill 2023, 07:11
Foto Ilustruese
TIRANË- Pas një rritjeje të fortë gjatë dy viteve të fundit, kërkesat për azil nga shtetasit shqipt...
Ekonomi
26 Prill 2023, 07:10
Foto Ilustruese
TIRANË- Rënia e euros në kursin e këmbimit me lekun u thellua edhe shumë ditën e martë. Sipas kursit zyr...
Ekonomi
26 Prill 2023, 07:06
Foto Ilustruese
TIRANË- Në zyrat e shërbimit postar tashmë prej ditës së sotme ka nisur zbatimi i rregullave të reja p&e...
Ekonomi
25 Prill 2023, 20:21
k.m.
Shqipëria është vendi i dytë, pas Malit të zi, me rritjen më të shpejtë ekonomike gjatë vitit 2022, sipas një...
Ekonomi
25 Prill 2023, 16:25
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria ka një hendek të madh midis të punësuarve që paguajnë kontributet dhe pensionist&...
Ekonomi
25 Prill 2023, 07:26
Foto Ilustruese
TIRANË- Lirimi i brezit të frekuencave 700 MHz nga transmetimet audiovizive për t’iu kaluar operatorëve të k...
Ekonomi
25 Prill 2023, 07:20
Foto Ilustruese
TIRANË- Rritjet e njëpasnjëshme të pagave që po aplikon qeveria shqiptare mund të nxisin presione të rej...
Ekonomi
25 Prill 2023, 07:17
Të dhënat
TIRANË- Euro e ka nisur këtë javë me rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me lekun, duk...