LIVE UPDATES
Ekonomi

Stoku i borxhit ra për të dytin 3-mujor në janar - mars 2023, arriti në 63.2% të PBB-së

Gjithsesi, Shqipëria bashkë me Malin e Zi kanë nivelet më të larta të borxhit publik në rajon, teksa FMN dhe Banka Botërore këshillojnë se ka ende hapësira për ulen e mëtejshme. Në tremujorin e parë 2023 si borxhi i jashtëm dhe ai i brendshëm pësuan uljen në raport me PBB-në

26 Prill 2023, 07:14 Nga DOSJA
Stoku i borxhit ra për të dytin 3-mujor në janar - mars 2023,
Foto Ilustruese

TIRANË- Borxhi publik në terma neto shënoi rënie për të dytin tremujorin radhazi në janar-mars 2023, e cila u reflektua edhe në përqindje të PBB. Sipas të  dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, borxhi publik shënoi 63.2% e PBB-së, me një ulje 1.3 pikë përqindje në krahasim me fundin e vitit 2022.

Zhvillimet pozitive lidhen me faktin se, ky është tremujori i dytë në të cilin stoku i borxhit në vlerë shënoi rënie. Në fund të marsit 2023, stoku i borxhit në vlerë shënoi 1,276,793 milionë lekë, me një rënie 1,6 miliardë lekë ose 0,2 % në krahasim me fundin e vitit 2022. Rënia e borxhit publik po favorizohet nga rritja e arkëtimeve buxhetore në njërën anë dhe mbajtja nën kontroll e shpenzimeve buxhetore në krahun tjetër,

Gjithsesi, Shqipëria bashkë me Malin e Zi kanë nivelet më të larta të borxhit publik në rajon, teksa FMN dhe Banka Botërore këshillojnë se ka ende hapësira për ulen e mëtejshme. Në tremujorin e parë 2023 si borxhi i jashtëm dhe ai i brendshëm pësuan uljen në raport me PBB-në

Sipas Buxhetit 2023, treguesit kryesorë fiskalë paraqiten si më poshtë. Deficiti buxhetor përllogaritet në rreth 55.5 mld lekë, në konsolidim nga viti 2022 kur përllogaritej në 83.9 mld lekë, kryesisht si rezultat i rritjes së të ardhurave. Huamarrja e brendshme pritet të financojë rreth 45% të deficitit (25 mld lekë). Eurobondi (komponent i huasë afatgjatë në financimin e huaj) pritet të emetohet me një vlerë indikative prej 59.3 mld lekë (500 mln Euro).

Totali i emetimeve pritet të jetë rreth 380.5 mld lekë gjatë vitit 2023. Instrumenti me emetime më të shpeshta dhe me shumë më të lartë pritet të jetë bono e thesarit 12-mujore. Tremujori me emetime më të larta pritet të jetë T1-2023. Financimi nga burime të jashtme pritet të realizohet kryesisht nëpërmjet emetimit të Eurobondit, ndjekur nga financime të tjera si mbështetje buxhetore dhe financimi i projekteve zhvillimore nga institucionet Financiare Ndërkombëtare.

Eurobondi pritet të mundësohet në një madhësi benchmark, pa përjashtuar mundësinë e emetimit me vlerë më të lartë sipas kushteve të tregut. Emetimi i ri është planifikuar të shoqërohet me një transaksion të riblerjes së një pjese të Eurobondit që maturohet në vitin 2025, duke ulur kështu rrezikun e rifinancimit të atij viti.

Në periudhën në vijim  mundësitë për uljen e borxhit publik do të limitohen për shkak se bumi i të ardhurave në buxhet po maturohet nga stabiliteti i çmimeve dhe nga ana tjetër qeveria ka në plan të aplikojë një rritje agresive të pagave, i cili do të financohet nëpërmjet deficitit buxhetor.

Marrë nga Monitor

borxhi publik

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet