LIVE UPDATES
Ekonomi

Bien kërkesat për azil nga shqiptarët në BE në dy muajt e parë të vitit, Franca mbetet vendi më i preferuar

Gjermania renditet e dyta, me 23% të totalit, megjithatë një pjesë e madhe e shtetasve shkojnë drejt ekonomisë më të madhe të Europës me viza pune, duke mos u regjistruar si azilantë. Italia, që ishte një nga pritësit më të mëdhenj të emigrantëve në vitet e para të tranzicionit, së bashku me Greqinë, vijon të jetë i preferuar, me 20% të totalit.

26 Prill 2023, 07:11 Nga DOSJA
Bien kërkesat për azil nga shqiptarët në BE në dy muajt
Foto Ilustruese

TIRANË- Pas një rritjeje të fortë gjatë dy viteve të fundit, kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë kanë shfaqur shenja ngadalësimi gjatë dy muajve të parë të vitit. Të dhënat e publikuara nga Eurostat bëjnë të ditur se në janar-shkurt u shënuan gjithsej 1,675 kërkesa për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, me një rënie prej 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Franca vijon të jetë shteti më i preferuar për azilantët shqiptarë, me 42% të totalit të aplikimeve për janar-shkurt. Praktikat më të forta sociale të këtij shteti vijojnë që të tërheqin shtetas shqiptarë, që shpresojnë për një jetë më të mirë në këtë vend.

Gjermania renditet e dyta, me 23% të totalit, megjithatë një pjesë e madhe e shtetasve shkojnë drejt ekonomisë më të madhe të Europës me viza pune, duke mos u regjistruar si azilantë. Italia, që ishte një nga pritësit më të mëdhenj të emigrantëve në vitet e para të tranzicionit, së bashku me Greqinë, vijon të jetë i preferuar, me 20% të totalit.

Gjeografia e aplikantëve shkon deri në Holandë, Suedi, Zvicër, Spanjë, ndonëse në shifra të ulëta (shiko grafikun: Aplikimet për azil të shtetasve shqiptarë në vendet e BE-së, janar-shkurt 2023).

Për vitin 2022, Sipas të dhënave të Eurostat, (që nga viti 2020 i raporton të dhënat për 27 vendet e Bashkimit Europian pa Mbretërinë e Bashkuar), në total kishte 13.2 mijë aplikime për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, niveli më i lartë që nga 2020-a. Në krahasim me një vit më parë, aplikimet për azil u rritën me 16%.

Ndërsa të dhënat e tjera, të publikuara nga Zyra e Statistikave të Emigracionit, Mbretëria e Bashkuar dhe të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se numri i aplikimeve për azil gjithsej nga shtetasit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar ishte 15,925, duke shënuar një nivel rekord për këtë vend. Së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, numri total i aplikimeve në Europë arriti në 30 mijë, niveli më i lartë që nga 2006-a.

81,000 kërkesa për azil të paraqitura në vendet e BE-së në shkurt 2023, zbulon EUAA

Rreth 81 mijë kërkesa për azil janë regjistruar në vendet e Bashkimit Europian në shkurt të këtij viti, sipas shifrave të siguruara nga Agjencia e BE-së për Azil (EU Agency for Asylum, EUAA), shkruan Schengen Visa Info.

Kjo tregon se një e treta e rritjes është regjistruar në shkurt 2023, krahasuar me shifrat e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, por ende nën statistikat e muajit paraprak, gjatë së cilës periudhë janë regjistruar 92,000 kërkesa për azil në vendet e BE-së.

Sipas të dhënave të EUAA-së, një rritje në numrin e kërkesave për azil është vërejtur nga qytetarët e Turqisë, Kolumbisë, Venezuelës dhe Rusisë. Raporti theksoi se, në muajin e dytë të këtij viti, venezuelianët dhe kolumbianët kanë paraqitur dy herë më shumë aplikime, duke shënuar rritjen më të ndjeshme, që nga viti 2014.

I njëjti burim tregon se, në shkurt 2023, qytetarët e vendeve të mëposhtme kanë paraqitur numrin më të madh të kërkesave për azil në vendet Europiane:

Numri i kërkesave të paraqitura për mbrojtje ndërkombëtare, në vendet e BE-së, nga qytetarët e Rusisë, gjithashtu pa një rritje të mprehtë, që nga viti i kaluar pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Në të njëjtën kohë, më shumë se katër milionë ukrainas, po përfitojnë nga skema e mbrojtjes së përkohshme.

Të dhënat e ofruara nga agjencia zbuluan gjithashtu se, gjithsej 650,000 kërkesa ishin në pritje të një vendimi në shkallë të parë në fund të shkurtit 2023, duke shënuar një rritje prej 43% krahasuar me vitin e kaluar.

Në të njëjtën kohë, në shkurt, rastet e pazgjidhura për shtetasit e Turqisë (42.000) dhe Rusisë (17.000), ishin dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar.

Shkalla e njohjes në vendet e BE-së në shkurt ishte 41%, sipas EUAA, ndërsa vendet e BE-së u dhanë më shumë statusin e refugjatit qytetarëve nga Afganistani, ndërsa u dhanë më shumë subvencione ndihme sirianëve.

Normat e njohjes për shtetasit e vendeve të tjera mbetën të qëndrueshme, duke marrë gjithashtu parasysh ato për sirianët (95%), iranianët (45%), Pakistanezët (8%) si dhe Bangladeshin (4%). Por, raporti zbuloi se shkalla e njohjes për qytetarët e Turqisë, shënoi një rënie të dukshme, nga 50% në fund të vitit 2021, në 29% në shkurt të këtij viti.

Marrë nga Monitor.al

azilantet shqiptare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet