LIVE UPDATES
Ekonomi

Parashikimi: Rritja e pagave nga qeveria do të shtojë presionet inflacioniste

Analiza vlerëson se Shqipëria ka arritur të dalë relativisht e padëmtuar nga vala dramatike e rritjes së çmimeve që ka përfshirë Evropën në dy vitet e fundit. Megjithatë, edhe pse inflacioni u ngadalësua për të pestin muaj radhazi në mars (në 5.3% vjetor, nga 7.1% vjetor në shkurt), Raiffeisen research gjykon se kjo ende nuk është një rënie e mjaftueshme për të ndaluar rritjet e mëtejshme të normës bazë të interesit.

25 Prill 2023, 07:20 Nga DOSJA
Parashikimi: Rritja e pagave nga qeveria do të shtojë presionet
Foto Ilustruese

TIRANË- Rritjet e njëpasnjëshme të pagave që po aplikon qeveria shqiptare mund të nxisin presione të reja inflacioniste në ekonomi dhe të ulin efektivitetin e lëvizjeve të politikës monetare. Në analizën e fundit për ekonominë shqiptare, Raiffeisen Research, njësia e kërkimeve e grupit bankar Raiffeisen, parashikon që inflacioni në Shqipëri do të vazhdojë të jetë sipër objektivit të bankës qendrore edhe për vitin 2023 dhe kjo pritshmëri kushtëzohet edhe nga rritjet e pagave.

“Ne parashikojmë që inflacioni dhe inflacioni bazë të qëndrojnë mbi objektivin gjatë vitit 2023. Këto pritshmëri mbështeten nga rritjet e vazhdueshme të pagës minimale dhe rritjet dyshifrore të pagave. Qeveria vendosi që një rritje e pagës minimale do të zbatohet duke filluar nga prilli 2023, ndërsa lajmet e fundit tregojnë se një tjetër rritje e pagës minimale duhet të pritet vitin e ardhshëm. Këto rritje mund të pengojnë efektivitetin e politikës monetare në zbutjen e inflacionit. Rritja e pagave do të nisë në prill për punonjësit e shëndetësisë, arsimit dhe sigurisë, ku përfshihen policia e shtetit, punonjësit e burgjeve dhe zjarrfikësit. Pjesa tjetër e sektorit publik do të ketë rritje pagash pas miratimit të ligjit nga parlamenti. Në përgjithësi, përmes rritjes së pagës minimale, reformës së pagave dhe rritjes së mundshme të pagave nga sektori privat, qeveria pret që paga mesatare të arrijë në 900 euro deri në vitin 2024 dhe një rritje e tillë do të nënkuptonte një rritje të paprecedentë prej përafërsisht 50% nga nivelet aktuale prej rreth 580 euro në tremujorinm IV 2022,” thuhet në analizën e Raiffeisen Research.

Analiza vlerëson se Shqipëria ka arritur të dalë relativisht e padëmtuar nga vala dramatike e rritjes së çmimeve që ka përfshirë Evropën në dy vitet e fundit. Megjithatë, edhe pse inflacioni u ngadalësua për të pestin muaj radhazi në mars (në 5.3% vjetor, nga 7.1% vjetor në shkurt), Raiffeisen research gjykon se kjo ende nuk është një rënie e mjaftueshme për të ndaluar rritjet e mëtejshme të normës bazë të interesit.

Ngadalësimi erdhi kryesisht nga çmimi i grupit të transportit, i cili u ul me 7.5% në terma vjetorë dhe kontribuoi me -0.5 pikë përqindje në muajin mars, për shkak të lehtësimit të mëtejshëm të çmimeve të karburanteve. Inflacioni i transportit reflektoi një efekt të fortë bazë, pasi konflikti gjeopolitik dhe kriza e energjisë shkaktuan një rritje të konsiderueshme të çmimeve të karburanteve në Shqipëri gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, çmimet e ushqimeve vazhduan të zgjerohen me rritje dyshifrore dhe u rritën me 11% në terma vjetorë (në rënie nga 13.5% në terma vjetorë në shkurt) dhe kontribuan me 3.9 pikë përqindjeje. Çmimet e banesave, ujit dhe energjisë elektrike dhe çmimet e mobilimit kanë kontribuar pozitivisht gjithashtu me përafërsisht. 0,5 pikë përqindje secila.

Në mbledhjen e politikës monetare të mbajtur në muajin mars, Banka e Shqipërisë rifilloi ciklin shtrëngues, me një rritje prej 25 pikësh bazë dhe tani norma bazë qëndron në 3%. Në deklaratën e BSH-së theksohet se presionet e brendshme inflacioniste mbeten të larta, të lidhura me rritjen e shpejtë të pagave dhe kostove të prodhimit, kërkesën e lartë për mallra dhe shërbime dhe rritjen e pritjeve inflacioniste.

Sipas mendimit të Raiffeisen Research, inflacioni i lartë bazë, rritja e mundshme e pagave dhe rritja e shpenzimeve përpara zgjedhjeve bashkiake të këtij viti do të rrisin më tej presionet inflacioniste dhe do ta detyrojnë bankën qendrore të vijojë kursin e shtrëngimit monetar.

“Sjellja e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë historikisht ka anuar drejt një qëndrimi të shtrënguar. Kjo është justifikuar me norma shumë të larta inflacioni pas rënies së komunizmit, të cilat shkaktuan një zhvlerësim të fortë të lekut dhe rrjedhimisht të kursimeve të popullsisë. Megjithatë, pas krizës financiare greke, ekonomia u zhvendos në një shpejtësi më të ulët me inflacion të vazhdueshëm nën objektivin prej 3% të vendosur nga banka qendrore. Së fundmi, BSH ka kaluar në një qasje më akomoduese dhe ka pasur një pamje më të relaksuar në krahasim me vendet e tjera. Norma bazë nuk ka arritur ende nivelin neutral, megjithëse inflacioni bazë është më shumë se dyfishi i objektivit të tij. Ky qëndrim do të testohet më tej në dy vitet e ardhshme kur rritja e mprehtë e pagave do t’i shtojë “benzinë” “zjarrit” të inflacionit të brendshëm, i cili mbetet rezistent. Ne besojmë se Banka Qendrore do të angazhohet për rritje të mëtejshme të normës bazë në periudhat në vijim, por në funksion të një qëndrimi më të relaksuar të BSH-së, parashikimet tona tregojnë tashmë se norma bazë do të arrijë nivelet deri në 3.75% në fund të 2023 kundrejt 4.25% e supozuar më parë,” thuhet në analizë.

Marrë nga Monitor.al

banka raiffeisen

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet