LIVE UPDATES
Ekonomi

Lirimi i brezit 700 MHz për teknologjinë 5G dështoi në 2022

Mbështetur në dokumentin e Planit të veprimit për adoptimin e teknologjisë 5G në Shqipëri, përgatitur nga AKEP në bashkëpunim me kompaninë e konsulencës Jones Group International, brezi 700 MHz do të përdoret për zhvillimin e tenkologjisë 5G të komunikimeve celulare. Por, lirimi i këtij procesi po rezulton një process i vështirë, përtej afateve dhe parashikimeve të vendosura. Brezi 700MHz aktualisht është ende në përdorim nga operatorët e transmetimeve audiovizive.

25 Prill 2023, 07:26 Nga DOSJA
Lirimi i brezit 700 MHz për teknologjinë 5G dështoi në 2022
Foto Ilustruese

TIRANË- Lirimi i brezit të frekuencave 700 MHz nga transmetimet audiovizive për t’iu kaluar operatorëve të komunikimeve elektronike ende nuk është kryer, megjithëse ka kaluar pothuajse një vit nga afati i fundit i vendosur për këtë qëllim. Në vitin 2021, Këshilli i Ministrave pati miratuar Planin e Ri Kombëtar të Frekuencave, që sanksionon përfundimisht zgjerimin e spektrit që do të përdoret për internetin me brez të gjerë nga rrjetet e lëvizshme. Sipas Planit të ri, brezi 700 MHz (694-790 MHz), duhet të kalonte përfundimisht nën administrimin e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) duke filluar nga 30 qershori 2022.

Mbështetur në dokumentin e Planit të veprimit për adoptimin e teknologjisë 5G në Shqipëri, përgatitur nga AKEP në bashkëpunim me kompaninë e konsulencës Jones Group International, brezi 700 MHz do të përdoret për zhvillimin e tenkologjisë 5G të komunikimeve celulare. Por, lirimi i këtij procesi po rezulton një process i vështirë, përtej afateve dhe parashikimeve të vendosura. Brezi 700MHz aktualisht është ende në përdorim nga operatorët e transmetimeve audiovizive.

Në raportin vjetor për Kuvendin të vitit 2022, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), pranon se vitin e kaluar nuk janë bërë përparime të tëndësishem në këtë proces, duke nënvizuar se e lirimi i brezit 700 MHz (DD2) është një proces kompleks, i cili përfshin disa vendimmarrje në kuadrin ligjor, financiar, teknik i cili ngarkon me përgjegjësi jo vetëm AMA-n por një sërë aktorësh (të tillë si Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Finacave dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë, Autoriteti i Konkurrencës, AKEP, operatorët audioviziv kombëtar publik dhe privatë, etj), të cilët të gjithë së bashku duhet të kenë vullnetin e mirë për të nxitur dhe përshpejtuar arritjen e objektivit.

Për këtë qëllim, me urdhrin nr. 113, datë 20.07.2022 të Kryeministrit, është ngritur grupi ndërinstitucional i punës për lirimin e brezit digjital divident dy (DD2), i cili do të jetë përgjegjës për koordinimin e veprimtarive lidhur me lirimin e këtij brezi, si dhe për propozimin e të gjitha vendimmarrjeve të nevojshme tek organet kompetente për realizimin e tij. Megjithatë, sipas AMA, ngritja e këtij grupi pune nuk ka dhënë ndonjë rezultat konkret vitin e kaluar dhe punimet e këtij grupi priten të zhvillohen gjatë vitit 2023. Shtrirja e komunikimeve celulare në brezin 700MHz pritet të jetë hallka më e rëndësishme drejt adoptimit të teknologjisë 5G, në kuptimin e administrimit të spektrit, sepse teknikisht, ky brez ofron mbulimin me rrjet të zonave më të gjera).

Bazuar në Vendimin e Parlamentit Europian të datës 17 maj 2017, vendet anëtare të BE duhet të lejojnë përdorimin e këtij brezi për ofrimin e shërbimeve broadband të komunikimeve elektronik broadband të lëvizshme. Ato mund të vonojnë lejimin e përdorimit të brezit të frekuencave 700MHz deri në dy vjet në bazë të arsyeve të justifikuara. Si vend kandidat për anëtarësim, Shqipëria është në shkelje të të gjitha afateve për kalimin e këtij brezi në përdorim të operatorëve të komunikimeve elektronike.

Gjenerata 5G është kufiri i ri teknologjik i komunikimeve të lëvizshme, që pritet të sjellë shpejtësi interneti shumë të larta se ato që ekzistuese. Vlerësohet se rrjetet 5G mund të ofrojnë shpejtësi maksimale interneti që tejkalojnë kufirin e 10 Gbps ose 10 herë më të larta krahasuar me versionet më të avancuara të teknologjisë 4G.

Mbulimi optimal me rrjetet e lëvizshme të internetit me brez të gjerë për Shqipërinë është i rëndësishëm, edhe për shkak se vendi ynë është ndër më të prapambeturit në Europë në mbulimin me rrjete fikse. Edhe për këtë arsye, interneti nga rrjetet e lëvzishme është një alternativë e dosmosdoshme për banorët e zonave periferike dhe rurale, tashmë që një pjesë e madhe e shërbimeve të ofruara nga sektori publik dhe ai privat po zhendosen gjithnjë e më shumë online.

Marrë nga Monitor.al

autoriteti i mediave audiovizive

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj