LIVE UPDATES
Ekonomi

Njerëzit më të pasur në botë humbën gjithsej 10 trilion dollarë në vitin 2022

Raporti zbuloi se vetëm 4 në 10 UHNWI, të klasifikuar si ata njerëz me një vlerë neto prej të paktën 30 milionë dollarë, përfshirë banesën e tyre kryesore, kishin rritur pasurinë e tyre vitin e kaluar. “

1 Mars 2023, 16:00 Nga k.m.
Njerëzit më të pasur në botë humbën gjithsej 10
Foto ilustruese

Goditja e trefishtë e energjisë, ekonomisë dhe çështjeve gjeopolitike, shkaktuan rënien më të madhe vjetore të individëve super të pasur që nga viti 2010. Sipas raportit të pasurisë së Knight Frank të publikuar ditën e mërkurë, 218,000 njerëzit e klasifikuar si “individë me vlerë neto ultra të lartë” (ultra-high net worth individuals, UHNWIs), panë se pasuria e tyre e kombinuar ra me 10%, nga 101.5 trilion dollarë në 2021, në 91.4 trilionë dollarë në vitin 2022. Është rënia më e madhe vjetore e pasurisë së super të pasurve, që kur studimi vjetor u publikua për herë të parë në 2010.

Liam Bailey, kreu i kërkimit të Knight Frank dhe kryeredaktori i raportit të pasurisë, tha se pas shume vite fitimesh të mëdha, shumë të pasurit kishin pësuar një “shok historik”.

“Kriza e Ukrainës nxiti krizën Europiane të energjisë dhe rriti inflacionin,” tha ai.

“Si rezultat, viti 2022 pa një nga ndryshimet më të theksuara të normave botërore të interesit në histori, duke çuar në kushte ekonomike, që fjalori anglisht Collins i quajti mjeshtërisht “permakriza” (permacrisis).

Raporti zbuloi se vetëm 4 në 10 UHNWI, të klasifikuar si ata njerëz me një vlerë neto prej të paktën 30 milionë dollarë, përfshirë banesën e tyre kryesore, kishin rritur pasurinë e tyre vitin e kaluar. “Tendenca e përgjithshme ishte negative,” tha studimi, me rënie në vlerën e pronave rezidenciale, investime në prona tregtare, të ardhura fikse dhe “investime të pasionit”, si arti ose verërat e rralla dhe uiski.

“Rënia e pasurisë nuk është e papritur, duke pasur parasysh strumbullarin dramatik në politikën monetare, që kulmoi me performancën më të keqe për portofolin tradicional të kombinuar, që nga vitet 1930”, tha Bailey.

Europianët pësuan rënien më të madhe të vlerës neto, me një rënie mesatare prej 17%, të ndjekur nga Oqeania me 11% dhe Amerika me rënie 10%. Afrika dhe Azia shënuan rënie më të vogla prej 5% dhe 7% respektivisht.

Pavarësisht rënies së pasurisë së tyre, të pasurit ende kanë shpenzuar miliona në shtëpi të reja luksoze. Vitin e kaluar, në Londër dhe Nju Jork, 43 shtëpi ndryshuan pronësi, me vlera mbi 25 milionë dollarë secila. Kjo përfaqëson një rritje prej 26% të shitjeve mbi pragun “ultra-prime” në Londër, por një rënie prej 35% në Nju Jork. Los Angeles ishte në vendin e tretë me 39 shitje, i ndjekur nga Hong Kongu (28) dhe Miami (23).

“Pavarësisht rritjes së erërave të kundërta ekonomike dhe rritjes së pasigurisë, të pasurit e botës kanë investuar në prona luksoze, me Londrën dhe Nju Jorkun, qytetet më të shquara në kërkesë për shitje ultra-primare”, tha Bailey. Ndërsa këtë vit ka të ngjarë të ndodhë një ngadalësim i shitjeve të nivelit të lartë, rihapja e Kinës dhe oreksi i vazhdueshëm për blerje të drejtuara nga stili i jetesës, do të mbështesin aktivitetin./Monitor

te pasurit ne bote

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit