28 Shkurt 2023, 07:37
Nga DOSJA
Foto Ilustruese
TIRANË- Kreditimi i ekonomisë e ka nisur me rënie edhe vitin 2023. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re e disbursuar nga sektori bankar për muajin janar kishte vlerën e 16.5 miliardë lekëve, në rënie me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ekspertët mendojnë se frenimi i kreditimit është rezultat i rritjes së normave të interesit në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Rritja e interesave pasqyroi transmetimin e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë dhe në veçanti rritjen e shpejtë të yield-eve të letrave me vlerë të qeverisë shqiptare.
Rritja e interesave ndikoi njëkohësisht kërkesën dhe ofertën për kredi. Pas shumë vitesh me norma interesi të ulëta, pranë niveleve minimale historike, rritja e shpejtë e tyre vitin e kaluar solli frenim në kërkesën për kredi, siç dëshmohet edhe nga vrojtimet e aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë. Rritja e normave të interesit, gërshetuar edhe me përkeqësimin e pritshmë të treguesve makroekonomikë, janë faktorë që e ndikojnë negativisht aftësinë paguese, ndaj edhe bankat kanë aplikuar shtrëngime të ndjeshme në standardet e huadhënies.
Shkalla e konsiderueshme e rënies për janarin u ndikua ndjeshëm nga segmenti i kompanive publike, që këtë muaj shfaqi volume ndjeshëm më të ulëta krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Kredia në këtë segment është e luhatshme dhe në periudha të veçanta ndikohet nga nevojat e huasë për importe të energjisë, siç ndodhi në muajt e fundit të vitit 2021 dhe në fillim të vitit 2022.
Por, megjithë efektet kalimtare të këtij segmenti, janari ishte muaji i pestë radhazi që kreditimi i ekonomisë pësoi rënie. Edhe kredia për kompanitë private pësoi përsëri rënie, ndërkohë që kredia për individët iu rikthye një rritjeje të lehtë, sidomos në monedhën euro, ku rritja e normave të interesit po shfaqen disi më të ngadalta. Kredia në monedhën vendase, ndërkohë, ka një tendencë të dukshme rënëse në të gjitha segmented e tregut, duke dëshmuar se tregu është shfaqur mjaft i ndjeshëm ndaj rritjes së shpejtë të normave të interesit.
Rënia e volumeve të kredisë së re ka shkaktuar edhe tkurrje të portofolit të kredisë për ekonominë, për të tretin muaj radhazi. Ritja me bazë vjetore e portofolit të kredisë tashmë ka zbritur në nivele dyshifrore dhe në fund të janarit ishte në nivelin 7%.
Segmenti i individëve vazhdon të shfaqë ritme më të larta të rritjes, me 12.6% më shumë krahasuar me një vit më parë. Ecuria e këtij portofoli paraqitet më e qëndrueshme, e mbështetur nga një cikël disavjeçar rritës i kredisë së re, por edhe nga një strukturë e dominuar nga financimet afatgjata, që kanë një ritëm më të ngadaltë të amortizimit në kohë.
Në segmentin e biznesit rritja e portofolit është ndjeshëm më e vogël, me 3.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Portofoli i kredisë për biznesin ndikohet më shpejt nga luhatjet në flukset e reja të financimit, edhe për shkak të një peshe më të madhe të kredisë afatshkurtër.
Marrë nga Monitor.al
banka e shqiperise
Ekonomi
28 Shkurt 2023, 07:36
Foto Ilustruese
TIRANË- Normat e interesit të instrumenteve të borxhit të brendshëm publik në 2022 u rritën për her...
Ekonomi
28 Shkurt 2023, 07:35
Foto Ilustruese
TIRANË- Pavarësisht përpjekjeve për të përmirësuat treguesit e tyre financiare shoqëritë e uj&...
Ekonomi
28 Shkurt 2023, 07:34
Foto Ilustruese
TIRANË- Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritje të fortë vitin e kaluar dhe prekën ...
Ekonomi
28 Shkurt 2023, 07:32
Foto Ilustruese
TIRANË- Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka gati draftin e ri të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat&rdqu...
Ekonomi
27 Shkurt 2023, 20:57
k.m.
Foto ilustruese
Banka e Shqipërisë ka publikuar totalin e depozitave për muajin janar. Janë rreth 1.3 trilionë lekë apo 11.3 ...
Ekonomi
27 Shkurt 2023, 16:22
k.m.
Foto ilustruese
Depozitat kanë arritur një nivel të ri rekord në janar të këtij viti, sipas statistikave të publikuara n...
Ekonomi
27 Shkurt 2023, 07:42
Foto Ilustruese
TIRANË- Më datë 1 mars do të hyjë në fuqi rregullorja që mundëson transferimin e llogarive të ...
Ekonomi
27 Shkurt 2023, 07:21
Foto Ilustruese
TIRANË- Çmimet e larta të apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisi...
Ekonomi
27 Shkurt 2023, 07:19
Të dhënat
TIRANË- Baret dhe restorantet kanë qenë një biznes i preferuar për shqiptarët, por ky model ësht&eum...
Ekonomi
26 Shkurt 2023, 23:00
k.m.
Foto ilustruese
Në 6 muajt e fundit të vitit, raportet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kushtet e kreditimit janë...