LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria, e treta në Europë për numrin e lartë të kafeneve, ia kalon Spanjës e Italisë

Sipas të dhënave të Eurostat për numrin e subjekteve në aktivitetin e “shërbimit të ushqimeve dhe pijeve” dhe popullsitë përkatëse, të përpunuara nga Monitor, Portugalia është e para në Europë për numrin e lartë të bareve e restoranteve në raport me popullsinë.

1 Mars 2023, 07:51 Nga DOSJA
Shqipëria, e treta në Europë për numrin e lartë të
Kafe

TIRANË- Të rinjtë po ikin, popullsia po bie, numri i bareve po ulet, por sërish në pjesën më të madhe ato janë pothuajse plot gjatë gjithë ditës, duke na bërë një nga shtetet që shpenzojmë më shumë kohë (dhe para) në kafene. Pavarësisht se biznesi i bar- kafeve nuk është më si më parë, sërish Shqipëria vijon të jetë një nga shtetet me numrin më të lartë të bar-kafeneve në raport me popullsinë.

Të dhënat e Eurostat, që përkojnë me ato të INSTAT, bënë të ditur se në vitin 2020 në Shqipëri kishte 15,577 subjekte që ushtronin aktivitet në “Shërbimin e pijeve dhe ushqimeve”. Në raport me popullsinë, vendi ka 547 bar-restorante për 100 mijë banorë.

Sipas të dhënave të Eurostat për numrin e subjekteve në aktivitetin e “shërbimit të ushqimeve dhe pijeve” dhe popullsitë përkatëse, të përpunuara nga Monitor, Portugalia është e para në Europë për numrin e lartë të bareve e restoranteve në raport me popullsinë.

Në Portugali ka gjithsej rreth 74 mijë bare për një popullsi prej 10.3 milionë banorësh, ose 718 bare për 100 mijë banorë. E dyta është Greqia, që e ka këtë tregues 709.

Në Shqipëri ka më shumë bare e restorante dhe në krahasim me vende që janë destinacione të njohura turistike, si Spanja (535), apo Italia (451).

Listën e vijojnë Çekia (450), Qipro (428), Kroacia (425). Në raport me mesataren e Bashkimit Europian (332), në Shqipëri ka gati dy herë më shumë bare e restorante. (shiko grafikun: Numri i bizneseve në aktivitetin e pijeve dhe ushqimeve, në raport me popullsinë).

Në Gjermani e vendet nordike duhet të “lodheni” pak për të gjetur një bar, apo restorant, pasi ka më pak se 200 të tilla për 100 mijë banorë.

Rajoni mban “rekordin” nga fundi

Nëse shkoni në vendet e tjera të rajonit ka shumë pak shanse që të gjeni kaq shumë bare sa në Shqipëri, sidomos në Serbi. Në Serbi ka vetëm 2764 bare, sipas Eurostat, ose vetëm 40 subjekte të tilla për 100 mijë banorë, më e ulëta në Europë. Në Maqedoninë e Veriut treguesi është 199.5, në Bosnjë 207, ndërsa mungojnë të dhënat për Malin e Zi dhe Kosovën.

Shpenzojmë 400 milionë euro në vit

Të dhëna të tjera të INSTAT bënë të ditura më herët se qarkullimi vjetor i bareve dhe restoranteve në 2021 në vend ishte 47.2 miliardë lekë, ose rreth 400 milionë euro, që konsumatorët vendas apo dhe turistët e huaj kanë shpenzuar për të konsumuar në bare e restorante.

Në krahasim me 2020-n, të ardhurat e këtij aktiviteti u rritën me 17%, por ato mbetën 9% më të ulëta sesa para pandemisë. Të dhënat tregojnë se deri në vitin 2019 shpenzimet në bare e restorante ishin rritur me shpejtësi, duke kulmuar në 52 miliardë lekë (430 milionë euro) në 2019-n.

Jo vetëm shpenzimet e qytetarëve për bare e restorante janë ulur. Biznesi i bareve nuk duket më aq tërheqës.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i ndërmarrjeve që veprojnë në akomodimin ushqimor është ulur vazhdimisht që nga viti 2016, kur arriti në gati 19 mijë. Në atë periudhë, Shqipëria renditej ndër të parat në Europë për numrin e lartë të bareve, në raport me popullsinë.

Marrë nga Monitor.al

kafenete ne shqiperi

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më