LIVE UPDATES
Ekonomi

554 mijë shqiptarë kanë marrë pasaporta në vendet e BE-së që nga viti 2002; Të tretët në Europë në 2021

Vetëm në vitin 2021 u dhanë 32 mijë nënshtetësi, duke u renditur të tretët pas Marokut dhe Sirisë. Ndërsa në krahasim me një vit më parë, shifra ka shënuar një rënie prej 20%. (shiko grafikun: Numri pasaportave dhënë për shtetasit shqiptarë, nga vendet e BE-së, 2002-2021).

1 Mars 2023, 12:44 Nga F.M
554 mijë shqiptarë kanë marrë pasaporta në vendet e
Foto Ilustruese

TIRANË- Janë rreth 554 mijë shtetas shqiptarë të cilët janë larguar në vite nga vendi dhe kanë arritur që të marrin një pasaportë në një nga vendet e Bashkimit Europian që nga viti 2002, sipas të dhënave që janë bërë publike në database-n e Eurostat.

Numri më i lartë i pasaportave është dhënë në vitin 2016, me rreth 67.5 mijë.

Vetëm në vitin 2021 u dhanë 32 mijë nënshtetësi, duke u renditur të tretët pas Marokut dhe Sirisë. Ndërsa në krahasim me një vit më parë, shifra ka shënuar një rënie prej 20%. (shiko grafikun: Numri pasaportave dhënë për shtetasit shqiptarë, nga vendet e BE-së, 2002-2021).

Sipas shteteve, Italia dhe Greqia, dy destinacionet tradicionale të emigrantëve shqiptarë, sidomos në dy dekadat e para të pas viteve ’90, kryesojnë për numrin e pasaportave që kanë dhënë për shtetasit shqiptarë.

Italia ka dhënë gjithsej 274 mijë nënshtetësi për periudhën 2022-2021, ose 49% të totalit. Pesë vitet e fundit Italia ka dhënë mesatarisht 22-27 mijë nënshtetësi në vit për shtetasit shqiptarë.

Greqia ka akorduar 237 mijë, ose 42.7% të totalit. Greqia e ka ulur ndjeshëm numrin e nënshtetësive vitet e fundit, duke dhënë vetëm 7.7 mijë në vitin 2021, nga 29 mijë në 2017-n.

E treta është Mbretëria e Bashkuar, me rreth 12 mijë (2.7%), por të dhënat për këtë shtet raportohen deri në vitin 2019.

Gjermania ka rritur dhënien e nënshtetësive vitet e fundit, duke u renditur e katërta në total (gati 8 mijë nënshtetësi, ose 1.4% të totalit). Pas tyre vjen Belgjika (7 mijë) dhe Franca rreth 5 mijë).- shiko grafikun: Numri I pasaportave dhënë për shtetasit shqiptarë, kumulative.

Në vitin 2021 ishim të tretët në Europë për numrin e nënshtetësive

Sipas njoftimit të Eurostat në vitin 2021, 827 000 persona morën nënshtetësi nga shtetet anëtare të BE-së ku jetonin, një rritje prej rreth 14% (+98 300 persona) krahasuar me vitin 2020.

Rritjet më të mëdha në terma absolutë u regjistruan në Francë (+43 900 nënshtetësi të dhëna krahasuar me 2020), Gjermani (+18 800), Spanjë (+17 700), Suedi (+9 200) dhe Austri (+7 200).

Në të kundërt, uljet më të mëdha u vunë re në Itali (-10 300 nënshtetësi italiane të dhëna krahasuar me vitin 2020), Portugali (-7 600), Greqi (-3 200), Finlandë (-1 200) dhe Qipro (-800). Në total ishin 10 vende të BE, që shënuan ulje të numrit të nënshtetësive të dhëna.

Ashtu si në vitin 2020, shumica (85%) e atyre që morën nënshtetësinë e një shteti anëtar të BE në vitin 2021, ishin më parë shtetas të një vendi jo anëtar ose pa shtetësi. Shtetasit e një vendi tjetër të BE përbënin 13% të numrit të përgjithshëm të nënshtetësive të fituara.

Më 1 janar 2022, qytetarët e BE-së përfaqësonin 94.6% të popullsisë së BE-së.

Marokenët, sirianë dhe shqiptarë vazhdojnë të jenë përfituesit kryesorë të shtetësisë së shteteve anëtare të BE-së në vitin 2021.

Në vitin 2021, i ngjashëm me 2020, marokenët ishin grupi më i madh në mesin e qytetarëve të rinj të BE-së (86 200 persona, nga të cilët 71% fituan nënshtetësinë në Spanjë ose Francë), përpara sirianëve (83 500, 70% fituan shtetësinë në Suedi ose Holandë).

Shqiptarët u renditë të tretët (32 300, 70% kanë marrë nënshtetësinë në Itali).

Rumunët (28 600, 33% e fituar nënshtetësinë e Italisë) ishin gjithashtu pjesë e listës së 10 vendeve me më shumë përfitues të nënshtetësisë së BE-së, të ndjekur nga turqit (25 700, 48% fituan nënshtetësinë gjermane), brazilianët (20 400, 65% fituan shtetësinë në Portugali ose Itali), algjerianët (19 300, 80% kanë marrë nënshtetësinë e Francës), ukrainasit (18 200, 37% kanë fituar shtetësinë e Polonisë dhe Italisë), rusët (17 300, 45% kanë fituar shtetësinë e Gjermanisë dhe Francës) dhe pakistanezët (16 600, 62% kanë marrë nënshtetësinë e Spanjës dhe Italisë).

Rumunët (28 600 persona), polakët (12 500) dhe italianët (10 100) mbeten tre grupet më të mëdha të qytetarëve të BE-së që kanë marrë nënshtetësinë e një shteti tjetër anëtar të BE-së, të pandryshuar nga vitet e mëparshme.

Shumica e nënshtetësive të reja janë dhënë nga Spanja (144 000; 17% e totalit të BE-së), Franca (130 400; 16%), Gjermania (130 000; 16%), Italia (121 500; 15%) dhe Suedia (89). 400 ose 11%) që përbëjnë 75% të shtetësive të reja të dhëna në BE në 2021.

Shkalla më e lartë e natyralizimit në Suedi

Shkalla e natyralizimit është raporti i numrit të personave që kanë fituar nënshtetësinë e një vendi gjatë një viti ndaj numrit total të rezidentëve jo-vendas në të njëjtin vend në fillim të vitit.

Në vitin 2021, shkalla më e lartë e natyralizimit midis vendeve të BE-së u regjistrua në Suedi, me 10.0 nënshtetësi të dhëna për 100 rezidentë jo-shtetas. Suedia u pasua në distancë nga Holanda (5.4), Rumania (4.6), Portugalia (3.7) dhe Belgjika e Spanja (të dyja 2.7).

Në anën tjetër të shkallës, normat e natyralizimit nën 1 për 100 rezidentë jo-vendas, u regjistruan në Lituani (0.2), Letoni (0.3), Estoni (0.5) dhe Çeki, Kroaci dhe Sllovaki (të gjithë 0.7).

Marrë nga Monitor

pasaportat per shqiptaret

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit