LIVE UPDATES
Ekonomi

Projektvendimi, si do përcaktohen dënimet administrative gjatë inspektimeve

Projektvendimi jep klasifikimin e dënimeve në administrativ kryesor dhe administrativ plotësues. Nisur nga ndarjet e mësipërme, inspektoratet do të identifikojnë dënimet administrative që ata vendosin gjatë veprimtarisë së inspektimit, të parashikuara nga ligjet e tyre sektoriale.

1 Mars 2023, 07:58 Nga DOSJA
Projektvendimi, si do përcaktohen dënimet administrative gjatë
Foto Ilustruese

TIRANË- Dënimet administrative që inspektorët e institucioneve qendrore apo vendore aplikojnë në rastet kur konstatojnë shkelje nga subjektet do të bëhen në bazë të një rregulloreje e cila qartëson rast pas rasti gjithë elementët. Këto rregullore që miratohen nga ministri përgjegjës do të ndjekin parimet që përcaktohen në një projektvendim të përgjithshëm të rregullores së metodologjisë së përcaktimit të dënimeve administrative në procesin e inspektimit që tashmë është nxjerrë për konsultim nga Inspektorati Qendror.

Në relacionin që shoqëron dokumentin thuhet se y projektvendim ka si qëllim të përcaktojë masën e dënimit administrativ gjatë procesit të inspektimit, për shkelje të kërkesave ligjore, për të cilat janë të përcaktuara në ligjet sektoriale, në intervale, në rastet kur përshkallëzimi i dënimit administrativ nuk është i mirë përcaktuar, si dhe në ato raste kur shoqërimi i dënimit kryesor me dënime plotësuese nuk është i mirë përcaktuar.

“Projektvendimi synon të përcaktojë rregullat e përgjithshme bazë mbi metodologjinë e përcaktimit të dënimeve administrative, në përputhje me parimin e proporcionalitetit, gjatë procesit të inspektimit, për mbrojtjen e të drejtave të subjekteve që inspektohen, në mënyrë që dënimi administrativ të jetë përgjithësisht i njëjtë e të sigurojë trajtim të drejtë dhe të barabartë për subjektet e inspektimit dhe njëkohësisht të shmangë rreziqet që mund t’u shkaktohen interesit publik dhe interesave të ligjshëm të personave fizikë dhe juridikë të parashikuara me ligj”, thuhet në dokument.

Projektvendimi jep klasifikimin e dënimeve në administrativ kryesor dhe administrativ plotësues. Nisur nga ndarjet e mësipërme, inspektoratet do të identifikojnë dënimet administrative që ata vendosin gjatë veprimtarisë së inspektimit, të parashikuara nga ligjet e tyre sektoriale.

“Inspektoratet parashikojnë rastet për çdo lloj të dënimit administrativ, sipas ligjit të tyre të posaçëm. Pra, çdo inspektorat shtetëror/vendor harton rregulloren e metodologjisë së përcaktimit të dënimeve, në fushën e tij të inspektimit. Rregullorja miratohet nga ministri përgjegjës për inspektoratet shtetërore dhe organi ekzekutiv i njësisë vendore për inspektoratet vendore. Për dënimin administrativ kryesor “paralajmërim”, sipas ligjit për inspektimin, merret kur inspektori konstaton shkelje të kërkesave ligjore, që përbën kundërvajtje administrative, por që është e një rëndësie të vogël, apo për të cilën ligji i posaçëm nuk parashikon dënimin përkatës administrativ”, thuhet në relacion.

Dokumenti argumenton se efektet e pritshme nga miratimi i këtij projektvendimi lidhen me “vendosjen e një barazie dhe transparence në marrjen e vendimit përfundimtar nga inspektorët shtetërorë dhe vendorë, të cilët kanë detyrimin për zbatim sipas pikës 8 të nenit 48, të ligjit nr. 10433/2011. Kjo synon një trajtim të njëjtë dhe të barabartë për subjektet e inspektimit, çka do të sjellë për rrjedhojë edhe përmirësimin e performancës së inspektorëve”.

Marrë nga Monitor.al

inspektoriati qendror

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit