LIVE UPDATES
Ekonomi

Për 8 muaj, Kosova eksportoi rreth 90 milionë euro mallra në Shqipëri

Kosova ka eksportuar 45 për qind më shumë mallra drejt Shqipërisë edhe në muajin gusht duke kapur vlerën 12 milionë euro, sipas të dhënave të institutit kombëtar të statistikave në Shqipëri INSTAT.

20 Shtator 2022, 15:16 Nga k.m.
Për 8 muaj, Kosova eksportoi rreth 90 milionë euro mallra në
Foto ilustruese

Kosovës drejt Shqipërisë ka eksportuar mallra  vlerë prej  89.8 milionë euro në periudhën janar-gusht të këtij viti. Kurse, Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra me vlerë prej 214 milionë euro për te njëjtën periudhë të vitit. Eksportet e Kosovës drejt Shqipërisë kanë kapur vlerën  89.8 milionë euro në periudhën janar-gusht, duke u rritur me gati 40 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Kosova ka eksportuar 45 për qind më shumë mallra drejt Shqipërisë edhe në muajin gusht duke kapur vlerën 12 milionë euro, sipas të dhënave të institutit kombëtar të statistikave në Shqipëri INSTAT.

Në anën tjetër, Shqipëria ka shënuar gjithashtu një rritje të eksporteve me Kosovën në periudhën janar-gusht të këtij viti. Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra me vlerë prej 214 milionë euro, krahasuar me  202 milionë euro të së njëjtës periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë në muajin gusht, Shqipëria ka një rënie të eksporteve me 9.2 për qind më Kosovën krahasuar me gushtin e një vit më parë.

Në muajin gusht 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me gushtin 2021 janë: Italia (29.0 për qind), Spanja (411.2 për qind) dhe Gjermania (43.1 për qind). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, përveç Kosovës, janë edhe Maqedonia (5.9 për qind) dhe Kina (86.8 për qind).

Gjatë këtij tetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, përveç Kosovës me 6 për qind janë edhe Italia (49.1 për qind) dhe Gjermania (75.0 për qind).

Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është: Spanja (17.7 për qind).

Gjatë këtij tetë mujori vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, përveç Kosovës me 39.85 për qind janë edhe Italia (10.8 për qind), Turqia (34.6 për qind) dhe Greqia (33.8 për qind). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: SHBA (16.2 për qind), Rusia (18.1 për qind) dhe Zvicra (13.7 për qind).

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e fundit të përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, deklaroi se që kur është nisur puna nga afër me qeverinë e Kosovës, është rritur shumë volumi i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

“Kur kemi nisur punën nga afër me qeverinë e Kosovës, kemi pasur një volum shkëmbimesh tregtare 160 milionë euro. Sot, ky volum është 433 milionë euro. Kemi hyrë në zonën ku shifrat janë më serioze në krahasim me ato të mëparshmet. E dyta, sot në Shqipëri ka mbi 1000 subjekte biznesi nga Kosova. Investimet e Kosovës në Shqipëri, në vitin 2017 ishin 9 milionë euro. Në vitin 2021, 139 milionë euro. E fundit, fluksi i investimeve në vlerën më të lartë historike ka qenë 16 milionëshi i vitit 2018, ndërkohë që jemi 41 milionë euro në vitin 2021. I kemi të gjitha mundësitë për të shtuar investimet reciprokisht”, pati thënë Rama në muajin korrik në Kosovë./Monitor

kosove shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj