LIVE UPDATES
Bota

“Ej kinez, aziatik, pse ke ardhur këtu?”/ Dhuna dhe sulmet ndaj aziatikëve në Gjermani, racizmi që të rinjtë k

24 Mars 2021, 07:36 Nga DOSJA
“Ej kinez, aziatik, pse ke ardhur këtu?”/ Dhuna dhe sulmet ndaj

“Ej kinez, aziatik, pse ke ardhur këtu?” Këto fjalë iu drejtuan Zacky-t, një student indonezian në Gjermani, teksa ai ecte në një rrugë në Berlin. Më pas ai u godit nga një burrë ndërsa po ecte pranë Muzeut Historik të Natyrës në qytet.

Puspa, një tjetër indoneziane, studente në Universitetin e Bonit, ka përjetuar gjithashtu përvoja personale të racizmit. Pasi kishte dalë nga shtëpia e një miku natën e Vitit të Ri, dikush i hodhi një fishekzjarr. Bazuar në eksperiencat e mëparshme, ajo ishte “mjaft e sigurt” se kjo ngjarje ndodhi sepse ajo kish veshur hixhab.

Prodhuesi i dokumentarëve nga Kina me banim në Berlin, Popo Fan, rrëfen përvojat e tmerrshme me racizmin në metronë e Berlinit. Në vitin 2019, para pandemisë, Fan ishte në stacionin Kottbusser Tor dhe një person i tha atij që të “kthehej mbrapsht, andej nga kish ardhur “.

Gjatë këtij incidenti ishin të pranishëm shtatë ose tetë persona. “Askush nuk më ndihmoi , madje as nuk më hodhën sytë” – tha ai. “Ata po merreshin me celularët e tyre ose kthenin kokën nga ana tjetër”.

Racizëm i rrënjosur në shoqërinë gjermane 

Ndërsa qëndrimet raciste ndaj njerëzve me origjinë aziatike kanë qenë në fokus pas shpërthimit të pandemisë COVID-19 dhe origjinës së pretenduar të saj në qytetin Wuhan në Kinë, paragjykimet ndaj aziatikëve kanë ekzistuar prej shumë kohësh në Gjermani.

Nën regjimin nazist, kinezët që jetonin në Gjermani u dëbuan ose u dërguan në kampe përqendrimi dhe punë të detyruar. Por racizmi më i përhapur anti-aziatik do të ndodhte në dekadën pas ribashkimit gjerman.

Në shënjestër ishin kryesisht emigrantë nga Vietnami, të cilët erdhën fillimisht në Gjermaninë Lindore si pjesë e një programi për të sjellë punëtorë nga regjimet e tjera komuniste. Pothuajse 60,000 punëtorë me kontratë nga shteti i Azisë Juglindore po jetonin në Gjermaninë Lindore kur Muri i Berlinit ra në vitin 1989.

Dy vjet më vonë, neo-nazistët sulmuan tregtarët vietnamezë në Hoyerswerda, Saksoni. Ata ngritën një pritë jashtë një strehe emigrantësh dhe sulmuan banorët.

Trazirat më të rënda anti-emigrantësh ndodhën në Rostock-Lichtenhagen në 1992, kur rreth 2000 ekstremistë të djathtë sulmuan dhe hodhën granata në një rezidencë banimi të mbushur me punëtorë vietnamezë, me kontrata të ligjshme pune. Mijëra ‘spektatorë’ thuhet se duartrokitën ekstremistët, ndërsa policia bëri thuajse asgjë për të ndaluar sulmet.

“Imazhi i kësaj ngjarjeje formësoi kategorinë e njerëzve që po luftojnë sot kundër racizmit në Gjermani,” tha Ferat Ali Kocak, një aktivist anti-racizëm me qendër në Berlin. “Tashmë është e qartë që për arsye të ndryshme, racizmi anti-aziatik, edhe nëse nuk është gjithmonë i dukshëm, është i ankoruar fort në shoqërinë gjermane.”

Që nga shpërthimi i COVID-19 në Gjermani vitin e kaluar, ky paragjykim është bërë gjithnjë e më i dukshëm.

Stereotipet në kulturën popullore

Racizmi anti-aziatik në Gjermani ka forma të ndryshme, thotë Popo Fan, i cili vëren se televizioni gjerman nuk përmban thuajse aspak protagonistë aziatikë. Edhe kur aziatikët shfaqen në ekran ata priren të kenë rolin e “një kamariereje në një restorant aziatik”, ose një “vajzë të re që punon në një banjë”, tha ai.

Marre nga DW

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota racizmi ndaj aziatikeve zacky khairul umam nahdatul ulama racizmi ndaj aziatikeve zacky khairul umam nahdatul ulama

Sondazh

Poll
Bota 24 Mars 2021, 07:28

Lirohen qindra të burgosur në Mianmar

Qindra persona, që janë arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në protesta, si pasojë e puçit ushtarak në Mianmar (Birmani), janë liruar më 24 mars nga burg...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj