LIVE UPDATES
Bota

Incidenti në Kolorado/ Biden, thirrje për ndalimin e armëve sulmuese  

23 Mars 2021, 21:40 Nga DOSJA
Incidenti në Kolorado/ Biden, thirrje për ndalimin e armëve

SHBA– Presidenti amerikan Joe Biden bëri thirrje të martën për një ndalim në të gjithë vendin të armëve sulmuese, pas incidentit në Boulder të Kolorados, ku u humbën jetën 10 persona, përfshirë një oficer policie.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha se “Unë nuk kam nevojë të pres një minutë, e lëre më një orë, për të ndërmarrë hapa të arsyeshëm për të shpëtuar jetë”. Ai u bëri thirrje anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit për të vepruar.

“Ne mund të ndalojmë armët luftarake dhe karikatorët me kapacitet të lartë”, tha Presidenti Biden, duke theksuar se ai ka punuar në legjislacione të ngjashme kur ai vetë ishte senator dhe kryetar i Komisionit Juridik të Senatit. Ky ligj u miratua në vitin 1994, por u lejua të skadonte 10 vjet më vonë. Presidenti Biden gjithashtu i bëri thirrje Senatit që të miratojë masat tashmë të miratuara nga Dhoma e Përfaqësuesve që do të mbyllnin boshllëqet në ligjet për kontrollin e biografisë për blerjet e armëve.

Komisioni Juridik i Senatit mbajti një seancë dëgjimore të martën me titull “Hapat Kushtetues dhe të Logjikë për të Ulur Dhunën me Armë”, e para e një serie seancash dëgjimore të planifikuara për të diskutuar mënyrat e zvogëlimit të dhunës me armë.

Presidenti Biden tha se ai ndan dhimbjen me të mbijetuarit dhe familjet e viktimave të incidentit me armë në Boulder.

Policia tha të martën se ata kanë ndaluar një të dyshuar 21-vjeçar dhe ndaj tij janë ngritur dhjetë akuza për vrasje që lidhen me incidentin me armë në një dyqan ushqimesh në Boulder të hënën.

Midis viktimave, të moshave 20-65 vjeç, ishte edhe oficeri i policisë së qytetit të Boulderit, 51-vjeçari Eric Talley. Oficeri Talley ishte ndër të parët që arriti në vendngjarje dhe u përfshi në një shkëmbim me armë zjarri me të dyshuarin, i cili njoftohet se kishte një pushkë të stilit luftarak. Asnjë polic tjetër nuk u lëndua. Ende nuk është dhënë asnjë motiv për të incidentin me armë në Boulder.

Presidenti Biden vuri në dukje se incidenti në Kolorado pason sulmin me armë të para një jave në Atlanta, ku u vranë tetë njerëz. Flamujt në kryeqytetin amerikan në Uashington, tashmë ishin vënë në gjysmë-shtizë për nder të atyre viktimave.

I dyshuari, Ahmad Al Aliwi Alissa nga Arvada e Kolorados, sulmoi brenda supermarketit King Soopers në qytetin Boulder, i armatosur me një pushkë automatike dhe një pistoletë dhe i veshur me jë jelek luftarak.

Hollësitë rreth personit të dyshuar filluan të publikohen në media të martën. Ai është shtetas i natyralizuar amerikan me origjinë nga Siria, sipas dy zyrtarëve ligjzbatues.

Ali Aliwi Alissa, vëllai 34-vjeçar i personit të dyshuar, i tha gazetës The Daily Beast se vëllai i tij ishte anti-social dhe paranojak.

Policia tha se më 16 mars Alissa bleu një armë sulmuese të llojit AR-15.

Ai u nxorr nga një spital, ku po mjekohej për një plagë në këmbë që pësoi gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë dhe u transportua në burgun e qarkut të martën pasdite në pritje të paraqitjes së parë në gjykatë nën akuzat e vrasjes me paramendim. E kaluara e tij kriminale përfshin një akuzë të vetme për sulm të shkallës së tretë në vitin 2018.

Autoritetet thanë se ishin të sigurt se ai veproi i vetëm, megjithëse nuk ofruan ndonjë hollësi mbi atë që mund ta kishte motivuar 21-vjeçarin të hapte zjarr në dyqan.

“Do të ishte e parakohshme për ne që të nxjerrim ndonjë konkluzion tani për tani,” tha në një konferencë për shtyp Michael Schneider, agjent i FBI-së në Denver.

Të 10 viktimat e vrasjeve janë të mëshave nga 20 në 65 vjeç dhe përfshijnë oficerin e policisë Eric Talley, 51 vjeç dhe baba i shtatë fëmijëve. Kohët e fundit oficeri kishte kërkuar një punë më pak të rrezikshme, sipas një deklarate të lëshuar nga i ati i tij.

Policia identifikoi nëntë viktimat e tjera si Denny Stong, 20 vjeç; Neven Stanisic, 23; Rikky Olds, 25 vjeç; Tralona Bartkowiak, 49 vjeç; Suzanne Fountain, 59 vjeç; Teri Leiker, 51 vjeç; Kevin Mahoney, 61 vjeç; Lynn Murray, 62 vjeç; dhe Jody Waters, 65 vjeç.

Sulmi i së hënës, i cili filloi rreth orës 2:40 pasdite, bëri që qindra oficerë të policisë të shkonin në vendin e ngjarjes. Blerësit dhe punonjësit brenda supermaketit vraponin të tmerruar për të dalë jashtë nën të shtënat e armëve.

Shteti Kolorado ka qenë arenë e disa prej episodeve më tronditëse të dhunës me armë në historinë e SHBA, duke përfshirë incidentin e vitit 2012 në një kinema të qytetit Aurora dhe atë të vitit 1999 në Shkollën e Mesme Columbine pranë qytetit Littleton.

Gjakderdhja e fundit vjen vetëm gjashtë ditë pasi një person i armatosur kreu vrasje më 16 mars në zonën e Atlantës, duke qëlluar për vdekje tetë persona para se të arrestohej.

“Sot më dhemb zemra”, tha të martën Guvernatori i Kolorados Jared Polis. “Flamujt sapo ishin ngritur përsëri pas ngjarjes tragjike në Atlanta që mori tetë jetë dhe tani një tragjedi mu këtu afër në një dyqan ushqimesh që mund të jetë një dyqan ushqimor i secilit prej nesh.”

Dy ngjarjet pritet të shtojnë presionin ndaj Presidentit Joe Biden për të përmbushur zotimin e tij të fushatës për kufizime më të rrepta lidhur me armëmbajtjen. Por legjislacioni për të ndaluar armët sulmuese dhe për të forcuar kontrollet për blerësit ka hasur në kundërshtimin republikan në Kongres.

“Nuk kam nevojë të pres as edhe një minutë, e jo më një orë, për të ndërmarrë hapa të arsyeshëm që do të shpëtojnë jetë në të ardhmen,” tha zoti Biden në Shtëpinë e Bardhë të martën. “Kjo nuk është dhe nuk duhet të jetë një çështje partiake,” tha ai.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe Udhëheqësi i Shumicës së Senatit Chuck Schumer, që janë udhëheqësit demokratë në Kongres, thanë të martën se dhuna nënvizoi përsëri nevojën për ligje më të rrepta për armëmbajtjen.

Marre nga: VOA 

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota joe biden joe biden

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës