LIVE UPDATES
Bota

Skandali në Serbi/ Pastrim parash apo luftim i kundërshtarëve politikë?

24 Mars 2021, 07:30 Nga DOSJA
Skandali në Serbi/ Pastrim parash apo luftim i kundërshtarëve

Llogaritë e mundshme bankare të kryetarit të Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SSP), Dragan Gjilas, janë shndërruar në një temë politike të dorës së parë në Serbi. Megjithëse është bërë një përpjekje e konsiderueshme për të paraqitur të gjithë operacionin si një kërkim të pavarur nga media të caktuara të regjimit, koha e operacionit tregon se shteti kryesisht kërkonte llogaritë e politikanit të opozitës.

Gjatë vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, prej 10 deri më 12 mars, presidenti serb Aleksandar Vuçiq pyeti udhëheqësin e SAA Dragan Đilas nëse ai kishte llogari në Mauritius dhe Zvicër, pasi që i ashtuquajturi ekip hulumtues i gazetës “Večernji Novosti” filloi të publikonte një histori të gjatë rreth detajeve të llogarive Gjilasit.

Keqpërdorimi i shtetit

Kreu i SSP mohoi të gjitha këto akuza, duke iu referuar së pari një llogarie jo-ekzistente në Deutsche Bank në Mauritius, si dhe një kompanie jo-ekzistente në Zvicër. Ai paralajmëroi aktakuza për vepër penale dhe falsifikime, por përfaqësuesit e shtetit serb vazhduan me akuza. Administrata për Parandalimin e Pastrimit të Parave të pista në Serbi, e cila është pjesë e Ministrisë së Financave, njofton se duke u “bazuar në dokumentet e ‘Večernji novosti’, ajo tashmë ka kërkuar nga shërbimet partnere jashtë vendit që të japin shpjegime për mundësinë e kryerjes së krimeve – kryesisht evazion fiskal, pastrim të parave të pista dhe fshehje e pasurisë së patundshme”.

Shërbimi i referohet ndihmës së Egmont Group, një trupë prej 164 shërbimesh të inteligjencës financiare, anëtare e Financial Intelligence Units. Ky shërbim ofron shkëmbim informacionesh për çështje financiare, financimet e terrorizmit dhe për pastrimin e parave të pista.

Por duket qartë se shteti ka pasur informacione për kontot e Dragan Gjilasit edhe më parë, ndërsa thuhet se hetimet kanë filluar pas informacioneve të mediave. Ndaj shtrohet pyetja, si është e mundur që të ketë informacione të tilla nëse nuk ka pasur ndonjë hetim zyrtar?

“Mund të mos jetë aq e rëndësishme kur bëhet fjalë për politikanë apo qytetarë të zakonshëm, por unë supozoj se është e mundur të merren të dhëna të tilla përmes ndonjë ndihme juridike ndërkombëtare. Por në shumicën e vendeve është e nevojshme që të shpjegohet pse kërkohen këto të dhëna”, thotë Zlatko Miniq për DW. Përfaqësuesi i orgnizatës “Transparentnost Srbija” pohon se organizatat ndërkombëtare nuk interesohen nëse është në pyetje ndonjë interes politik, por ai mendon se ka shkaqe për të besuar se qëllimet e këtij hetimi ishin të natyrës politike.

„Kjo është parë edhe në rastet e hetimeve ndaj disa gazetarëve dhe organizatave joqeveritare, ndërkohë që organizatat ndëkombëtare kanë paralajmëruar se gjërat e tilla nuk duhet të përdoren për qëllime politike”.

Motivet politike të hetimeve

Bashkëbiseduesi i DW tërheq vëmendjen në rastin kur Administrata për Parandalimin e Pastrimit të Parave në korrik të vitit 2020 kërkoi nga bankat në Serbi të hetonin transaksionet financiare të 57 organizatave dhe individëve nga shoqëria civile dhe mediat. E në mesin e tyre kishte dhe politikan opozitar, si Vuk Jeremiq, kryetar i Partisë Popullore. Autoritetet pohonin se ky ishte një kontroll rutinë, por ky shpjegim nuk i kënaqi Raportuesit Special të Kombeve të Bashkuara (KB) për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Njeriut në Luftën kundër Terrorizmit. Ata e panë këtë si një luftë të Serbisë kundër mediave dhe OJQ-ve, si një abuzim të ligjeve për luftën kundër terrorizmit.

Sekreti publik

Zlatko Miniq beson se fakti që “njerëz nga politika po kërkojnë këto të dhëna forcon dyshimin se këtu bëhet fjalë për presione politike, jo vetëm kundër Gjilasit, por edhe të tjerëve. Një rast tjetër ishte ai i hetimeve ndaj deputetit Aleksandar Martinoviq. Por ka dhe raste të bizneseve të dyshimta të ministrave, si Sinisha Mali, i cili ka shitur një firmë përmes firmave të dyshimta, e ku dyshohet se janë bërë pastrime të parave të pista. Ndërsa organet e hetuesisë kanë konstatuar se nuk ka bazë për hetime, thotë Miniq.

Autoritetet serbe thonë se ato vetëm po respektojnë ligjet, por Miniq mendon se tani i gjithë arsenali i shtetit është përqendruar në hetimet kundër opozitarit Gjilas, për të cilin në në 7-8 vitete fundit kemi dëgjuar shpesh se ka vjedhur 619 milionë euro. Por Miniq thotë se ata kanë hetuar të paktën 20 raste të tjera ku shteti nuk ka reaguar fare, e bëhet fjalë për pastrim parash dhe vepra të tjera penale. Ka dyshime se bëhet fjalë për aksione të koordinuara ndaj kundërshtarëve politikë.

Marrë nga DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni dragan dilas serbi ssp dragan dilas serbi ssp

Sondazh

Poll
Bota 24 Mars 2021, 07:28

Lirohen qindra të burgosur në Mianmar

Qindra persona, që janë arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në protesta, si pasojë e puçit ushtarak në Mianmar (Birmani), janë liruar më 24 mars nga burg...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës