LIVE UPDATES
Bota

Freedom House: Demokracia amerikane në krizë akute

23 Mars 2021, 21:38 Nga DOSJA
Freedom House: Demokracia amerikane në krizë akute

SHBA– Shtetet e Bashkuara përballen me një krizë akute të demokracisë. Në këtë përfundim arrin organizata Freedom House, e cila ndjek mbarëvajtjen e demokracisë në botë. Në një raport të posaçëm të sapo-bërë publik, me titull “Nga Kriza në Reformë: Thirrje për të Forcuar Demokracinë e Goditur të Amerikës”, organizata nënvizon se Shtetet e Bashkuara kanë përjetuar një rënie graduale të të drejtave politike dhe lirive civile gjatë dekadës së fundit. Në indeksin e përvitshëm që përgatit kjo organizatë me titull “Liria në Botë”, Shtetet e Bashkuara renditen tani 11 pikë më poshtë se sa 10 vjet më parë dhe janë shumë më pranë mesit të indeksit që rendit vendet në bazë të lirive që gëzojnë shoqëritë e tyre.

Freedom House vëren një dobësim të të drejtave demokratike si në krahasim me gjendjen në vend gjatë viteve, edhe në krahasim me vende të tjera, duke arritur në përfundimin se situata kërkon vëmendje të menjëhershme.

Organizata veçon një numër aspektesh të lirive politike e civile ku shfaqen probleme të mprehta. Ja disa prej tyre:

Trajtim i pabarabartë

Megjithëse SHBA kanë luftuar në emër të parimit se të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe në trajtimin nga autoritetet dhe megjithë përparimet që ka bërë vendi gjatë dekadave, janë vërejtur episode të kthimit pas si dhe momente të përballjes me trajtimin e pabarabartë dhe përmasat e tij. Raporti përmend rastin e vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd gjatë arrestimit nga një polic i bardhë si shembull i këtij problemi ndaj personave me ngjyrë, veçanërisht afrikano-amerikanëve, duke e cilësuar atë si një nga dobësitë e vazhdueshme në analizën e lirisë në SHBA.

Raporti veçon “diskriminimin në sistemin e drejtësisë penale” që e konsideron si me “pasoja veçanërisht të dëmshme në Shtetet e Bashkuara, duke ekspozuar miliona njerëz ndaj keqtrajtimit nga policia dhe burgosjes së gjatë pa rrugë efektive për të kapërcyer këtë situatë. Vazhdimi i vrasjes së civilëve afrikano-amerikanë nga policë dhe shpesh mosndëshkimi dhe mbrojtja e autorëve të aktit, janë një kujtesë e vazhdueshme për shumë amerikanë se garancitë kushtetuese të procesit të rregullt ligjor mbeten të paarritshme për një pjesë të madhe të popullsisë. Kodet penale të vjetëruara prej dekadash dhe politikat e tjera, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me substancat e ndaluara, janë strukturuar dhe zbatohen në një mënyrë që bën si rezultat që shumica e atyre që ndëshkohen për këto akte janë nga popullata me ngjyrë, të cilët përbëjnë shumicën e të burgosurve të dënuar pavarësisht se përfaqësojnë rreth një të tretën e popullatës së përgjithshme amerikane”.

Ndikim i Padrejtë Politik

Raporti vëren një perceptim të përhapur mes amerikanëve se demokracia në vend nuk po arrin të adresojë problemet më të ngutshme të shoqërisë dhe se ata si zgjedhës nuk kanë qasje tek përfaqësuesit e tyre zgjedhur nëse nuk janë nga shtresa e pasur apo me influencë politike.

Sipas Freedom House, kjo mungese besimi e publikut tek qeveria ushqehet në masë të madhe nga ndikimi i parasë tek politika, që kur një vendim i Gjykatës së Lartë i vitit 2010 hoqi kufizimet mbi shumat që mund të shpenzojnë individë apo organizata për të mbështetur një kandidat të caktuar. Ky problem, thekson raporti special, prek të dyja forcat kryesore politike. Këto dhurime e përqëndrojnë vëmendjen e kandidatit tek donatorët dhe krijojnë ndikim të grupeve të fuqishme tek politikbërja.

“Pabarazia ekonomike është thelluar pa ndërprerje që nga viti 1980; sipas një statistike, në 2019 10% përqindëshi më i pasur i amerikanëve kontrollonte afërsisht 84% të zotërimeve aksionare në bursën amerikane. Në dallim prej tyre, zotërimet mesatare të familjeve afrikano-amerikane janë sa 15% e zotërimeve të familjeve të bardha”. Kjo situatë e lë një pjesë të popullsisë jashtë ndikimit politik, arrin në përfundim raporti.

Polarizim Partiak

Freedom House vëren një hendek në rritje midis amerikanëve që identifikohen si liberalë dhe atyre konservatorë, ose si mbështetës të Partisë Demokrate apo Republikane. “Këta amerikanë po organizohen në grupime më homogjene me prirje të ngjashme politike dhe mundësi të kufizuara për ndërveprim me ata në anën tjetër, gjë që mund t’i shkëpusë ata nga shumë pikëpamje me të cilat pajtohet shumica e vendit”. Raporti vëren se identiteti politik është bërë aq i mprehtë dhe specifik sa që shoqërohet me një preferencë të caktuar për dyqanet ku blejnë konsumatorët ushqimet apo emisionet televizive që ndjekin.

Raporti pohon se polarizimi politik ekziston dhe po thellohet edhe në vende të tjera, por në Shtetet e Bashkuara ky polarizim përkon “me identitetin racor, etnik dhe fetar. Kjo e bën shumë më të vështirë për partitë që të fitojnë mbështetës përmes politikave tërheqëse dhe shumë më të lehtë për politikanë të paskrupullt të sulmojnë kundërshtarët e tyre si kërcënim ndaj këtyre identiteve të ngurta”.

Përfundime dhe Rekomandime

Raporti i Freedom House ofron një numër rekomandimesh në përgjigje të problemit. Sipas organizatës, nëse nuk veprohet pa vonesë dhe me përpjekje të fokusuara dhe të qëndrueshme, kjo brejtje e demokracisë amerikane jo vetëm që do të vazhdojë por do të përshpejtohet. Organizata rekomandon një numër hapash që do të forconin demokracinë dhe do të zgjeronin pjesëmarrjen e amerikanëve në institucionet demokratike të vendit:

Ulja dhe eliminimi i pengesave ndaj votës

Freedom House i konsideron pengesat ndaj votës si një ndër dëshmitë më të qarta të diskriminimit të popullatës me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara. Këto probleme shfaqen përmes “pengesave në regjistrimin e votuesve, apo rregullave që diktojnë të drejtat e votimit për personat që janë dënuar në të kaluarën për akte kriminale”. Raporti i cilëson masa të tilla si akte që “minojnë demokracinë, dhe politikëbërësit duhet të ndërmarrin hapa për të zgjeruar të drejtën e votës dhe për të inkurajuar pjesëmarrjen elektorale”.

Kufizimi i ndikimit të parave në politikë përmes forcimit të ligjit mbi donacionet

Ndikimi i madh i parave në politikë, thotë Freedom House, është intensifikuar që nga vendimi i Gjykatës së Lartë në 2010 për të lejuar shpenzime të pakufizuara për reklama politike nga korporatat e pavarura. Për të adresuar këtë problem, organizata rekomandon që “ligjvënësit federalë dhe shtetërorë të përqendrohen në reformimin e financimit të fushatave që përfshijnë rritjen e transparencës për reklamat politike, forcimin e rregulloreve që të parandalohet bashërendimi i veprimeve mes një kandidati dhe një grupi të pavarur që mbështet zgjedhjen e tij”.

Pengesa ndaj Polarizimit dhe Ekstremizmit me Ngritjen e Komisioneve të Pavarura për Përcaktimin e Zonave Zgjedhore

Freedom House rekomandon që për të mbrojtur parimin e përfaqësimit të barabartë, shtetet, të cilat në bazë të ligjit çdo 10 vjet rishikojnë dhe ndryshojnë kufijtë e zonave zgjedhore, duhet ta mbrojnë këtë proces nga interesat partiake që përpiqen të manipulojnë kufijtë në interes të tyre. “Në shumicën e shteteve, kufijtë vendosen nga legjislaturat e shtetit, duke e lënë procesin të hapur ndaj manipulimit nga partia që mban një shumicë legjislative…. Krijimi artificial i zonave “të sigurta” ku një parti e ka të garantuar fitoren,” është një faktor kryesor i polarizimit dhe mosfunksionimit në politikën amerikane,” thotë raporti. Organizata sugjeron ngritjen e komisioneve të pavarura që do ta bëjnë ndarjen e zonave zgjedhore jashtë presioneve politike.

Shtetet e Bashkuara mbeten një vend i lirë dhe amerikanët gëzojnë një sistem demokratik më të fuqishëm sesa shumica dërrmuese e popullatës së globit, thekson në raport Freedom House. Megjithatë, organizata e sheh situatën aktuale në SHBA si pasqyrim i një gërryerjeje të jashtëzakonshme të demokracisë, sidomos duke marrë parasysh aspiratat e Amerikës si model i demokracisë në botë. “Një dekadë më parë, Shtetet e Bashkuara kishin 94 pikë nga 100 pikët e mundshme në raportin Liria në Botë, përkrah demokracish si Franca dhe Gjermania. Sot, këto vende mbeten në 10 vendet e para me numrin më të lartë të pikëve, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë rënë duke grumbulluar 83 pikë, në një grup me demokracitë më të reja si Rumania, Kroacia dhe Panamaja. Freedom House vëren se kjo rënie është shqetësuese për amerikanët, por edhe për mbarë botën. “Pozicioni i spikatur dhe ndikimi global i Shteteve të Bashkuara bëjnë që problemet e kësaj demokracie të kenë pasoja unike negative mbi demokracinë në pjesën tjetër të botës”.

Marre nga: VOA

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota shba shba

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës