6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
BRUKSEL– Ministrat e Jashtëm të NATO-s u zotuan se aleanca perëndimore do të vazhdojë të përshtatet përballë “kërcënimeve në rritje dhe konkurrencës sistematike”, ndërsa theksuan se “veprimet agresive të Rusisë përbëjnë kërcënim për sigurinë euro-atlantike”.
“Fuqitë kategorike dhe autoritare, si dhe aktorët joshtetërorë sfidojnë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, ashtu si edhe kërcënimet hibride dhe kibernetike, përdorimi keqdashës i teknologjive të reja, si dhe kërcënimet e tjera asimetrike”, thanë ministrat në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të martën, pas ditës së parë të bisedimeve në Bruksel.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili po merr pjesë në mbledhjen dyditore të NATO-s, tha më herët se rritja ushtarake e Kinës dhe përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar Perëndimin janë kërcënime që kërkojnë bashkimin e NATO-s.
Në deklaratën e tyre, ministrat e NATO-s e riafirmuan “lidhjen e qëndrueshme transatlantike midis Evropës dhe Amerikës së Veriut – me NATO-n në zemër të saj”.
Ministrat po ashtu shprehën mbështetje për Nenin 5 të Traktatit themelues të NATO-s, sipas të cilit, sulmi kundër një aleati konsiderohet sulm kundër të gjithë atyre.
Në udhëtimin e tij të parë në Bruksel si sekretar shteti, Blinken po ashtu u zotua se Uashingtoni do të punojë për të rindërtuar dhe forcuar NATO-n.
“Shtetet e Bashkuara duan ta rindërtojnë partneritetin tonë… Ne duam ta ringjallim aleancën”, u tha Blinken gazetarëve, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Blinken do të takojë edhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, për të biseduar rreth rimëkëmbjes nga pandemia COVID-19 dhe forcimit të demokracisë.
Udhëtimi i tij në Evropë, sipas vëzhguesve, synon të nxjerrë në dukje politikën e re të jashtme amerikane, pas administratës së ish-presidentit Donald Trump.
Qasja e Trumpit ka qenë “Amerika e para” dhe aleatët tradicionalë i ka trajtuar shpesh si rivalë dhe jo partnerë.
Presidenti i ri amerikan, Joe Biden, është zotuar se do t’i riparojë marrëdhëniet transatlantike.
Marre nga: REL
(A.k.dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosoëvs, Lumir Abdixhiku ka pasur sot një takim me ambasadorin gjerman në Kosovë Jörn Rohde. Lajmin e ka bërë të ditu...
SHBA– Presidenti amerikan Joe Biden bëri thirrje të martën për një ndalim në të gjithë vendin të armëve sulmuese, pas incidentit në Boulder të Kolorados, ...
SHBA– Shtetet e Bashkuara përballen me një krizë akute të demokracisë. Në këtë përfundim arrin organizata Freedom House, e cila ndjek mbarëvajtjen e demok...
EGJIPT- Një mjeke në Egjipt është rrahur dhe hedhur nga dritarja pasi ka ftuar një koleg në shtëpi. Dailymail shkruan se 34-vjeçarja,pasi u rrah nga tre ...
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu duhet se do të jetë në krye të vendit edhe për 1 mandat të shtatë. The Jerusalem Post shkruan se sipas “...
ANGLI- Anglia ka ndezur të gjitha dritat e vendit për të përkujtuar të gjithë viktimat nga Covid-i. Kjo gjë është bërë me kërkesë të Kryeministrit britanik, Bor...
KOSOVË- Kandidatja për Presidente të Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet ditën e nesërme me Kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhikun. Gazeta...
HAGË- Seanca e radhës për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatin dhe Nesim Haradinajn do të mbahet në 30 mars. Lajmin e kanë bër...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë dozën e tij të parë të një vaksine anti-Covid. The Guardian shkruan se lajmin për vaksinimin e Putin e ka bërë të d...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur mbi dialogun me Serbinë. Në një intervistë për KohaVizion, ai ka thënë se procesi i dialogut është duk...