Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet 27-vjeçari, identifikohet autori! Shkak dyshohet se u bë një lojë minifutbolli (EMRAT)
EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima 8 Qershor, 12:06 Qëlloi ...
EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima 8 Qershor, 12:06 Qëlloi ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
• Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur reth orës 11:25 në rrugën “Dervish Luzha” në Kamëz, ku si pasojë viktimë ka mbetur 27-vjeçari, Ardian Baloshi. • Autori është identifikuar si Sadik Llanaj, 39 vjeç, i cili është larguar nga vendngjarja me automjet dhe dyshohet se është ende i armatosur. • Baloshi ndodhej në rrugë i shoqëruar me persona të tjerë në momentin kur autori Sadik Llanaj i është afruar me automjetin e tij dhe ka hapur zjarr. • Pas të shtënave Ardian Baloshin e kanë shoqëruar për në spital kalimtarët e rastit, ku më pas ai nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra. • Menjëherë pas kryerjes së krimit, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja me të njëjtin automjet dhe aktualisht, forcat RENEA po vijojnë operacionin në terren për lokalizimin e mjetit dhe kapjen e Sadik Llanajt. • Paraprakisht dyshohet se shkak i nisjes së një konflikti banal mes autorit dhe viktimës është një lojë minifutbolli.
9 artikuj për këtë temë.
KAMËZ- Personi që shihni në foto është Sadik Llanaj, 39-vjeçari që vrau mesditën e kësaj të hëne 27-vjeçarin Ardian Baloshin. Ky i fundit ndodhej në rrugë i shoqëruar me persona të tjerë në momentin kur autori Sadik Llanaj i është afruar me automjetin e tij dhe ka hapur zjarr. Pas të shtënave Ardian Baloshin e kanë shoqëruar për në spital kalimtarët e rastit, ku më pas ai nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Menjëherë pas kryerjes së krimit, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja me të njëjtin automjet dhe aktualisht, forcat RENEA po vijojnë operacionin në terren për lokalizimin e mjetit dhe kapjen e Sadik Llanajt. Paraprakisht dyshohet se shkak i nisjes së një konflikti banal mes autorit dhe viktimës është një lojë minifutbolli./Dosja.al
KAMËZ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë Paskuqanit, ku pas të shtënave me armë zjarri, ka humbur jetën 26-vjeçari Ardian Baloshi. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është 39-vjeçari Sadik Llanaj, ndërsa policia ka bërë të ditur se konflikti ka nisur për motive të dobëta.
Policia në njoftimin e saj, thekson se autori është shpallur në kërkim, ndërkohë që shton se nuk ka të plagosur të tjerë.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë Sot, rreth orës 11:25, është marrë njoftim se në spital është transportuar pa shenja jete shtetasi A. B., rreth 27 vjeç. Menjëherë pas marrjes së njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. Nga provat e administruara deri në këto momente, dyshohet se shtetasi A. B, është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Dervish Luzha”, në Kamëz, pas një konflikti për motive të dobëta.
Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar shtetasi S. Ll., rreth 39 vjeç. Menjëherë janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, janë angazhuar forca të shtuara policore në terren dhe po zhvillohen kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë ligjore. Sqarojmë se nuk ka shtetas të tjerë të dëmtuar nga kjo ngjarje. Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për kapjen e autorit dhe do t’ju informojmë në vijim për çdo gjë që lidhet me këtë ngjarje./Dosja.al
KAMËZ- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit Ardian Baloshi. Drejtori i Komanduar i Policisë Tiranë, Oliger Torba bëri me dije se viktima dhe autori, Sadik Llanaj, janë banorë të zonës së Kamzës. Bëhet me dije se Ardian Baloshi ndodhej në rrugë i shoqëruar me persona të tjerë në momentin kur autori Sadik Llanaj i është afruar me automjetin e tij dhe ka hapur zjarr.
Llanaj sapo është gjendur pranë tyre ka hapur zjarr, duke lënë të plagosur rëndë 27-vjeçarin, i cili më pas ka ndërruar jetë. Pas të shtënave Ardian Baloshin e kanë shoqëruar për në spital kalimtarët e rastit, ku më pas ai nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra.
Dyshohet se mes viktimës dhe autorit ka pasur një konflikt të mëparshëm, çka duket se ka shtyrë autorin drejt sulmit të sotëm. Menjëherë pas kryerjes së krimit, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja me të njëjtin automjet. Aktualisht, forcat RENEA po vijojnë operacionin në terren për lokalizimin e mjetit dhe kapjen e Sadik Llanajt, i cili dyshohet se lëviz ende i armatosur.
“Në spital e Traumës ka shkuar pas shenjka jete Ardian Balloshi rreth 27 vjeç. Nga konstatimet dëmtimet i ka pasur me armë zjarri. Duke parasysh rrezikshmërinë e autorit, është gjykuar që në operacion të marrë pjesë dhe forcat RENEA. Ngjarja ka ndodhur në rrugë. Janë të dy banorë të zonës. Autori ka qenë me automjet. Nuk ka të plagosur të tjerë. Viktima është dërguar në spital me automjet privat nga qytetarë të rastit”, tha Oliger Torba./Dosja.al
KAMËZ- Pamjet nga vendi i ngjarjes, ku Sadik Llanaj vrau me armë zjarri 27-vjeçarin Ardian Baloshi janë publikuar. Siç shihet edhe në pamje, policia ka rrethuar zonën ku ndodhi krimi dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë dhe dyshimeve se autori është ende i armatosur kanë zbarkuar në terren edhe forcat RENEA dhe kanë nisur një operacion masiv kërkimi.
Baloshi ndodhej në rrugë i shoqëruar me persona të tjerë në momentin kur autori Sadik Llanaj i është afruar me automjetin e tij dhe ka hapur zjarr. Pas të shtënave Ardian Baloshin e kanë shoqëruar për në spital kalimtarët e rastit, ku më pas ai nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Menjëherë pas kryerjes së krimit, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja me të njëjtin automjet dhe aktualisht, forcat RENEA po vijojnë operacionin në terren për lokalizimin e mjetit dhe kapjen e Sadik Llanajt. Paraprakisht dyshohet se shkak i nisjes së një konflikti banal mes autorit dhe viktimës është një lojë minifutbolli./Dosja.al
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur këtë të hënë në kamëz, ku viktimë mbeti 27-vjeçari, Ardian Baloshi. Ngjarja e rëndë që i mori jetën 27-vjeçarit ka vënë në lëvizje repartet elitë të Policisë së Shtetit.
Për shkak të rrezikshmërisë së lartë dhe dyshimeve të forta se autori është ende i armatosur, forcat RENEA kanë zbarkuar në terren dhe kanë nisur një operacion masiv kërkimi. Zonës është vendosur në rrethim, ndërsa efektivët e armatosur po ushtrojnë kontrolle të rrepta në zonë./Dosja.al

KAMËZ- Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit, Sadik Llanaj që vrau me armë zjarrin 27-vjeçarin Ardian Baloshin. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti banal të nisur në kalçeto.
I riu fillimisht u paraqit në Spitalin e Traumës i plagosur, pot fatkeqësisht nuk mundi tu mbijetojë plagëve. Megjithatë, deri më tani rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta për hetuesit./Dosja.al

TIRANË- I plagosuri me armë zjarri që humbi jetën te Spitali i Traumës është identifikuar. Bëhet fjalë për Ardian Baloshin, 27 vjeç, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në zonën e Kamzës.
27-vjeçari është paraqitur te Trauma me plagë, ku pas ka ndërruar jetë. Ndërkohë Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rendë si dhe identifikimin e autorit që i mori jetën 27-vjeçarit./Dosja.al
TIRANË- Personi i plagosur ditën e sotme në Kamëz, ka humbur jetën. Mësohet se i plagosuri ka ndërruar jetë, pasi është transportuar në Spitalin e Traumës.
I plagosuri nuk arriti që t'i mbijetonte dot plagëve të marra nga arma e zjarrit. Ndërkohë që pritet të identifikohet autori i ngjarjes si dhe viktima./Dosja.al
TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të hënë në Kamëz. Bëhet me dije se personi i plagosur është paraqitur me plagë në Spitalin e Traumës.
Sipas raportimeve të deritanishme, gjendja shëndetësore e tij nuk dihet ende. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al