LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi zgjedhor në Kosovë, pritet nisja e numërimit të votave

• Procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, është mbyllur zyrtarish në orën 19:00. • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e personave të cilët kanë marrë pjesë në votim. • Sipas KQZ-së, të drejtën e votës e kanë ushtruar 675 mijë e 950 persona, që përbën 34,49 për qind të elektoratit të regjistruar.  • Sipas të dhënave zyrtare, në këto zgjedhje kishin të drejtë vote 2 milionë e 92 mijë e 174 qytetarë. • Ndërkohë, për herë të parë në procesin zgjedhor morën pjesë 22 mijë e 685 votues të rinj. • Votimi është zhvilluar në 949 qendra votimi me gjithsej 2 mijë e 550 vendvotime të shpërndara në të gjithë territorin e Kosovës. • Edhe kësaj radhe, procesi u monitorua nga mijëra vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë. • Në garë morën pjesë 22 parti politike dhe tre koalicione parazgjedhore. • Vetëvendosja garoi në koalicion me Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane, ndërsa PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja konkuruan të vetme. • Pjesë e kësaj gare ishte edhe ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila i priu listës për deputetë të LDK-së, partisë ku ishte pjesë përpara mandatit presidencial. • E vetme garoi edhe Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar. • Një ditë më parë ka votuar diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. • Sipas të dhënave zyrtare, nga 27.724 votues të regjistruar jashtë vendit kanë votuar 22.414 qytetarë, ose 80.85% e tyre. • Procesi është zhvilluar në 30 përfaqësi diplomatike, përfshirë ambasada dhe konsullata në Evropë, SHBA dhe Kanada. • Zgjedhjet u ndoqën me interes edhe nga Bashkimi Evropian, i cili ka kërkuar krijimin e institucioneve të qëndrueshme për të çuar përpara reformat dhe procesin e integrimit evropian.

7 artikuj për këtë temë.

35 MINUTA ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ Haxhiu: Çdo votë duhet trajtuar me përgjegjësi të lartë

Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi zgjedhor
Albulena Haxhiu

KOSOVA- Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se me mbylljen e qendrave të votimit, nis faza vendimtare e procesit zgjedhor - numërimi i votave.

Ajo tha se çdo votë përfaqëson vullnetin e qytetarëve dhe duhet të trajtohet me përgjegjësinë më të lartë.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu u bëri thirrje personave përgjegjës që të angazhohen me përkushtim, vigjilencë dhe profesionalizëm në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor, duke uruar që rezultati përfundimtar të pasqyrojë besnikërisht vullnetin e qytetarëve./Dosja.al

45 MINUTA ME PARE

Numërohen 72 kutitë e para në Kosovë/ Kryeson Vetëvendosja e Kurtit, e ndjekin PDK e LDK

Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi zgjedhor
Foto ilustruse

KOSOVA- 72 kutitë e para të votimit, në Kosovë janë numëruar. Nga numërimi i tyre ka rezultuar se ajo që deri në këto momente është Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit me 34.18%.

Ajo ndiqet nga PDK me 19.95%, ndërsa LDK vjen e treta me 14.76%. Ndërkohë, Lista Serbe numëron 9.83%./Dosja.al

54 MINUTA ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Vullneti i qytetarëve është brenda kutive të votimit

Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi zgjedhor
Albin Kurti

KOSOVA- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë, tha se vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme, është brenda kutive të votimit. Kjo duke theksuar se mbrojtja e tij është thelbësore për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti u bëri thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve që të ushtrojnë me përgjegjësi detyrën e tyre gjatë procesit të numërimit të votave.

“Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike”, shkroi Kurti./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon shifrat: Ja sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi zgjedhor

KOSOVA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikuar shifrat e personave të cilët kanë marrë pjesë në votim. Sipas KQZ-së, të drejtën e votës e kanë ushtruar 675 mijë e 950 persona, që përbën 34,49 për qind të elektoratit të regjistruar.

Sipas të dhënave zyrtare, në këto zgjedhje kishin të drejtë vote 2 milionë e 92 mijë e 174 qytetarë. Ndërkohë, për herë të parë në procesin zgjedhor morën pjesë 22 mijë e 685 votues të rinj.

Votimi është zhvilluar në 949 qendra votimi me gjithsej 2 mijë e 550 vendvotime të shpërndara në të gjithë territorin e Kosovës./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ Shënohet pjesëmarrja më e ulët

Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi zgjedhor
Foto ilustruse

KOSOVA- Procesi zgjedhor në Kosovë është mbyllur në orën 19:00. Qytetarët që ndodhen brenda qendrave, kanë të drejtë të përfundojnë procesin e votimit.

Deri në orën 17:00, mbi 560 mijë veta ushtruan të drejtën e tyre. Rreth 200 mijë më pak krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ Përfundon procesi zgjedhor

Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi zgjedhor
foto nga procesi zgjedhor

KOSOVË- Ka përfunduar procesi zgjedhor për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.  Sapo janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, analisti Bleron Baraliu ka bërë publike projeksionet e tij për rezultatin e partive politike.

Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm, ndërkohë që për pozitën e dytë është duke u zhvilluar një garë e ngushtë mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK

Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi zgjedhor
Foto ilustruse

KOSOVA- Procesi zgjedhor në Kosovë sapo ka përfunduar. Menjëherë pas kësaj kanë dalë përgjigjet e exit poll-eve të para. I pari që kryeson listën është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosja me 42%. 

Lëvizja Vetëvendosja  ndiqet nga PDK me 21.6% të votave, ndërsa LDK me vetëm 17%./Dosja.al

Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi zgjedhor

Sondazh

Poll

“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralistët...

“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralistët...

“PS shpëtimtare, jo tradhtare e Shqipërisë”, Rama: Kur morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte

Rama për protestuesit: Kush do e përfaqësojë Shqipërinë në BE nëse ne ikim

Rama: Shqipëria nuk është e shqiptarit, por e Zotit dhe mikut!

“Të kthejmë potencialin natyror në motor ekonomie”, Rama: Protesta, një çorodi!

Rama: Kemi mundësinë që ta ngremë Shqipërinë dhe ta vendosim atje ku e donin rilindasit

“Ule atë parullën”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

"Të kishte vdekur edhe djali im”, flet nëna e Violand Braçellarit: Policia qëlloi e para...

Shkeli perimetrin e sigurisë, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i mjetit lundrues në Borsh

"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër

Thirrje kundër Kryeministrit para Komisionit Europian: Rama në burg!

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Voton Kurti: Sot vendosin ata që votojnë, ushtroni të drejtën tuaj

Rama: Takimi me kancelarin gjerman ishte provë që vlerësimi për Shqipërinë është maksimal

Rama: 10 vite më parë në zonat e mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme

Rama: Nuk e kanë me mjedisin dhe me zogjtë e Shqipërisë, e kanë secili për agjendën e vet

Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë

Rama për takimin me banorët e Zvërnecit:Takova njerëz që u fyen dhe u masakruan nga flamingot online

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi prekës i protestuesit që po lufton me kancerin

"Rrjolli nuk hesht"/ Valë revolte ndaj qeverisë edhe në Shkodër: Revolucion!

"Na pyesin kush e organizon protestën..."/ Qytetarja: Protestën e organizuan ata që na vodhën

"Poshtë qeveria"/ Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen

Protesta e diasporës kundër projektit në Zvërnec/ Vjena i bashkohet revoltës kundër qeverisë Rama

Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë

Berisha: Qeveria jonë nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore

Berisha: Komisioni i Sigurisë në Kuvend do hetojë vrasjen në krye të detyrës të policit në Korçë

Berisha: Sistemi që instaloi pas mbylljes së TikTok-ut për të survejuar internetin

Berisha: Rama po grabit kanionin e Gjipesë, po përdor Ardit Bidon për të falsifikuar dokumentet

Protestuesit njëzëri "Rama në burg, Berisha në burg"/ Berisha iu përgjigjet: Jeni vegël e qeverisë

Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dalshin prej burgu!

Ministri i Turizmit Blendi Gonxhe zbret në Pogradec me avion uji

"S’ka dialog, po na marrin pronat"/ Qytetarët protestë në Zvërnec

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta