Dita e 9 e protestës kundër projektit në Zvërnec/ Mijëra qytetarë mblidhen në Tiranë: Revolucion dhe dorëheqje!
“Jep dorëheqjen”/ Rama takim me socialistët në Shkodër, pritet me protestë: Turp, Turp 8 Qershor, 18:17 ...
“Jep dorëheqjen”/ Rama takim me socialistët në Shkodër, pritet me protestë: Turp, Turp 8 Qershor, 18:17 ...
EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima 8 Qershor, 12:06 Të sht&...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
• Mijëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në sheshin“Skënderbej”, ku dhe ka nisur organizimi i tyre për të nisur marshimin drejt ambienteve të Kryeministrisë. • Kjo është dita e nëntë e protestës së tyre, ndërsa kanë kërkuar anulimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit bëjnë thirrje për ndryshim. • Protesta e tyre është shpërndarë edhe në qytete të tjera të vendit si Saranda, Korça, Fieri, Durrësi, Kukësi dhe Elbasani. • Nga ana tjetër protestat janë shtrirë edhe në diasporë, ku qindra emigrantë kanë protestuar në Londër, Mynih, Berlin, Milano, Fierence, Bolonja dhe Bruksel. • Komisioni Evropian ka shprehur shqetësimin se projekti i planifikuar në zonën e mbrojtur Pishë Poro–Nartë mund të ketë ndikime mjedisore që bien në kundërshtim me procesin e negociatave të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. • Paralelisht me protesta, në hapësirën online po zhvillohet edhe një pedicion me sloganin “Rama Out”, gjë e cila është kthyer në një nga fushat më të mëdha online vitet e fundit. • Të dhënat zyrtare të publikuara nga organizatorët e kësaj fushate deri në këto momente, bëjnë me dije se peticioni është firmosur nga mbi 450 mijë shqiptarë. • Pra nisma ka arritur rreth 40% të objektivit të saj, prej 1,000,001 firmash. • “Edi Rama dorëhiqu”, “Shqipëri e Re”, “Atdheu nuk shitet”, “Shqipëria është e shqiptarëve, vdekja e tradhëtarve” , “Revolucion”, “Dorëheqje”, “Shqipëri e Re”, ”Qeveri teknike”, ”Anulo projektitn”, këto janë disa nga thirrjet me të përsëritura nga ana e protestuesve.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Një situatë e tensionuar është paraqitur minutat e fundit pranë Kryeministrisë, pasi protestuesit janë përplasur me me anëtarë të FRPD. Protestuesit i kanë cilësuar ata si opozitë e e shitur.
Qytetarët u kanë kërkuar përfaqësuesve të FRPD-së të largohen nga protesta, kjo theksuar se nuk duan asnjë përfaqësim politik në tubim. Pas kësaj ata kanë thirrur në kor “Opozitë e shtirur”./Dosja.al
TIRANA- Mijëra protestues janë mbledhur ditën e sotme në sheshin para godinës së qeverisë, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta e tyre po transmetohet live edhe nga Reuters.
Kujtojmë që kjo është dita e nëntë e protestës së tyre, ndërsa numri i protestuesve sa vjen dhe rritet. Protesta është shpërndarë edhe në qytete tjera të vendit dhe në diasporë./Dosja.al
SHKODRA- Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon këtë pasdite një takim me socialistët në qytetin e Shkodrës. Qindra qytetarë kanë dalë në protestë, ndërsa kanë kërkuar anulimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheqjen e tij nga qeveria.
View this post on Instagram
“Jep dorëheqjen”, “Rama në burg , Berisha në burg”, janë thirrjet e qytetarëve në Shkodër. Të pranishën në terren janë edhe një numër i lartë i efektivëve të policisë./Dosja.al
TIRANA- Qindra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në sheshin “Skënderbej”, ku pritet të nisin tubimin e tyre drejt Kryeministrisë. Kjo është dita e nëntë e protestës së tyre, ndërsa përmes saj ata kanë kërkuar anulimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Me flamuj kuqezi dhe pankarta në duar ata kanë bërë thirrje për ndryshim. “Edi Rama dorëhiqu”, “Shqipëri e Re”, “Atdheu nuk shitet”, “Shqipëria është e shqiptarëve, vdekja e tradhëtarve” , “Revolucion”, “Dorëheqje”, “Shqipëri e Re”, ”Qeveri teknike”, ”Anulo projektitn”, këto janë disa nga thirrjet me të përsëritura nga ana e protestuesve./Dosja.al