44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për largimin e kryeministrit nga pushteti: Rama jep dorëheqje
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
"Abuzime të forta në tregun e hidrokarbureve"/ Braçe në Kuvend: Para të pista kanë hyrë në treg pë...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Në televizione, në parlament e në rrjete sociale, personat LGBTI përdoren si temë për panik moral Dhe ndërkohë që urrejtja bën zhurmë, institucionet zgjedhin heshtjen. Por kjo heshtje ka pasoja konkrete në jetët tona.

Sot nuk po marshojmë vetëm për krenari.
Po marshojmë për mbijetesë.
Po marshojmë në një kohë kur politika shqiptare vazhdon të flasë për ne pa marrë përgjegjësi për jetët tona. Në televizione, në parlament e në rrjete sociale, personat LGBTI përdoren si temë për panik moral Dhe ndërkohë që urrejtja bën zhurmë, institucionet zgjedhin heshtjen.
Por kjo heshtje ka pasoja konkrete në jetët tona.
Sepse ndërsa shumë politikanë flasin pafund për trupat tanë, personat transgjinor në Shqipëri vazhdojnë të mos kenë akses në kujdes shëndetësor dinjitoz.
Është premtuar, janë bërë takime, janë ngritur pritshmëri.
Une sot dua t’i kërkoj publikisht llogari Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,Znj. Evis Sala:
Pse vazhdon të zvarritet procesi I miratimit te Protokollit shendetesor per personat trangjinor?
Sa kohë duhet që jetët e tyre të mbeten pezull për shkak të mungesës së vullnetit politik?
Heshtja juaj përballë kësaj padrejtësie është bashkëfajësi.
Këtë vit, Shqipëria dëgjoi zërin e familjeve tona.
Dëgjoi nënat tona. Gjyshet tona. Prindërit tanë.
Prindër që dolën publikisht në një klimë urrejtjeje për të thënë diçka shumë të thjeshtë: “Ky është fëmija im. Dhe unë e dua.”
Një nënë shkroi për djalin e saj transgjinor:
“Detyra ime si prind a nuk është kjo? Të jem krah tij pa kushte, me dashuri dhe mbështetje sa dhe kur të ketë nevojë?”
Një hallë shkroi për mbesen e saj:
“Ti për hallën nuk je një debat në televizor. Je mbesa ime. Je gjaku im. Je familja ime.”
Një gjyshe i shkroi nipit të saj:
“Ky djalë ka gjetur veten. Sa të paktë janë ata që e gjejnë.”
Dhe mamaja ime shkroi per mua:
“Jam me fat që jam mama jote… Mos harro, je shpirti ynë, drita e syve tanë.”
Këto letra nuk jane vetem emocionale. Jane politike. Jane revolucionare.
Sepse në një shoqëri që përpiqet të na çnjerëzojë, akti më radikal është të thuash publikisht: “Ky është fëmija im dhe unë nuk kam turp prej tij.”
Këtë vit dëgjuam politikanë që kërkonin të na fshinin nga ligjet. Deputetë që propozuan ndryshime për t’u mohuar personave transgjinor të drejtën për t’u njohur nga shteti. Njerëz që folën për ne pa na njohur, pa na dëgjuar, pa u interesuar asnjëherë për jetët tona.
Por ne nuk heshtëm.
Ne shkuam në parlament.
Ne shkuam në gjykata.
Ne u përballëm me urrejtjen permes ligjit, dijes dhe me guxim.
Dhe po, arritëm të ndalim amendamente që do t’i kishin bërë jetët tona, jetet e grave te ketij vendi edhe më të pamundura.
Por le të jemi të sinqertë: kjo nuk mjafton.
Nuk mjafton sepse familjet tona ende nuk njihen nga shteti.
Nuk mjafton sepse personat trans ende nuk kanë njohje ligjore.
Nuk mjafton sepse të rinjtë queer rriten duke menduar se janë gabim.
Dhe dua t’u them sot të gjithë atyre të rinjve që po na dëgjojnë fshehurazi nga telefoni:
Ti nuk je gabim.
Ti nuk je turp.
Ti nuk je vetëm.
Problemi nuk është ekzistenca jote. Problemi është një shoqëri që të ka mësuar të kesh frikë nga vetja.
Kjo është arsyeja pse Marshimi I Krenarise është ende i nevojshëm.
Sepse ky Marshim nuk është vetëm festë.
Është një protestë kundër heshtjes.
Është refuzimi ynë për t’u zhdukur.
Dhe po, ndonjëherë lodhemi.
Lodhemi duke u mbrojtur çdo ditë.
Lodhemi duke justifikuar ekzistencën tonë.
Lodhemi duke dëgjuar njerëz që flasin për ne sikur të mos jemi qenie njerëzore.
Por pastaj kujtojme diçka.
Kujtojme çdo person queer që nuk arriti sot të vijë këtu.
Çdo fëmijë që është ndjerë vetëm.
Çdo person që është përjashtuar nga familja.
Çdo nënë që ka qarë nga frika për fëmijën e saj.
Dhe çdo njeri që ende beson se kjo botë mund të bëhet më e drejtë.
Për ta jemi këtu sot.
Sepse vala e urrejtjes kalon.
Ne mbetemi.
Bashkë.
Kur Mario Kempes erdhi në Lushnjë, nuk kërkoi as pasaportë, as leje banimi. Erdhi, pa, dhe u largua me avionin e fundit. Sylvinho, Zabalet...
Agim Nesho Ne nuk e kishim besuar asnjëherë që Europa kishte nevojë për Talibanizmin perëndimor, për të mbijetuar n...
Për kombin tonë, integrimi europian është më shumë se pranimi në familjen europiane. Ky është momenti historik ku...
Endri Xhafo Pashë sot avokatin e të pandehurit Erion Veliaj, Plarent Ndrecën, që "qahej" në një konferencë për shty...
Agim Nesho Integrimi i Edi Ramës në Bashkimin Europian duhet të jetë një nga pikësynimet kryesore të BE-së. Gabimis...
Ermal Mulosmani Qëllimi më i qartë i çdo opozite në botë është gjetja e mënyrës për të shkuar...
Është e vështirë të flasësh për sektorin farmaceutik sot pa pasur ndjesinë se po përsërit të njëjt...
Ngjarja e ndodhur së fundmi në Tiranë përfaqëson një tjetër shembull të një tragjedie të paralajmëruar....
Agim Nesho Një shtet serioz, që ka vizion për të ardhmen e tij, sigurisht pjesën e bashkëpunimit me Diasporën duhet ta k...
Një ditë pasi fitoi zgjedhjet, kryeministri i ardhshëm i Hungarisë, Peter Moxhar, arriti që me një fjali ta nervozojë presi...