LIVE UPDATES
Editorial

Paradokset e veprimtarisë së Njeriut-Shtet

Prandaj njeriu-shtet ruan sjelljen klienteliste dhe servile e të nënshtruar ndaj vendeve perëndimore, ndërsa brenda vendit pengon cdo alternativë qeverisëse, arreston opozitën, manipulon zgjedhjet, kontrollon drejtësinë dhe orienton “zhvillimin” në atë drejtim sa ju heq shqiptarëve cdo shpresë dhe mundësi për të jetuar.

7 Korrik 2025, 11:31 Nga Agim Nesho
Paradokset e veprimtarisë së Njeriut-Shtet
Agim Nesho

Ajo që është instaluar sot në Shqipëri nuk ka të bëjë me një regjim demokratik dhe aq më pak me shtetin e së drejtës. Shqipëria sot është në përmbajtje një autokraci elektorale, por ruhet forma demokratike për tu përshtatur me kontratën popullore. Fshehja pas fasadës demokratike është e nevojshme për regjimin për tu mbrojtur nga dëshira e opinionit publik që të jetë pjesë e Perëndimit dhe frikës së kundërveprimit të demokracive perëndimore. Prandaj njeriu-shtet ruan sjelljen klienteliste dhe servile e të nënshtruar ndaj vendeve perëndimore, ndërsa brenda vendit pengon cdo alternativë qeverisëse, arreston opozitën, manipulon zgjedhjet, kontrollon drejtësinë dhe orienton “zhvillimin” në atë drejtim sa ju heq shqiptarëve cdo shpresë dhe mundësi për të jetuar.

Zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 majit ishin një farsë elektorale e frikshme, që i siguroi Ramës mandatin e katërt qeverisës, por edhe një pikë kthese në të ardhmen e saj europiane. Demagogjia se do mbetemi në pushtet për të integruar Shqipërinë në BE ishte vetëm kali i betejës për të justifikuar mbajtjen e pushtetit. Pavarësisht konjukturave gjeopolitike, rrezikut rus dhe dëshirës së BE për të ruajtur influencat e saj në të gjithë hapësirat gjeografike europiane, Shqipëria është shumë larg kritereve për t’ju afruar vlerave europiane dhe jo të bëhet pjesë e saj. Ajo është vendi ku krimi po ndyn politikën, ku pastrohen paratë e pista të karteleve të drogës, ku kanabisi është bërë pjesë e funksionimit të shtetit sa herë ai ka nevojë, ku krimi i organizuar nuk lufton me rivalët por kërkon pushtet politik. Ajo cfarë shitet për opinionin ndërkombëtar dhe cfarë preket dhe njihet nga opinioni i brendshëm është paradoksi më i madh që na shoqëron sot.

Por le të ndalemi në paradokset e qeverisjes së këtij regjimi autokratik lindor.

Së pari, kërkon integrimin europian, por interesat e tij përputhen me autokracinë lindore dhe financimet e sheikëve arabë. Shiko privatizimet e aseteve strategjike të vendit tonë, të cilat në pjesën më të madhe të tyre janë bërë me Turqinë, vendet arabe ose me oligarkët klientelistë të regjimit që ruajnë interesat e tij. Regjimi shprehet se do integrimin europian, por nuk plotëson asnjë nga kriteret e Kopenhagen-it. Mungesa e llogaridhënies, transparencës si dhe korrupsioni janë pengesat e para që e bëjnë të papajtueshëm me veprimtarinë e familjes europiane.

Së dyti, flet për sukses të reformës në drejtësi, për funksionim të shtetit të së drejtës por shteti është i kapur dhe drejtësia është në funksion të njeriut-shtet. Reforma në drejtësi është iluzioni më madh për gjithë naivët që duan ta besojnë. Reforma në drejtësi ishte një mjet për të realizuar qëllimin e një pushteti të pakufizuar. Sot drejtësia është një armë e politizuar në shërbim të autokratit. Ajo përdoret kundër opozitës dhe liderave të saj, dhe vazhdon makiazhin kur godet “dardhët e kumbullat e kalbura”, që nuk i duhen më autokratit. Drejtësia nuk godet krimin zgjedhor, ndërsa krimin e organizuar e shikon në funksion të interesave të pushtetit ose kur kërkohet ndërhyrje nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Aty punojnë edhe njerëz të ndershëm dhe me integritet, por përpara një shteti të kapur që kontrollon cdo gjë ata mbeten në funksion të tij. Rasti i gjyqtares Irena Gjoka tregon qartë drejtësinë tonë të reformuar. Pasi i përdorin për dhënie dënimesh politike bëjnë sikur i heqin kur nuk ju duhen. Po vendimet e saj a do të kenë vlerë? Në bazë të doktrinës së të drejtës në shumë demokraci perëndimore vendimet e saj vihen në dyshim dhe nuk njihen. Kush do të mbajë përgjegjësi për këto vendime?! Po për dëmin moral?!

Kapja e institucioneve të drejtësisë është një nga veprimtaritë kryesore të regjimeve autokratike elektorale. Ato ju duhen për të legjitimuar vendimet e autokratit. Shikoheni se si veprohet me zëvendësimet e zërave kundër edhe në Gjykatën Kushtuese për të kontrolluar cdo hapësirë.

Së treti, flet për parlamentarizëm, pluralizëm, por vepron si monark absolut. Ideja e demokracisë parlamentare u kompromentua nga regjimi i Rilindjes kur në listat e përfaqësuesve u vendosën njerëz me veprimtari të dyshimtë kriminale. Parlamenti humbi funksionin e përfaqësuesve të deleguar drejt përfaqësuesve të interesave autokratike. Integriteti dhe mbrojtja e interesave të popullit  nga deputetet u kthye në korin e automatëve të komanduar nga lideri për të krijuar dhunën e shumicës. Sot, për të zhdukur të shkuarën, janë larguar më shumë se gjysma e deputetëve të legjislaturës së kaluar dhe janë zëvendësuar me fytyra të reja. Deputetët e rinj i cojnë në kurse partie të përgatiten se si duhet të bëjnë ligje dhe përfaqësojnë popullin!! Rastet janë edhe më të rënda kur vendimi i partisë është më i rëndësishëm se votat e popullit dhe autokrati kërkon me insistim që Zeqineja të jetë në parlament për skenarin që ai parashikon për shfaqjen e ardhshme. Parlamenti i ardhshëm po dominohet nga figura jo publike që kanë marrë dyfishin e votave të vetë kryetarit të partisë, që ka mbi 20 vite në pushtet.

Pra parlamentarizmi ka marrë formën që do Monarku, i cili do të qeverisë në mënyrë absolute. Zgjedhjet e fundit parlamentare dhe farsa e tyre e ka cuar Shqipërinë në një udhëkryq të rrezikshëm. Ky regjim ose ndalet tani ose Shqipëria shkon drejt një diktature putineske te konsoliduar.

Kjo nuk është vetëm detyrë e opozitës për ta ndaluar këtë regjim. Për popullin, Europa do të mbetet një ëndërr e bukur që po venitet. Dhe sic ka thënë Dante “nuk ka dhimbje më të madhe se sa të kujtosh kohët e lumtura në mizerje”./Dosja.al

agim nesho

Sondazh

Poll
Editorial 23 Qershor 2025, 15:26 DW

Bashkimin Evropian nuk e pyet askush!

Takimi i ministrave të jashtëm në Zvicër EVROPË- Ndërsa lufta po përhapet në Lindjen e Mesme, aktorët kryesor&...

Editorial 19 Qershor 2025, 12:19 Lutfi Dervishi

Bomba bërthamore e Shqipërisë!

Lutfi Dervishi TIRANË- Nëse mendojmë se problemet që kemi janë korrupsioni, papunësia, zgjedhjet e kontestuara, uji i (pa)pij...

Editorial 5 Qershor 2025, 15:01 Ditmir Bushati

Humbja e Liberalizmit

Foto Ilustruese Nëse do të duhet të shpjegojmë me një fjali rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Poloni, mund të th...

Editorial 25 Maj 2025, 20:17 Agim Nesho

Është regjimi o çyryk, jo opozita

Agim Nesho Zgjedhjet e 11 Majit treguan se ishin një maskaradë elektorale, ku regjimi i inkriminuar dhe korruptiv i Edi Ramës mbrojti fasad...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet