LIVE UPDATES
Editorial

Opozita apo maxhoranca, kush duhet të ndryshojë që zgjedhjet të kenë kuptim

Derisa SHBA të vendosë si do të sillet me zgjedhjet, që një nga njerëzit e afërt të Trump, i pësoi në vetë të parë, mund të thuhet se lajmet nga Perëndimi janë të këqija për ata që duan zgjedhje të lira. Qeveritë perëndimore i vlerësuan zgjedhjet, e rikonfirmuan Ramën dhe po shprehin mbështetjen, megjithëse procesi zgjedhor, edhe në raportin paraprak të OSBE-ODIHR, edhe në dëshmitë mediatike dhe politike vendase, ishte i keq, i nbushur me incidente dhe skandale, i karakterizuar nga deformini i votës në masën kritike që solli fitoren e thellë të partisë në pushtet.

15 Maj 2025, 16:18 Nga Enton Abilekaj
Opozita apo maxhoranca, kush duhet të ndryshojë që zgjedhjet
Enton Abilekaj

Përveç diferencës së thellë, ndryshimi nga 4 vjet më parë është se, ndërsa atëherë urimi i Departamentit të Shtetit i kapi palët me vota nëpër duar, këtë herë mungon, megjithëse kutitë u mbyllën dhe boja nëpër gishta është fshirë. Ndërsa gëzon vizitën e Kryeministrit britanik në Shqipëri dhe urimet që ka marrë dhe pritet t’i marrë live të premten, nuk mund të vihet bast për qetësinë e Ramës, përsa kohë urimi amerikan mungon.

Derisa SHBA të vendosë si do të sillet me zgjedhjet, që një nga njerëzit e afërt të Trump, i pësoi në vetë të parë, mund të thuhet se lajmet nga Perëndimi janë të këqija për ata që duan zgjedhje të lira. Qeveritë perëndimore i vlerësuan zgjedhjet, e rikonfirmuan Ramën dhe po shprehin mbështetjen, megjithëse procesi zgjedhor, edhe në raportin paraprak të OSBE-ODIHR, edhe në dëshmitë mediatike dhe politike vendase, ishte i keq, i nbushur me incidente dhe skandale, i karakterizuar nga deformini i votës në masën kritike që solli fitoren e thellë të partisë në pushtet.

Më shumë se kurrë mekanizmi i tjetërsimit u shfaq këtë herë si produkt i një partie - shtet që në çdo vendim, ka një qëllim elektoral kundër interesit publik. Kur Kryeministri bën 2 ditë para zgjedhjeve një vendim qeverie për faljen e gjobave të 10 viteve të fundit, kjo nuk është thjesht shkelje e kodit zgjedhor për të cilën Komisioneri Celibashi nuk tha një fjalë. Nuk është as thjesht një procedurë e paligjshme me ministrat e shpërndarë nëpër rrethe, por është mbi të gjitha një precedent që favorizon shkelësit në kurriz të zbatuesve të ligjit. Është blerje e hapur e votës.

Edhe vëzhguesit e huaj e kuptuan dhe e theksuan këtë, por Komisioneri që duhet të garantojë barazinë e palëve në zgjedhje nuk guxoi të pipëtinte. Aq më pak task forca e SPAK, që ishte e zënë duke zbatuar urdhërat e Ramës.
Kur kukullat e banditëve, burra e gra, marrin më shumë vota se të gjithë politikanët dhe personazhet publikë në listat e hapura, përsëri nuk ka hetim, sepse garantuesit e zgjedhjeve të lira SPAK, Prokurori, KQZ dhe polici i shqetëson më shumë Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, që po ia dridhte Ramës me Tom Doshin, se hyrja e krimit në Parlament, duke përzënë që aty politikanët dhe intelektualët e paarmatosur me banditë.

Këto dhe shumë episode të tjera vetëm sa mishëruan atë që dihej më parë, se Edi Rama, i keqpërdor të gjitha institucionet që kontrollon për ta ruajtur pushtetin absolut duke prishur zgjedhjet. Se që të nesërmen e zgjedhjeve ai do ta rindezë makinerinë e partisë-shtet për zgjedhjet që vijnë, nuk do ta lërë asnjë minutë asnjë nga të rekrutuarit të harrojë se e ka shitur shpirtin dhe duhet të jetë gati për t’i sherbyer pushtetit edhe kur nuk ka zgjedhje. Me një gisht te platforma aktivisti dhe me dorën tjetër duke mbledhur të mirat e pushtetit, rezultati i zgjedhjeve të ardhshme vetëm do të thellohet, shpresa për rotacion do të shuhet përfundimisht, bashkë me besimin tek opozita.

Jo se opozita bëri maksimumin, jo se opozita e justifikoi besimin e votuesve, por sistemi i ndërtuar mbi parimin e shtetit të kapur nga partia, beteja elektorale totalisht e pabarabartë e një shteti të tërë kundër opozitës, i bën të paarsyeshëm edhe argumentet më të drejtë, për përmirësimin e opozitës, për rifreskimin e imazhit, hapjen e saj dhe riorganizimin. Sepse zgjedhjet nuk varen më nga opozita, as nga partitë e reja që nuk e shikojnë akoma problemin te sistemi mbytës që ka krijuar Rama. Zgjedhjet varen vetëm nga partia - shtet që rekruton dhe korrupton gjithmone e më shumë, vret lirinë dhe pastaj thotë: ky popull nuk mund ta ndryshojë kurrë qeverinë e tij pa ndryshuar më parë opozitën që nuk do.

Po sikur opozita të ndryshonte, po sikur Berisha të ikte dhe në krye të PD të vinte një ekip i ri, a do të bënte Edi Rama një proces të drejtë zgjedhor? A do të ndaloheshin patronazhistët të bënin rekrutime me joshje dhe shantazh deri në pikën që rezultati i zgjedhjeve të mos reflektojë as realitetin që Rama përshkruan, deri në pikën që të tejkalojë dhe parashikimin më optimist të Edi Ramës?

Në fakt rezultati tregoi se problemi i madh është pikërisht ky sistem i krijuar për të paravendosur rezultatin, se çfarëdo të ndodhë në opozitë, të dalin parti të reja me figura të panjollosura, apo partitë e vjetra me politikanë të konsumuar, rezultati nuk do të ndryshojë. Prandaj, përpara se të diskutohet cilësia e partive apo liderëve të opozitës, është e domosdoshme të rrëzohet ky sistem, shteti i kapur, partia-shtet. Vetëm pas bashkimit për të rrëzuar sistemin mund të ketë hapësirë demokratike për të diskutuar cilësinë e partive dhe liderëve dhe për t’u ndarë nëpër preferencat politike.

enton abilekaj

Sondazh

Poll
Editorial 13 Maj 2025, 14:27 Agim Nesho

Maduro instalohet në Shqipëri

Agim Nesho TIRANA- Zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri treguan se ishin një masakër e llahtarshme zgjedhore. Autokrati Rama, me gjysm...

Editorial 2 Maj 2025, 22:53 Ermal Mulosmani

Sundimi 25-vjeçar i një Mujshari

Ermal Mulosmani TIRANË- Edi Rama ka qenë 11 vjet Kryetar i Bashkisë së Tiranës (2000-2011), 12 vjet Kryeministër (2013-2025),...

Editorial 28 Prill 2025, 11:30 Meri Lika

Kontrata

Meri Lika TIRANË- Gjullurdia që ngriti në rrjet Kontrata që Partia Demokratike ka lidhur me “Continental Straegy” LLC, gjul...

Editorial 11 Prill 2025, 10:37 Ditmir Bushati

Të pretendosh të (pa)mundurën

Ditmir Bushati Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, njëkohësisht ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet