LIVE UPDATES
Editorial

Bomba bërthamore e Shqipërisë!

Nëse demokracia funksionon mbi parimin e përfaqësimit, atëherë në mungesë të rinjve, do të kemi një sistem që punon për të moshuarit. Shenjat janë të qarta: në fushatë premtimi kryesor ishte rritja e pensioneve.

19 Qershor 2025, 12:19 Nga Lutfi Dervishi
Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Lutfi Dervishi

TIRANË- Nëse mendojmë se problemet që kemi janë korrupsioni, papunësia, zgjedhjet e kontestuara, uji i (pa)pijshëm, mungesa e drejtësisë apo largimi i trurit, po injorojmë dramën që po gërryen themelet e vendit: plakjen e popullsisë.

Sipas të dhënave më të fundit, vendi ka hyrë zyrtarisht në listën e 11 vendeve më të plakura të Europës. Mosha mesatare sot është 44.3 vjeç, ndërkohë që në 2010 ishte 31.9. Ritmi i moshimit është i jashtëzakonshëm: 12.4 vite në vetëm 14 vjet, katër herë më shumë se mesatarja e vendeve të BE-së.

Në një kontinent që vetë po lufton prej dekadash me plakjen, Shqipëria nuk është se vetëm po plaket… por po zbrazet. Nuk po zbrazët vetiu. Presidenti francez Charles de Gaulle thoshte dikur: "Demografia bën historinë, dhe jo e kundërta." E nëse historia është udhërrëfyesi ynë, atëherë ne jemi duke ndjekur një kurs që s’na çon drejt BE-së, por drejt një zbrazëtie me pasoja fatale. Nje shtëpi që nuk merr frymë brehet. Kush do të paguajë pensionet? Kush do të mbajë gjallë sistemin shëndetësor? Kush do të punojë tokën, të hapë biznese, të mbajë gjallë gjuhën, qytetet, lagjet?Kush do të votojë? Kush do të sigurojë të ardhmen, vijimësinë? Dhe më e rëndësishmja: kush do të na përfaqësoje?

Nëse demokracia funksionon mbi parimin e përfaqësimit, atëherë në mungesë të rinjve, do të kemi një sistem që punon për të moshuarit. Shenjat janë të qarta: në fushatë premtimi kryesor ishte rritja e pensioneve. Jemi kthyer në një vend ku shumica e brezit të pensionistëve vendos për të ardhmen e brezit të ri. Në vend të çerdheve, kopshteve e shkollave, do të flasim gjithnjë e më shumë për ndertimin e azileve.

Dhe do të përfundojmë shumë shpejt në gerontokraci (pushteti i pleqve)  Kjo krizë është sociale, ekonomike dhe politike. Por çuditërisht, kriza nuk artikulohet. Asnjë sociolog, asnjë demograf, asnjë profesor i universitetit nuk po e ngre zërin siç duhet. Ministritë heshtin. Akademia e Shkencave hesht. Edhe biznesi, që do të duhej të ishte në alarm për mungesën e fuqisë punëtore, po sillet sikur gjithçka do të zgjidhet me ndonjë tender a PPP për të sjellë emigrantë nga Azia.Kjo nuk është thjesht mungesë vëmendjeje, është tentativë vetëvrasje kolektive. Rastësi?

Nëse plakja është e pandalshme, braktisja mund të ndalet. Në vend të një politike e propagande të bazuar në projeksione dhe llogari statistikore, për numrin e turistëve që rritet krahasuar me 2013, kemi nevojë për një shkundje shoqërore dhe politike.

Një pakt kombëtar për ripërtëritje demografike, me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve; shtetit, shoqërisë civile, universiteteve dhe biznesit i shoqëruar me politika sociale për rikthimin e emigrantëve të rinj dhe për stimulin e lindshmërisë do të ishte një fillim i mirë. Politikat e Hungarisë në këtë drejtim (apo çdo vendi që ka sukses në këtë fushë) duhen qëmtuar e zbatuar pa humbur kohë. Bonusi i bebeve duket se nuk dha rezultatet që priteshin.

Modeli i zhvillimit: gjithë Shqipëria në Tiranë po zbraz qytete e fshatra. Është prishur ekuilibri demografik i vendit. Është e domosdoshme rivendosja e dinjitetit të jetës në vend, në qytete dhe sidomos në fshat. Kjo nënkupton zhvillim të qëndrueshëm dhe jo fasada dhe shifra me milionë turistë që vizitojnë vendin.

Nëse vendi vijon të plaket me këtë ritëm dhe me këtë heshtje, atëherë nuk kemi më së çfarë të ardhme të planifikojme. Viti 2030 rrezikon të na gjejë më bastun "drejt BE", nëse ajo do të jetë ende në këmbë. Sot nuk na mungojnë shifrat. Shifrat po ulërasin, por mungon zëri.

Është paradoks që një vendi që shurdhohet nga propaganda, i mungon klithma për jetën.
Ndoshta për herë të parë pas shumë dekadash, armiku më i rrezikshëm i Shqipërisë nuk është korrupsioni, por ora biologjike. Tre dekada kryefjala ka qenë "demokracia", tani është: "demografia", nesër do të jetë asfiksia?

lutfi dervishi

Sondazh

Poll
Editorial 5 Qershor 2025, 15:01 Ditmir Bushati

Humbja e Liberalizmit

Foto Ilustruese Nëse do të duhet të shpjegojmë me një fjali rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Poloni, mund të th...

Editorial 25 Maj 2025, 20:17 Agim Nesho

Është regjimi o çyryk, jo opozita

Agim Nesho Zgjedhjet e 11 Majit treguan se ishin një maskaradë elektorale, ku regjimi i inkriminuar dhe korruptiv i Edi Ramës mbrojti fasad...

Editorial 13 Maj 2025, 14:27 Agim Nesho

Maduro instalohet në Shqipëri

Agim Nesho TIRANA- Zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri treguan se ishin një masakër e llahtarshme zgjedhore. Autokrati Rama, me gjysm...

Editorial 2 Maj 2025, 22:53 Ermal Mulosmani

Sundimi 25-vjeçar i një Mujshari

Ermal Mulosmani TIRANË- Edi Rama ka qenë 11 vjet Kryetar i Bashkisë së Tiranës (2000-2011), 12 vjet Kryeministër (2013-2025),...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet