LIVE UPDATES
Editorial

Humbja e Liberalizmit

5 Qershor 2025, 15:01 Nga Ditmir Bushati
Humbja e Liberalizmit
Foto Ilustruese

Nëse do të duhet të shpjegojmë me një fjali rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Poloni, mund të thuhet se progresistët dhe liberalët humbën përballë konservatorëve, në atë që mund të konsiderohet si ballafaqimi më i rëndësishëm zgjedhor i vitit në Europë. Si në shumë demokraci europiane, rezultati na tregon një komb të ndarë thuajse në mes midis konservatorëve dhe progresistëve, midis nacionalizmit dhe internacionalizmit liberal. Dhe një brez të ri të tradhëtuar nga qendra demokratike, që gjithnjë e më shumë e sheh veten tek e djathta apo e majta ekstreme. Një rezultat, që megjithëse është i ngushtë, ngjan me një brisk të hollë, thellësisht përçarës.
Dy vjet më parë, koalicioni shumëngjyrësh i udhëhequr nga ish Presidenti i Këshillit Europian dhe një prej veteranëve të politikës polake Donald Tusk, i dha fund pushtetit tetë-vjeçar të partisë konservatore Ligj dhe Drejtësi. Qeveria Tusk parashtroi dy përparësi të mëdha: (i) rivendosjen e besimit të publikut në institucionet demokratike; (ii) zbutjen e polarizimit politik e shoqëror. Në të dyja duket se dështoi.

Historia e Europës ka plot shembuj të transformimit politik drejt demokracisë, si nga autoritarizmi i krahut të djathtë (Portugali, Spanja, Greqia) ashtu edhe nga komunizmi (ish-Blloku Lindor) ose nacional-socializmi (Gjermani, Austri). Por, tejkalimi i një sistemi joliberal që u çimentua gjatë viteve në pushtet të partisë konservatore Ligj dhe Drejtësi, në një mënyrë liberale, ishte një territor i pashkelur, që në rastin e Polonisë u shoqërua me sfida më të mëdha se në rastet e mëparshme.

Me rikthimin në pushtet në vitin 2023, qeveria Tusk paraqiti një plan reformash që synonin ‘rivendosjen e demokracisë liberale’ dhe kthimin e Polonisë në zemër të zgjimit gjeopolitik të Europës për t'u përballur me kërcënimin e shtuar rus. Pavarësisht mbështetjes që erdhi nga Komisioni Europian dhe shfuqizimit të masave shtrënguese që BE-ja kishte vendosur ndaj Polonisë, për moszbatimin e standardeve të shtetit të së drejtës, dy pyetje mbeten pa përgjigje në rrugëtimin e qeverisë Tusk: Mbi çfarë baze duhet të bëhet rindërtimi institucional? A justifikon situata e jashtëzakonshme mjete të pazakonta, apo mjete që testojnë kufijtë e legjitimitetit?
Tek përgjigjet e pyetjeve të mësipërme mund të gjenden edhe një pjesë e arsyeve se përse kandidati i koalicionit qeveritar, kryetari i Bashkisë së Varshavës Rafał Trzaskowski, nuk arriti të bindte shumicën e votuesve dhe ç’është më shqetësuese shumicën e të rinjve, që të përqafonin agjendën pro-europiane dhe liberale.

Karol Nawrocki një figurë e panjohur dhe pa eksperiencë politike e ndërkombëtare, arriti të fitojë besimin e shumicës së polakëve, përmes një rrëfimi të përqendruar në vlerat konservatore, sovranitetin dhe mbrojtjen e traditave polake.

Përplasjet mes dy kampeve kryesore politike në Poloni ngjasojnë me lavjerrësin që herë shkon para e herë shkon pas. Edhe pse qeveria është përgjegjëse për përcaktimin e politikës së jashtme, të mbrojtjes dhe ekonomisë, presidenti ushtron veton mbi legjislacionin kyç, duke përfshirë buxhetin dhe politikën e emërimeve në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe drejtësisë.

Duke pasur parasysh fuqitë e vetos së presidentit, sikundër kampet politike të ndryshme që presidenti dhe qeveria përfaqësojnë, mund të thuhet se përplasja e hidhur midis tyre, medias dhe pjesëve të shoqërisë që i mbështesin ato, do të vazhdojë e pandërprerë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2027. Të gjitha lëvizjet në politikën polake do të orientohen për nga këto zgjedhje, duke e bërë bashkëjetesën politike midis presidentit dhe qeverisë gjithnjë e më të vështirë.

Si një anëtar kyç i BE-së dhe NATO-s, sherret e brendshme në Poloni mund të kenë ndikim në kapacitetin e BE-së dhe NATO-s për t'u përballur me kërcënimin rus. Në këtë situatë të re politike, marrëdhëniet polako-ukrainase do të shërbejnë si letër lakmuesi. Presidenti i ri kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe BE, duke shënuar një ndarje me qëndrimin e kahershëm të Polonisë. Kjo mund të dobësojë aleatët në vijën e parë, të cilët, e kanë konsideruar përpjekjen e Ukrainës për anëtarësim në strukturat euro-atlantike si një përparësi strategjike afatgjatë.

Me interes pritet gjithashtu pozicioni i Polonisë brenda këtyre organizatave në raport me SHBA-të, kur dihet se presidenti i zgjedhur u mbështet nga SHBA-të dhe madje u prit në Shtëpinë e Bardhë në prag të zgjedhjeve, ndërkohë që rivali i tij u mbështet nga udhëheqësit kryesorë europian. Deri tani Polonia është shfaqur si një avokate e zëshme për forcimin e bazës industriale të mbrojtjes të BE-së, që nënkupton forcimin e autonomisë strategjike të Europës dhe rritjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Presidenti i ri pritet të konfirmojë qëndrimin e vazhdueshëm të Polonisë, duke përfshirë shpenzimet e mbrojtjes dhe modernizimin ushtarak, pasi lidhja e tij e ngushtë me SHBA-të sugjeron mbështetje të fortë për NATO-n.

Në të njëjtën kohë, ai ka të ngjarë të mbështesë ndihmën ushtarake për Ukrainën, pasi fitorja e Ukrainës është jetike për interesat e Polonisë. Gjithsesi, mbetet të shihet se cila do të jetë qasja e tij në rast se politika e Presidentit Trump për të shkëputur Rusinë nga Kina do të realizohet në praktikë me çdo çmim (përfshirë edhe Ukrainën).

Presidenti i ri pritet të sfidojë agjendën e institucioneve mbikombëtare të BE-së duke përforcuar rrëfimin sovranist të partisë konservatore nga rradhët e të cilave vjen. Edhe pse qeveria polake është përgjegjëse për përcaktimin e qëndrimeve në BE, presidenti ka ndikim në formësimin e opinionit publik. Ndërsa presidenti Nawrocki mund të mos jetë në të njëjtën gjatësi vale me kryeministrin hungarez Viktor Orbán dhe atë sllovak Robert Fico, duke pasur parasysh dallimet e konsiderueshme rreth Rusisë, ata ka të ngjarë të jenë aleatë në formësimin e opinioneve dhe qëndrimeve alternative brenda BE-së.

Thënë ndryshe, për Europën, ky rezultat do të thotë se një nga vendet e saj kryesore, veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen europiane, të ardhmen e Ukrainës dhe përballjen me kërcënimin rus, do të jetë një partner më i dobët dhe më pak i bashkuar, si në BE ashtu edhe në "koalicionin e vullnetit" të përbërë nga ‘trekëndëshi i Weimar’ (Gjermani, Francë, Poloni) dhe Mbretëria e Bashkuar. Vështruar në një plan më të gjerë përtej kontekstit polak, ky rezultat është dëshmi e krizës me të cilën përballen forcat që i mëshojnë demokracisë liberale me mendësinë e Luftës së Ftohtë. Një humbje për liberalizimin. Ndarja e thellë në Poloni pasqyron një prirje në të gjithë Perëndimin që ka të bëjë me dobësimin e koalicioneve të qendrës demokratike që dikur mbështesnin qeverisjen liberale, veçanërisht në dekadat pas rënies së Murit të Berlinit.

Mirëpo, gjeopolitika e pas rënies së Murit të Berlinit, zbehu mjetin kryesor që mbante në këmbë liberalizmin: avantazhin e qartë përkundrejt kundërshtarëve joliberal. Asokohe, ngjitësi që e mbante këtë koalicion të bashkuar nuk ishte qëndrueshmëria dhe kohezioni i brendshëm, por diferenca me armikun e jashtëm.
Institucionet mbikombëtare dhe qeverisja teknokratike, shpesh të izoluara nga llogaridhënia e drejtpërdrejtë demokratike, shiheshin si forca stabilizuese, thelbësore për sigurinë dhe prosperitetin afatgjatë. Sakrificat e kërkuara nga demokracia liberale pranoheshin si më të preferueshme sesa kostot e dorëzimit ideologjik. Sot nuk shihen më si të tilla.

Në librin e sapo botuar “Çfarë mësova prej jush”, ish-kryenegociatori i BE-së për Brexit, dhe një prej politikanëve më të spikatur francez Michel Barnier, drejtimin nga Ursula von der Leyen të Komisionit Europian e përshkruan si “prirje autoritariste”. Ndërsa Komisionin Europian, si thellësisht burokratik, centralizues dhe të pandjeshëm ndaj interesave të qytetarëve. Kur një konstatim i tillë vjen prej një politikani të nivelit të lartë europian, është i kuptueshëm dividenti politik që grumbullohet nga parti konservatore apo populiste në shumë vende të BE-së, në emër të interesit kombëtar, traditës dhe sovranitetit.

Koalicionet që promovojnë demokracinë liberale nuk janë thjesht viktimë e elektoratit të pakënaqur, por gjithashtu vuajnë nga mungesa e një oferte bindëse për trajtimin e njëmendtë të refomave që kanë të bëjnë me demokracinë dhe shtetin e së drejtës, pabarazitë ekonomike që vijnë si rezultat i zhvendosjes së vendeve të punës të shkaktuara nga globalizmi dhe zhvillimi i vrullshëm teknologjik, ankthi dhe pasiguria që shkakton mungesa e një qëndimi të qartë e parimor rreth migrimit, ndryshimeve shoqërore dhe të ardhmes të projektit europian, në një mjedis gjeopolitik asgjësues.

Është kjo arsyeja që në një pjesë të mirë të vendeve me të kaluar totalitare, liberalizmi nuk shihet më si një sistem vlerash e parimesh të fituar e mbrojtur me mund, por si një ideologji hipokrite që i shërben mbijetesës politike të elitave. Prandaj, më shumë sesa një triumf i forcave konservatore, zgjedhjet presidenciale në Poloni janë një humbje për forcat e qendrës demokratike. Qëndrueshmëria e demokracisë liberale do të varet nga gadishmëria e tyre për të përqafuar një vizion të besueshëm të asaj që që mund të ofrojë demokracia liberale në kushtet që imponon koha.

Analiza është botim i Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana

ditmir bushati

Sondazh

Poll
Editorial 25 Maj 2025, 20:17 Agim Nesho

Është regjimi o çyryk, jo opozita

Agim Nesho Zgjedhjet e 11 Majit treguan se ishin një maskaradë elektorale, ku regjimi i inkriminuar dhe korruptiv i Edi Ramës mbrojti fasad...

Editorial 13 Maj 2025, 14:27 Agim Nesho

Maduro instalohet në Shqipëri

Agim Nesho TIRANA- Zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri treguan se ishin një masakër e llahtarshme zgjedhore. Autokrati Rama, me gjysm...

Editorial 2 Maj 2025, 22:53 Ermal Mulosmani

Sundimi 25-vjeçar i një Mujshari

Ermal Mulosmani TIRANË- Edi Rama ka qenë 11 vjet Kryetar i Bashkisë së Tiranës (2000-2011), 12 vjet Kryeministër (2013-2025),...

Editorial 28 Prill 2025, 11:30 Meri Lika

Kontrata

Meri Lika TIRANË- Gjullurdia që ngriti në rrjet Kontrata që Partia Demokratike ka lidhur me “Continental Straegy” LLC, gjul...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet