LIVE UPDATES
Editorial

Është regjimi o çyryk, jo opozita

ichard Haass thotë se “elektoralizmi jo domosdoshmërisht tregon një sistem demokratik.” Për më tepër, kur për të fituar zgjedhjet vihet në përdorim makineria e fuqishme e shtetit, presioni dhe frika ndaj administratës publike, patronazhistët dhe blerja e votës. Kur zgjedhjet nuk zhvillohen në kushte të barabarta dhe nën presion, ato nuk mund të jenë të lira dhe të ndershme.

25 Maj 2025, 20:17 Nga Agim Nesho
Është regjimi o çyryk, jo opozita
Agim Nesho

Zgjedhjet e 11 Majit treguan se ishin një maskaradë elektorale, ku regjimi i inkriminuar dhe korruptiv i Edi Ramës mbrojti fasadën e një demokracie elektorale për të legjitimuar pushtetin e tij autokratik. Richard Haass thotë se “elektoralizmi jo domosdoshmërisht tregon një sistem demokratik.” Për më tepër, kur për të fituar zgjedhjet vihet në përdorim makineria e fuqishme e shtetit, presioni dhe frika ndaj administratës publike, patronazhistët dhe blerja e votës. Kur zgjedhjet nuk zhvillohen në kushte të barabarta dhe nën presion, ato nuk mund të jenë të lira dhe të ndershme. Duke qenë të tilla, thjesht për të justifikuar procesin elektoral, tregojnë që Shqipëria nuk është një demokraci funksionale, por një autokraci elektorale për të mbajtur pushtetin nga një klikë e korruptuar. Pra diskutimi fillon këtu. Putinizmi dhe regjimet e ngjashme me të nuk diskutohen me të njëjtën logjikë si të demokracive perëndimore.

1. Merruni me regjimin e Ramës dhe mos devijoni diskutimin te Opozita

Megjithëse zgjedhjet ishin një masakër zgjedhore e përmasave të frikshme, diskutimi post-zgjedhor është orientuar drejt opozitës. Dhe kjo ndodh se regjimi i Ramës ka kapur të gjitha institucionet e shtetit, median e madhe që e kontrollon dhe organet e drejtësisë që kanë frikë të evidentojnë lidhjen e krimit me politikën. Në qoftë se regjimi i Ramës në 2013 erdhi në pushtet me aleancën e qelbësirave dhe mbushi parlamentin me elementë të inkriminuar, sot është krimi i organizuar që dikton bashkëpunimin e politikës me të. Vetëm deformimi i votës dhe grumbullimi i saj në përfaqësues të panjohur të mbështetur nga krimi i organizuar (80 mijë vota për 4 përfaqësues) bën që ky parlament të jetë i palegjitimuar. Përpara kësaj farse zgjedhore, intimidimit të votuesve, blerje masive të votave, dhënie projektesh dhe fondeve qeveritare në periudhën zgjedhore, diskutimi i opinionit publik orientohet nga regjimi drejt opozitës.

Opozita e masakruar dhe e demonizuar për vite të tëra, pa të drejtat bazë dhe me procese gjyqësore për të funksionuar, me arreste shtëpie dhe procese e akuza qesharake për liderin e saj, arriti të përfaqësohet si një alternativë serioze dhe e besueshme për cka i duhet Shqipërisë së vërtetë europiane në të ardhmen. Programi i saj ishte i mirë-përgatitur dhe shprehte interesat e shoqërisë dhe të një populli të mbajtur në varfëri për të ruajtur interesat e pushtetit. Skenari për të goditur opozitën është pjesë e shfaqjes për të instaluar regjimin diktatorial të Edi Ramës në Shqipëri.

2.   A ishin mesazhet e fushatës ato që orientuan votën në 11 Maj?

Shumë analistë naivë (për të qenë të paparagjykueshëm në integritetin e tyre), mendojnë se mesazhi i Ramës për integrimin europian ishte mesazhi i duhur që bëri të mundur fitoren e zgjedhjeve. Ideja e Ramës për të marrë flamurin e integrimit Europian ishte fabula për të justifikuar marrjen e mandatit të katërt pas një qeverisje skandaloze, të korruptuar duke keqpërdorur pronat dhe financat publike. Ai besonte tek Europa e Bashkuar aq sa kishte besuar tek partneriteti politik e strategjik me Turqinë neo-otomane të Erdoganit, apo Ballkanin e Hapur të themeluar me nacionalistin Vucic, të cilat i ridimensionoi gjatë udhëtimit të tij. Atij i duhej Europa si një fabul për popullin, duke ditur mirë që integrimi në të do të ishte vdekje për Perandorinë e tij të krimit dhe suksesin e narko-shtetit. Ata, që ndoqën me kujdes retorikën e tij gjatë zgjedhjeve, panë se projekti i tij europian ishte aq i pavërtetë sa u hodh poshtë vetëm nga logjika e analistit Sejamini dhe deklaratat e ish-emisarit të tij Mazi, që vetë ai i kishte besuar procesin e integrimit. Rama përdori Europën jo për ta futur Shqipërinë në Europë, por për tu kujtuar liderëve europianë klientelizmin e servilizmin e tij, i cili duhej përkrahur se gjithmonë ajo do të kishte nevojë për monstra pa karakter që shkatërrojnë vendin e tyre për tu bërë të pranueshëm. Ai zgjodhi Europën që aleatët e tij të brendshëm dhe të blerë ta kenë më të lehtë argumentin për ta mbrojtur, duke i hequr të drejtën një populli për të jetuar në demokraci.

Projekti europian i Edi Ramës është deri në 2030, pastaj rroftë …diktatura. Pa mbaruar mirë propaganda elektorale, Rama shprehet se do të shërbejë si urë lidhëse midis Europës dhe Lindjes së Mesme. Sigurisht që ai i ka parë hajrin si investimeve të sheikëve arabë ashtu edhe sistemit autokratik të tyre. Rama është po aq pro-europian sa Vucic, që kërkon Europën duke aderuar në sistemin rus të Euro-Azisë.

3. A duhen pranuar zgjedhjet e 11 Majit?

Absolutisht jo. Këto zgjedhje nuk ishin vetëm një farsë elektorale, por dhe një provë force e diktaturës së re që mund të marrë aq mandate sa mund ta ndryshojë Kushtetutën kur të dojë dhe si të dojë Autokrati. Dhe Autokracia e Ramës nuk është një autokraci që abuzon me pushtetin dhe mund të kontrollohet nga institucionet kushtetuese. Ai i ka kapur të gjitha. Për më tepër që ai është përfaqësues i narko-shtetit të krijuar prej tij dhe vepron në mbrojtje të interesave të tij. Deklarata e ish-numrit 2 të regjimit, Arben Ahmetaj, se “ai është vetë kreu i organizatës kriminale në Shqipëri”, duhet të na bënte të besonim që nuk mund të kishim zgjedhje të lira në Shqipëri. Megjithëse lideri i opozitës e shprehu qartë se nuk ka zgjedhje me regjimin e Edi Ramës, hyrja në zgjedhje ishte jo vetëm një akt i përgjegjshëm dhe respektimi i sistemit demokratik, por edhe mos i linte vend që opozita të përfaqësohej nga pseudo-opozita që pranojnë Ramën dhe bashkëpunojnë me të.

Sot për opozitën është beteja e fundit e saj për të mbrojtur demokracinë dhe mos kthimin e një diktature të re në Shqipëri. Kur të realizohet ky objektiv, atëherë le të flasim edhe për opozitën dhe alternativat më të mira për qeverisje.

Sondazh

Poll
Editorial 13 Maj 2025, 14:27 Agim Nesho

Maduro instalohet në Shqipëri

Agim Nesho TIRANA- Zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri treguan se ishin një masakër e llahtarshme zgjedhore. Autokrati Rama, me gjysm...

Editorial 2 Maj 2025, 22:53 Ermal Mulosmani

Sundimi 25-vjeçar i një Mujshari

Ermal Mulosmani TIRANË- Edi Rama ka qenë 11 vjet Kryetar i Bashkisë së Tiranës (2000-2011), 12 vjet Kryeministër (2013-2025),...

Editorial 28 Prill 2025, 11:30 Meri Lika

Kontrata

Meri Lika TIRANË- Gjullurdia që ngriti në rrjet Kontrata që Partia Demokratike ka lidhur me “Continental Straegy” LLC, gjul...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet