LIVE UPDATES
Editorial

Pa e parë problemin te vetja nuk ka korrigjim

Për të marrë pushtetin duhet organizim kapilar, njerëz që shkojnë në çdo shtëpi dhe flasin me votuesit. Do hierarki, organizim, imagjinatë, kreativitet, energji, punë të përditshme 4 vjeçare.

16 Maj 2025, 17:09 Nga Ermal Mulosmani
Pa e parë problemin te vetja nuk ka korrigjim
ermal mulosmani

TIRANË- Një gjë është e qartë. Edi Rama do t'i fitonte zgjedhjet me çdo kryetar të mundshëm të Partisë Demokratike. Ai ka perfeksionuar sistemin kapilar të menaxhimit të votës përmes favoreve/blerjeve. Jemi në një sistem oruellian ku Vëllai i Madh ka dijeni për gjithçka. Ai e di ekzaktësisht rezultatin e zgjedhjeve përpara se ato të zhvillohen. Mekanizmi është sondazhi permanent dhe tjetërsimi i vullnetit përmes favoreve të pushtetit dhe klientëve të tij përfitues.

Çdo klient-biznesmen ka një zonë të vogël në patronazh. Përfitimet 4 vjeçare dhe ato të ardhme duan paguar. Ai jep llogari për zonën e tij, ka siklet të madh. Bashkëpunon me kapobandën e zonës, bashkiakun, njerëzit me ndikim, kandidatin, median dhe aktorët lokalë. Premton favore, ndihmon të varfrit në fushatë.

Pastaj vijnë milingonat përfituese, patronazhistët. Këta kanë evidenca edhe më kapilare, shtëpi më shtëpi. Janë komshinjtë tanë të mirësjellshëm, shokët tanë, shokët e fëmijëve tanë. Është një piramidë njerëzish që jep llogari direkt te Alibaba.
Ndërsa Partitë e Opozitës nuk kanë as komisionerë për të gjitha zonat, as vëzhgues. Janë të hallakatur, bërtasin shumë, zihen në FB, ekspozohen, improvizojnë. Është si të ndeshet një ushtri e organizuar, me armatim modern, serioze, me një çetë pa orientim. Pushteti nuk fitohet vetvetiu e as se vjen radha. Për të marrë pushtetin duhet organizim kapilar, njerëz që shkojnë në çdo shtëpi dhe flasin me votuesit. Do hierarki, organizim, imagjinatë, kreativitet, energji, punë të përditshme 4 vjeçare.
Do edhe njerëz që rezistojnë me çdo mënyrë kur manipulimi nga pushteti bëhet total. Të thuash "Më vodhën votat" është kot.

Të kanë vjedhë votat? Merr masa. Gjej hajdutët, kapi. Ose kalo në nivele të rezistencës së armatosur. Bind njerëzit që pushteti po vidhet dhe duhet të organizohemi me armë. Kur ska mënyrë tjetër duhet të luftosh për të drejtën tënde. Jo të qash. Nuk të dëgjon më as Amerika e as Evropa nga ai veshi që dëgjonte refrenin: "Ja videot, provat e manipulimit". Ik ore zhduku mbro votën se kam halle më të mëdha se votën tënde të thotë. Nëse nuk bën asgjë nga këto bëj tjetrën: Dorëzohu, jep dorëheqje. Por mos u anko!

Partia Demokratike u shpartallua në Shtator të 2021-shit. 3 vjet luftë pa asnjë vetëpërmbajtje, duke u thënë të fundit sivëllezërve të tyre të deridjeshëm, nxorën në sipërfaqe gjithçka kishte barku. E pastaj u pajtuan. Por kjo ka kosto. Bashkimi është mekanik, i pasinqertë. Partia u bë si han pa porta e njëkohësisht udhëhiqej nga të paaftë e dallkaukë. Rrethi i dytë e i tretë ishin servilët ndërsa rrethi i katërt ishin ata që sdinin ku të shkonin si Jorida Tabaku. Tre rrethët e parë ia treguan vendin: Nga nënkryetare e Partisë e çuan në listë të hapur, atje ku askush nuk kishte garanci!

Një Parti e tillë nuk i fitonte dot zgjedhjet përballë ushtrisë së pushtetit. Nuk kishin asnjë shans, asnjë fare për ta përballuar.
Që të vijë në pushtet Partia Demokratike duhet të pregatitet mirë. Duhet ti përgjigjet dhëmb për dhëmb pushtetit. Vetëm fëmijët qajnë dhe kërkojnë aleancën e nënës sa herë duan të përkëdhelen.

Të përdorë sa më mirë çdo burim financiar e jo të japë 6 milion Euro njerëzve kot më kot. Më mirë të paguajë njerëz që i ka pranë vetes dhe bëjnë punë konkrete të kontrollueshme. Fundja do të mbesnin paratë për njerëzit e saj.

Janë njëqint gjëra por e para është: Të fillojmë ta shohim problemin te vetja. Pa e bërë këtë nuk ka korrigjim.

ermal mulosmani

Sondazh

Poll
Editorial 13 Maj 2025, 14:27 Agim Nesho

Maduro instalohet në Shqipëri

Agim Nesho TIRANA- Zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri treguan se ishin një masakër e llahtarshme zgjedhore. Autokrati Rama, me gjysm...

Editorial 2 Maj 2025, 22:53 Ermal Mulosmani

Sundimi 25-vjeçar i një Mujshari

Ermal Mulosmani TIRANË- Edi Rama ka qenë 11 vjet Kryetar i Bashkisë së Tiranës (2000-2011), 12 vjet Kryeministër (2013-2025),...

Editorial 28 Prill 2025, 11:30 Meri Lika

Kontrata

Meri Lika TIRANË- Gjullurdia që ngriti në rrjet Kontrata që Partia Demokratike ka lidhur me “Continental Straegy” LLC, gjul...

Editorial 11 Prill 2025, 10:37 Ditmir Bushati

Të pretendosh të (pa)mundurën

Ditmir Bushati Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, njëkohësisht ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet