LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzion"/ Rama në "Flasim": Protesta, një heroizëm imagjinar në kaosin e realitetit brutal

• Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për projektin në zonën e Zvërnecit. • Në podkastin e tij "Flasim", Rama i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ndikohen nga dezinformimi dhe narrativat e algoritmeve. • Kryeministri u shpreh se, aktivistët dhe qytetarët që kundërshtojnë projektin janë duke jetuar në një botë "ideale", ndërsa ai pretendon se po vepron mbi bazën e fakteve dhe zhvillimit. • Ai u shpreh se, flamingot nuk kanë nevojë për 'turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit'. • Rama deklaroi se, qytetarët që mendojnë se po mbrojnë kauzën e Zvërnecit, në fakt po mbrojnë interesat e dikujt tjetër, për të cilin interesat e Shqipërisë nuk kanë asnjë vlerë. •Në fund, Rama e cilësoi protestën një 'revolucion imagjinar' ku sipas tij, partitë e vogla po përpiqen të kapin një 'copë' pushtet për përfitime personale.

3 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

"Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzion"/ Rama

Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se, qeveria kërkon të bashkëpunjë me qytetarët duke ndarë bashkë të ndarë faktet dhe jo duke 'fluturuar aty ku faktet nuk kanë asnjë vlerë'.

Në poskastin e tij si çdo të dielë, Rama tha se, po diskutohet për një projekt, i cili ende nuk është gati por duhet të trajtohet si një projekt i cili  mund të bëhet sa më i shkëlqyer dhe jo për ta rrëzuar.

Në mbyllje të këtij fjalimi , Rama theksoi përparësinë e diskutimeve duke lënë mënjanë zhurmën mediatike që sipas tij e shkëputet nga thelbi i çështjes.

Dekarata e Ramës:

"Unë jam këtu, ne jemi këtu për të bërë së bashku më të mirën për Shqipërinë, për natyrën, për Zvërnecin, për flamingot, por ama për të bashkëpunuar me realitetin, jo jashtë realitetit. Për të ndarë së bashku faktet dhe jo për të fluturuar në një territor ku faktet nuk kanë asnjë vlerë. Dhe mbi të gjitha për të diskutuar për një projekt, i cili ende nuk është gati dhe për t’u marrë me mënyrën se si projekti mund të bëhet sa më i shkëlqyer dhe jo për ta rrëzuar, ndërkohë që ai është në lindje e sipër.

Besoj që ky shënim, ose më saktë kjo hyrje në këtë bllok shënimesh, është e mjaftueshme për ta quajtur bllokun të mbyllur për sot, sepse çdo gjë tjetër e keni mësuar nga burimet e tjera të lajmeve, nëse keni mësuar, por edhe në mos e paçi mësuar akoma, është më pak e rëndësishme sesa prezantimi me Fabrice del Dongo. Shumë faleminderit!"/Dosja.al

1 ORE ME PARE

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

"Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzion"/ Rama

Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sërish rreth protestës duke u shprehur se, flamingot nuk kanë nevojë për 'turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit'.

Gjatë podkastit të tij "Flasim", Rama deklaroi se, qytetarët që mendojnë  se po mbrojnë kauzën e Zvërnecit, në fakt po mbrojnë interesat e dikujt tjetër, për të cilin interesat e Shqipërisë nuk kanë asnjë vlerë.

Rama e cilesoi protestën një 'revolucion imagjinar' ku sipas tij, partitë e vogla po përpiqen të kapin një 'copë' pushtet për përfitime personale.

Deklarata e Ramës:

"Sa më shumë zemërim, sa më shumë frikë, sa më shumë tronditje, aq më shumë shpërndahet iluzioni se, pak nga pak, duke u shkëputur nga realiteti, njeriu, në realitetin e kuruar nga algoritmi, mund të ndryshojë botën, mund të shembë atë që e pengon të jetë i lumtur. Mund të bëjë një kapërcim të ëndërrt pa gjykuar më mbi faktet, por mbi një version faktesh që i serviret pa pushim, e pa pushim, e pa pushim në ekranin e celularit. Pa ndjekur domosdoshmërisht të vërtetën, por duke u bërë pjesë e një historie të ndërtuar për të, të montuar, të amplifikuar dhe të rrethuar me të tjerë si pjesë e diçkaje që të bën të mendosh se ti po përjeton mishërimin e bindjes tënde të ndarë me shumë të tjerë dhe papritur nuk je më vetëm. 

Prandaj edhe sot ka shumë njerëz që dalin në protesta me bindje të sinqerta, siç ka këtu jo shumë larg nga ku po flas, njerëz që mendojnë sinqerisht që duke dalë në protestë po mbrojnë natyrën, po mbrojnë flamingot, po mbrojnë një pasuri që i përket të gjithëve. Gjithçka është fisnike dhe legjitime dhe meriton shumë respekt si qëllim, por po i mbrojnë nga kush? Po i mbrojnë nga unë, po i mbrojnë nga ne? Që natyrën, mbrojtjen e natyrës, zonat e mbrojtura, ndalimin e gjuetisë së paligjshme, ndalimin e prerjes së pyjeve, i kemi pasur lajtmotiv dhe i kemi lajtmotiv të punës sonë.

Dhe prandaj edhe thjesht, thirrja ime është që, me respekt për motivin, nuk duhet përjashtuar detyrimi për të verifikuar faktet. Sepse kur emocioni ushqehet nga gjysmë të vërteta, nga pamje të shkëputura nga konteksti, nga sloganet që qarkullojnë më shpejt se provat, nga një algoritëm që shpërblen gjithmonë atë që trondit, jo atë që shpjegon, atëherë idealizmi, dëshira e sinqertë, nevoja për t’u shprehur në një komunitet, kthehet në instrument, në instrument në duart e atyre që kanë interesa krejt të tjera.

Njeriu mendon se po mbron flamingot, se po mbron Zvërnecin, se po mbron Shqipërinë, ndërkohë që po mbron interesat e dikujt tjetër, për të cilin interesat e Shqipërisë nuk kanë asnjë vlerë. Njeriu mendon se po lufton për diçka shumë fisnike, ndërkohë që është bërë një ushtar në një betejë që faktikisht nuk është më e tija. Ashtu si Fabrice del Dongo, ai hyn në fushën e betejës i tërhequr nga magneti i një ëndrre fisnike dhe dalëngadalë rrezikon të zbulojë shumë vonë se beteja ku u përfshi nuk ishte ajo që kishte besuar dhe mësimi i Fabrice del Dongos nuk është të heqësh dorë nga ëndrrat, nuk është të heqësh dorë nga dëshira fisnike që të jesh një ushtar i natyrës, që të jesh një vullnetar në mbrojtje të biodiversitetit, që të jesh një zë, një aktivist në kërkim të një harmonie sa më perfekte mes natyrës dhe zhvillimit.

Përkundrazi, është të mos lejosh që ëndrra të bëhet më e fortë se e vërteta dhe që, duke u bërë fanatik, të rrëzosh mundësinë e bashkëpunimit me faktet dhe me të tjerë që ti nuk do ta shohësh se mendojnë si ti. Duan të njëjtën gjë që do ti. Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit dhe të nxitura nga interesa të tjera që nuk janë fare interesat tona, nuk janë fare interesat e Shqipërisë, në një betejë të globalizuar, jo se bota papritur u zgjua e alarmuar për fatin e flamingove,  por se bota spostoi në Nartë një betejë të madhe kundër Presidentit të Amerikës për arsye që nuk kanë të bëjnë fare me Nartën dhe gjithë kjo urrejtje dhe ky mllef, dhe ky zemërim që ka natyrë politike, ideologjike, çfarë të doni, arsye që s’na interesojnë, krijoi kushtet që të hapej edhe një kanal, një revolucion imagjinar për ata që menduan gabimisht se u bë deti kos për lugën e ndryshkur të karrierave të tyre politike apo për partiçkat e tyre të reja, që u bënë shumë shpejt të vjetra, të vogla, që duan të rriten duke hedhur gurë, duke fshehur duart, duke nxjerrë një dorë, duke mbuluar një dorë tjetër.", u shpreh Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Një heroizëm imagjinar në kaosin e realitetit brutal"/ Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

"Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzion"/ Rama
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për projektin në zonën e Zvërnecit.

Në podkastin e tij "Flasim", Rama i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ndikohen nga dezinformimi dhe narrativat e algoritmeve.

Kryeministri u shpreh se, aktivistët dhe qytetarët që kundërshtojnë projektin janë duke jetuar në një botë "ideale", ndërsa ai pretendon se po vepron mbi bazën e fakteve dhe zhvillimit.

Deklarata e Ramës:

"Dua ta nis këtë bllok shënimesh me një histori të shkruar nga një prej ustallarëve më të mëdhenj të letërsisë botërore, Stendal, (Stendhal), i cili i dha një personazhi të jashtëzakonshëm, Fabrice del Dongos, një nga zhgënjimet më mbresëlënëse dhe më tragjike të historisë së letërsisë. Fabrice del Dongo ishte një i ri i dehur nga legjenda e Napoleonit, që u nis drejt Waterloo-së me zemrën në zjarr. Në imagjinatën e tij, beteja ishte skena ku historia shkruan për heronjtë, ku nderi fitohet me guxim dhe ku njeriu ngrihet mbi vetveten dhe ai ëndërron lavdinë, ëndërron madhështinë, ëndërron pjesëmarrjen në një epope të paharrueshme dhe natyrisht ëndërron edhe shkëlqimin e tij. Beson se do të prekë me dorë atë që deri atëherë ai e kishte vetëm ëndërruar, por kur mbërrin në Waterloo, gjithçka shembet. Përballë tij nuk ka asgjë nga bukuria e ëndrrës. Ka baltë, tym, pluhur, ulërima, erë gjaku, plagë të hapura, këmbë të këputura, koka të shpartalluara, njerëz që vriten dhe nuk kuptojnë asgjë.

Ushtarë që ikin po aq të tmerruar sa ata që sulmojnë dhe pse-ja humbet çdo mundësi për të marrë një përgjigje. Një heroizëm imagjinar tretet në kaosin e realitetit brutal. Ëndrra romantike për historinë përplaset me historinë e vërtetë. Dhe historia na kujton pikërisht këtë. Jo sa e rrezikshme është të kesh ideale. Të kesh ideale është e jashtëzakonshme, është e shëndetshme, është energjia e mirë që të çon përpara, por e rrezikshme është që idealet t’i lësh të ndërtohen mbi iluzione apo, më keq akoma, t’i lësh në duar që mund të kthehen në pengmarrëset e tua.

Sepse atëherë, kur ëndrra nuk bëhet më një dritë që ndihmon të kuptosh botën, por një perde që të pengon ta shohësh atë, ajo nuk është më një ëndërr, ajo është një makth dhe ky është edhe makthi dhe mallkimi i epokës sonë, ku iluzionet nuk prodhohen më vetëm nga propaganda apo fanatizmi si dikur, por ato prodhohen edhe në hapësirën e lirisë, me pakufishmërinë e mundësisë për të përzgjedhur dhe shumëfishuar nga algoritmet, të cilat nuk kanë asnjë interes për të vërtetën, por vetëm për vëmendjen tonë, narrativa të rreme, rrugë të gabuara dhe shembje të dhimbshme iluzionesh.", tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta

Rama: Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!

Berisha:Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën...

Berisha denoncon skandalin: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë

"Do të ndërpresim Bordin e Transparencës"/ Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

Vijon marshimi, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne

Protestuesi: Rama ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt

"Kur erdha nuk e gjeta babain gjallë"/ Protestuesja: Çfarë na duhet Europa kur kemi Europën tonë