LIVE UPDATES
Editorial

Kontrata

Lejohen dhuratat dhe ndihmat që vijnë nga parti ose bashkime ndërkombëtare partish, nga organizata e fondacione politike, vendase e të huaja, si dhe nga individë, persona fizikë e juridikë privatë vendas.

28 Prill 2025, 11:30 Nga Meri Lika
Kontrata
Meri Lika

TIRANË- Gjullurdia që ngriti në rrjet Kontrata që Partia Demokratike ka lidhur me “Continental Straegy” LLC, gjullurdi kjo që çuditërisht nisi nga SPAK, dhe që u mbush pastaj me të vërteta dhe të rreme, me krahasime dhe hiperbolizime, më vendosi përpara faktit se duhet të shkruaj për të, në të mirë të informimit të publikut.

Unë jam një nga audituesit e fondeve të Partive Politike si në fushatë zgjedhore ashtu edhe të pasqyrave financiare vjetore, e në këto kushte mendoj se mund t’i lejoj vetes të prononcohem lidhur me kontratën që Partia Demokratike ka lidhur me subjektin “Continental Strategy” LLC.

Për të dhënë një opinion sa më të qartë i jam referuar Kodit Zgjedhor, Ligjit nr.8580 datë 17.02.2000 “Për Partitë Politike” si dhe Rregullore për financimet mbi të cilat unë dhe kolegët e mi mbështetemi për të dhënë opinionet tona në lidhje me mënyrën e përdorimit të fondeve.

Kodi Zgjedhor në Pjesën e tij të Shtatë (Pjesa VII), përcakton rregullat e financimit të subjekteve politike në Zgjedhje dhe Fushatë Zgjedhore, dhe në këtë seksion ligji vendos kufizime në lidhje me kufirin që individë persona juridik ose privat nuk duhet të kalojnë në financimet e tyre, por Kodi Zgjedhor në asnjë pjesë të tij nuk përcakton kufizim financimi të subjekteve politike në periudhat jashtë fushatave.

Ligjit nr.8580 datë 17.02.2000 “Për Partitë Politike” neni 17 përcakton:

Neni 17

Burimet financiare dhe materiale të partive politike përbëhen nga kuotat e anëtarësisë, nga fondet publike, duke përfshirë edhe ndihmën financiare në masën e caktuar në Buxhetin e Shtetit të miratuar me ligj nga Kuvendi, fondet jopublike, të cilat janë dhurimet financiare, dhurimet në natyrë, shërbimet, sponsorizimet, kreditë apo garancitë e ndryshme, si edhe çdo transaksion tjetër financiar.

Si Kodi Zgjedhor po ashtu edhe Ligji për Partitë Politike, kanë një ndalim taksativ i cili përcakton:

Ndalohet ndihma financiare dhe materiale nga qeveri dhe nga ente publike ose private të huaja, si dhe nga ente vendase publike ose me pjesëmarrje të kapitalit shtetëror. Lejohen dhuratat dhe ndihmat që vijnë nga parti ose bashkime ndërkombëtare partish, nga organizata e fondacione politike, vendase e të huaja, si dhe nga individë, persona fizikë e juridikë privatë vendas.

Bazuar në sa kam sqaruar më sipër po vazhdoj me analizën e kontratës e cila sipas gjykimit tim mbështetur në legjislacion, është një financim në natyrë, në favor të Partisë Demokratike nga një fondacion i përfaqësuar nga shtetasi Nuredin Seci.

Pasi e lexova kontratën e lidhur me subjektit politik Partia Demokratike dhe subjektit “Continental Strategy” LLC, unë në rolin e një audituesi kontrollova dy përcaktime të cilat Kodi Zgjedhor dhe Ligji i Partive Politike i vendos si të ndaluara:

1-Që një individ, person fizik apo juridik, në Fushatë Zgjedhore, nuk mund të financojë më shumë se 1.000.000 lekë të reja.

2-Që ndalohet ndihma financiare nga individë, qeveri apo ente të huaja.

Shpjegojme pikën e parë: Kontrata përcakton ofrimin e shërbimit për gjatë dy vjetëve të aktivitetit të subjektit politik Partia Demokratike, pra jo në fushatë zgjedhore por në aktivitetin e saj dy vjeçar.

Në këto kushte pika e parë që bën pjesë tek kriteret ndalese të ligjit, NUK SHKELET.

Shpjegojmë pikën e dytë: Kontrata përcakton se subjekti politik Partia Demorkatike nuk ka detyrim financiar për pagesë por se për të ka garantuar shtetasi Nuredin Seci. Ngelet vetëm të zgjidhet çështja nesë personi është me shtetësi shqiptare apo jo.

Në lidhje me mundësinë financiare të pagesës së kësaj kontrate, atë e shikon SHBA-ja, nuk besoj se SPAK-u ka aq aftësi duke qenë se nuk ka patur aftësi të gjejë se ku kanë shkuar milionat e eurove të inçeneratorëve, sterilizimit, checkup-it, 5D-se etj etj.

Kjo kontratë do të kishte problem nëse pasi të mbaronte viti 2025 dhe subjekti Partia Demokratike të mos e deklaronte në pasqyrat e saja financiare.

Në vazhdim të gjithë kësaj, kam një pyetje për SPAK-un, kot sa për kureshtje:

A ka kontrolluar ndonjëherë se si shpenzohen fondet tona publike nga partitë politike?

Po për kureshtje dhe një pyëtje tjetër:

A ka hetuar SPAK-u se si i shpenzoi Luli 171.143.429 lekë domethënë 1 milion e 710 mijë euro, në vitin 2023 në zgjedhjet kur nuk kishte as kandidatë?

meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 11 Prill 2025, 10:37 Ditmir Bushati

Të pretendosh të (pa)mundurën

Ditmir Bushati Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, njëkohësisht ...

Editorial 8 Prill 2025, 14:22 Hans Henri P. Kluge

Jeta e çdo nëne ka rëndësi

Hans Henri P. Kluge Të gjitha nënat meritojnë të sjellin jetë në botë, pa e vënë në rrezik jetën e t...

Editorial 29 Mars 2025, 13:51 Enton Abilekaj

Plani 4-vjeçar i ndërtuesit shkatërrimtar

Enton Abilekaj TIRANA- Pas 2 fushatash me timon dhe dajre, Edi Rama vendosi më në fund të paraqesë një program për kat&e...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë