LIVE UPDATES
Editorial

Maduro instalohet në Shqipëri

Europa duhet të zgjedhë midis autokratit të saj të korruptuar, klientelist, anti-Trump dhe vlerave të saj demokratike.

13 Maj 2025, 14:27 Nga Agim Nesho
Maduro instalohet në Shqipëri
Agim Nesho

TIRANA- Zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri treguan se ishin një masakër e llahtarshme zgjedhore. Autokrati Rama, me gjysmën e qeverisë së tij në burg, me shpërdorime dhe vjedhje marramendëse të fondeve publike, me shpopullim të frikshëm të shqiptarëve që largohen me dëshpërim nga Shqipëria, fiton zgjedhjet me rritje të mandateve të tij parlamentare nga 74 në 80 +. Rama hapur sfidoi botën demokratike, duke deformuar dhe prishur zgjedhjet e lira dhe të ndershme, në funksion të mbajtjes së pushtetit të tij të korruptuar. Ai e përdori shtetin e kapur dhe mediat që kontrollohen prej tij për të deligjimituar procesin zgjedhor dhe duke e vënë regjimin Shqiptar kleptokratik të Edi Ramës në majën historike botërore që merr një mandat të katërt qeverisës me rritje të konsiderueshme. Kjo ka ndodhur në historinë botërore në Ishujt Komore, Ruanda, Bangladesh, dhe tani në Shqipëri. Me këtë veprimtari anti-demokratike dhe anti-kombëtare, Rama e vendos Shqipërinë poshtë standarteve të regjimeve më autokratike dhe feudaleske e klanore të Afrikës.

Zgjedhjet në Shqipëri u manipuluan përpara ditës së zgjedhjeve. Makineria e shtetit dhe patronazhistët kishin bërë ndarjen e punës për të frikësuar dhe vënë në lëvizje gjithë administratën publike duke i intimiduar se do të humbisnin vendin e punës; të blerjes së votës atje ku presioni nuk bënte punë; të ndihmës që do të vinte nga grupet kriminale, të cilët do të vepronin për të mos humbur parajsën e tyre në pastrimin e parave dhe mbajtjen e kontrollit mbi drogën; për bllokimin e veprimtarisë së institucioneve ligj-zbatuese për të mos evidentuar shkeljet në procesin zgjedhor.

Rama doli në këto zgjedhje pa asnjë platformë qeverisëse. I vetmi premtim i tij ishte që do ta integronte Shqipërinë në BE. Një premtim që nuk varej nga ai, për më tepër që standartet e vendit tregonin konsolidimin e narko-shtetit, sesa një përpjekje për një demokraci funksionale dhe shtet të së drejtës në Shqipëri. Ai u shpartallua në opinionin publik Shqiptar dhe u tregua i paaftë dhe pa vizion në studiot televizive, opozitare dhe jo-vetëm, përballë argumenteve të gazetarëve dhe analistëve të shkëlqyer, pa përmendur ndonjë rast dhe të talljeve për të ashtuquajturin projekt të tij europian. Paradoksi i këtyre zgjedhjeve ishte që populli nuk zgjodhi programin e detajuar të opozitës Shqiptare për rritjen e mirëqënies së tij por “pëlqeu” bufonin propagandistik; nuk pëlqeu rritjen e menjëhershme të pensioneve që do realizohej 100 ditët e para nga opozita, por zgjodhi premtimet e Ramës që këto rritje do bëheshin në fund të mandatit të tij; nuk zgjodhi frymën pro-biznes dhe uljen e taksave, por alternativën e Ramës për një shtet që kontrollon gjithcka.

Anti-europianisti më i madh i para pak viteve dhe krijuesi së bashku me Vucic i një Ballkani të Hapur kundër Procesit të Berlinit, u bë pro-europian nga halli. Europianizmi i tij u evidentua kur nuk arriti dot të blinte influencë politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai e përdori Europën si rezultat i refuzimit të Washington-it për shërbimet e tij të korruptuara dhe lidhjet okulte me McGonigal, Deripaska, etj. Dhënia e territoreve shqiptare për “turizëm” më shumë kishte nxitur ndjenjën e përcmimit në botën politike sesa entuziazmin për ata që i përfitonin. Ardhja e strategut LaCivita për menaxhimin e fushatës së PD në Shqipëri dhe deklaratat e tij “ose kukull e Soros ose mik me Shtetet e Bashkuara”, e kanë detyruar Ramën në kërkim të një përkrahje europiane, që është akoma skeptike nga revolucioni i ideve dhe veprimit të Trump në arenën botërore.

Sot, propaganda e sponsorizuar e Ramës në SHBA dhe Europë tregon entuziazmin për dështimin e MAGA-s në Shqipëri dhe mospranimin e ideve të Trump në Europë. Edhe këtë herë ai u përdor nga Sorosianët në luftën ndaj Trump.

Masakra zgjedhore në Shqipëri ka hapur rrugën e instalimit të plotë të regjimit të “Maduros Europian”. Kjo gjë është e papranueshme për popullin Shqiptar dhe në qoftë se nuk reflektohet përpara këtij skandali do ta cojë Shqipërinë drejt një destabiliteti. Dënimi dhe distancimi i Europës nga kjo maskaradë elektorale është një domosdoshmëri për vetë vlerat europiane.

Në qoftë se Europës i duhet të mbajë Edi Ramën për ta kthyer Shqipërinë një burg europian të emigrantëve, me projekte entuziaste të Melonit dhe laburistit Starmer, kjo është kundër interesave të demokracisë dhe popullit Shqiptar. Ne e refuzojmë këtë farsë politike dhe do të mbetemi besnikë të atyre vlerave europiane mbi të cilat është ngritur Europa e Bashkuar.

agim nesho

Sondazh

Poll
Editorial 2 Maj 2025, 22:53 Ermal Mulosmani

Sundimi 25-vjeçar i një Mujshari

Ermal Mulosmani TIRANË- Edi Rama ka qenë 11 vjet Kryetar i Bashkisë së Tiranës (2000-2011), 12 vjet Kryeministër (2013-2025),...

Editorial 28 Prill 2025, 11:30 Meri Lika

Kontrata

Meri Lika TIRANË- Gjullurdia që ngriti në rrjet Kontrata që Partia Demokratike ka lidhur me “Continental Straegy” LLC, gjul...

Editorial 11 Prill 2025, 10:37 Ditmir Bushati

Të pretendosh të (pa)mundurën

Ditmir Bushati Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, njëkohësisht ...

Editorial 8 Prill 2025, 14:22 Hans Henri P. Kluge

Jeta e çdo nëne ka rëndësi

Hans Henri P. Kluge Të gjitha nënat meritojnë të sjellin jetë në botë, pa e vënë në rrezik jetën e t...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet