LIVE UPDATES
Editorial

Naiviteti i Opozitës së Kosovës dhe pragmatizmi i Limajt

Zgjedhjet konfiguruan një tjetër skemë. Vetvendosje! mori 48 deputetë ose 40% të numrit të përgjithshëm të deputetëve. Sigurisht parti e parë. Bashkë me votat e komuniteteve minorancë, joserbe, shkojnë 58 deputetë.

18 Prill 2025, 17:34 Nga Ermal Mulosmani
Naiviteti i Opozitës së Kosovës dhe pragmatizmi i Limajt
Mulosmani


KOSOVË- Po të më pyesnin për koalicionet e mundshme paszgjedhore në Kosovë, ndër më të vështirat ishte Kurti me Fatmir Limaj. Kishin këndvështrime të diferencuara për gjithçka, qëndrime të thella kritike kundër njëri -tjetrit. Sipas meje, intervista e Limajt në TCH kundër Kurtit ishte ndër më të mirat. Por kjo ishte para zgjedhjeve.

Zgjedhjet konfiguruan një tjetër skemë. Vetvendosje! mori 48 deputetë ose 40% të numrit të përgjithshëm të deputetëve. Sigurisht parti e parë. Bashkë me votat e komuniteteve minorancë, joserbe, shkojnë 58 deputetë. Duhet thënë këtu që këta deputetë të komuniteteve kanë votuar gjithmonë pro krijimit të një Qeverie nga Partitë që kanë qenë shumicë. Por sa më e brishtë shumica aq më e lartë kërkesa e minoritarevë boshnjakë, turq, ashkalinj etj.

Pra Albin Kurti i kishte 58 vota, i duheshin edhe minimumi 3 të tjera. Nisur nga çdo përvojë e të shkuarës (2014 qeveria e Mustafës, 2017 Qeveria e Haradinajt, 2020 qeveria e Hotit), kur ka qenë në zgrip numri, janë gjetë zgjidhjet. Opozita e Kosovës duhej ta dinte që “tradhtarët” do të gjendeshin edhe këtë herë. Nuk ka rëndësi se ku, gjithmonë ka rrjedhje. Atje ku nuk e pret.

Memli Krasniqi (PDK), Lumir Abdixhiku (LDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK) dukeshin të paepur në refuzimin e çdo ftese qeveritare. Ashtu dukeshin edhe në 2014-ën Isa Mustafa, Ramushi, Kurti dhe Fatmir Limaj (koalicioni VLAN). Ishin vendosë me çdo kusht kundër Hashim Thaçit. I cili atë kohë ishte minorancë e ndjeshme ndaj opozitarëve të grupuar (37 deputetë kundër 63 të VLAN). E megjithatë blloku u ça, Thaçi joshi Isa Mustafën dhe Vlen-i u bë Van.

Pra edhe kur duket se nuk ka zgjidhje, pushteti josh dhe të blen njerëzit. Përvoja e 2014-ës e Thacit dhe të gjitha të tjerat, duhet të ndërgjegjësonin opozitarët e sotëm që Kurti do ta bëjë Qeverinë. Pa shumë dinjitet sigurisht. Por edhe pa e ulur kokën para tyre.

Duke e ditur fort mirë se çfarë do të ndodhte, pata rekomanduar votimin e Qeverisë Kurti edhe nga Opozita. Do ishte një gjest bujar në dukje, i paprecedentë, por thellë thellë do të ishte një shërbim i madh për kohët e vështira të Kosovës. Do e ulte ndjeshëm euforinë e Kurtit, ushtrimin e pushtetit me vendime të forta dhe do të ulte dozën e konfliktualitetit politik në Kosovë. Do të afronte një pajtim, një relaksim mes militantëve.

Por jo. Opozita u bë bllok monolit kundër Kurtit. Për fatin e madh të Fatmir Limajt. I cili lutej që kjo kundërshti antagoniste të rritej sa më tepër. Dhe kështu, 3 votat e tij të faktorizoheshin.
Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj e ndoqën këtë lojë të Limajt sit ë ishin ushtarë të tij. Tani Kosova do të ketë dy figure qendrore politike: Albin Kurti dhe Fatmir Limaj. E gjitha kjo me kontributin e paçmuar të Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj. Bravo Fatmir. Gurë shahu i bëre për lojën tënde.

ermal mulosomani

Sondazh

Poll
Editorial 11 Prill 2025, 10:37 Ditmir Bushati

Të pretendosh të (pa)mundurën

Ditmir Bushati Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, njëkohësisht ...

Editorial 8 Prill 2025, 14:22 Hans Henri P. Kluge

Jeta e çdo nëne ka rëndësi

Hans Henri P. Kluge Të gjitha nënat meritojnë të sjellin jetë në botë, pa e vënë në rrezik jetën e t...

Editorial 29 Mars 2025, 13:51 Enton Abilekaj

Plani 4-vjeçar i ndërtuesit shkatërrimtar

Enton Abilekaj TIRANA- Pas 2 fushatash me timon dhe dajre, Edi Rama vendosi më në fund të paraqesë një program për kat&e...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet