LIVE UPDATES
Editorial

Demokratët nuk duhet të panikojnë. Ata kanë nevojë të shokohen

19 Nëntor 2021, 16:24 Nga DOSJA
Demokratët nuk duhet të panikojnë. Ata kanë nevojë

Rritja e inflacionit, problemet me zinxhirët e furnizimit, rritja e kalimeve të paligjshme të kufijve, mos përmirësimi i situatës së Covid-it, kaosi në Afganistan dhe indinjata e krijuar lidhur me “teorinë kritike të racës” – janë zhvillime të cilat, individualisht dhe kolektivisht, i kanë shkaktuar kaq dëm Presidentit Biden dhe kandidateve demokratë, saqë këta të fundit pritet t’i futen garave zgjedhore të 2022-shit, dhe ndoshta edhe 2024-ës, si jo favoritë.

Gary Langer, drejtor i sondazheve në ABC News, shprehet kështu në një ese të publikuar në faqen e internetit të rrjetit mediatik: Sipas të dhënave tona, nëse zgjedhjet e mes-mandatit do të mbaheshin sot, 51 përqind e votuesve të regjistruar do të mbështesnin kandidatin republikan në distriktin e tyre, ndërsa 41 përqind do të votonin për kandidatin demokrat. Sa i takon sondazheve të 110 ABC/Post të cilat kanë përfshirë këtë pyetje, kjo është epërsia më e madhe që republikanët kanë pasur ndaj demokratëve që prej nëntorit të vitit 1981. Këto dhe tendenca të tjera kanë sjellë një pesimizëm të thelluar për perspektivat e demokratëve në zgjedhjet e 2022-shit dhe ankth për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës.

Robert Y. Shapiro, profesor i shkencave politike në Universitetin e Columbia-s, ka pikëpamje të ngjashme, por sugjeron se vala e telasheve politike mund të jetë tashmë përtej kontrollit të demokratëve: Biden dhe demokratët kanë marrë pothuajse vetëm lajme të këqija që prej marrjes së detyrës: pandemia që vazhdon; perceptimi publik negativ mbi punësimin dhe rritjen ekonomike; perceptimet e asaj çka ndodhi në Afganistan; ngjarjet në kufirin jugor me Meksikën; treguesit e lartë të kriminaliteti – të gjitha këto të përforcuara në edicionet e lajmeve. Gjithçka është perceptim, dhe lajmi i keq i fundit është rritja e inflacionit dhe çmimit të karburantit, çka njerëzit e ndjejnë drejtpërsëdrejti. Kemi gjithashtu polemikat lidhur me teorinë kritike të racës dhe perceptimet e demokratëve si shumë modernë dhe ekstremë. Pra lajmet e këqija janë aq shumë sa janë bërë marramendëse. Bill McInturff, partner themelues i kompanisë Public Opinion Strategies, ofroi disa të dhëna nga sondazhi i tetorit kryer nga WSJ/NBC, në të cilin votuesit u pyetën se cila parti mendojnë se mund të menaxhojë më mirë një gamë të gjerë çështjesh. Në tre çështje kyçe, — kontrolli i inflacionit (45R-21D), menaxhimi i krimit (43R-21D) dhe menaxhimi i ekonomisë (45R-27D) — avantazhi i republikanëve ishte më i larti që ata kanë pasur në sondazhe të tilla që prej viteve 90.

“Demokratët në Uashington shpenzojnë muaj duke luftuar mbi projektligje për miratim, shkruan McInturff në emailin e tij. Por ndërkohë votuesit na thonë se çmimet janë rritur, kostoja e jetesës është një nga çështjet kryesore në vend, dhe se ka një rritje të mprehtë të pesimizmit sa i takon ekonomisë. Këta faktorë ekonomikë kanë bërë që perceptimet negative në lidhje me drejtimin në të cilin vendi po shkon të arrijnë nivele jashtëzakonisht të larta, gjë që po i dëmton demokratët. Asnjë administratë nuk mund të lulëzojë në të tillë mjedis ekonomik.

Në analizën bërë sondazhit të datës 6-10 nëntor kryer nga Washington Post/ABC News, Langer theksoi se, një vit është vërtet kohë shumë e gjatë në politikë, por vështirësitë me të cilat haset Partia Demokratike janë të thella; ato përfshijnë rritje të pakënaqësisë ekonomike, rënie të pëlqyeshmërisë së presidentit me 12 pikë përqindjeje dhe një ndjenjë të përgjithshme se partia nuk ka lidhje me problemet me të cilat përballet shumica e popullsisë amerikane– 62 përqind shprehen kështu.

Sipas Langer-it, shifrat janë edhe më të këqija për demokratët që garojnë në tetë shtetet që pritet të kenë zgjedhjet me rezultatet më të afërta për Senatin, – Arizona, Florida, Xhorxhia, Nevada, Nju Hempshir, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Uisconsin. Jo vetëm që pëlqyeshmëria e presidentit Biden në këto shtete është 33 përqind, 10 pikë më i ulët se në pjesën tjetër të vendit, por votuesit e regjistruar në këto tetë shtete që shprehen se kanë më shumë gjasa të votojnë për kandidatët republikanë janë 23 përqind më shumë se sa ata që thonë se do të votojnë për kandidatët demokratë ( 58 për qind kundër 35 për qind).

Më 3 nëntor, faqja e Larry Sabato-s, Crystal Ball, përditësoi parashikimet për zgjedhjet në zona ku garojnë tre senatorë demokratë në detyrë – Mark Kelly i shtetit të Arizonës, Raphael Warnock i shtetit të Xhorxhias dhe Catherine Cortez Masto e shtetit të Nevadës – nga “anojnë demokrat” në “të pasigurta”. Ekzaminimi i përgjigjeve marrë nga kjo pyetje e sondazhit Gallup -“Sot për sot, a anoni më shumë nga Partia Demokratike apo nga Partia Republikane?”- pasqyron më së miri dëmin që kanë pësuar demokratët muajt e fundit. Nga janari deri në gusht, demokratët kishin një avantazh të konsiderueshëm prej 7.9 pikësh kundrejt republikanëve (48.2 përqind kundër 41.3 përqind). Ndërsa, në shtator Gallup raportoi një avantazh të republikanëve prej 2 pikësh (47-45), i cili më pas u rrit në një avantazh 5 pikësh (47-42) brenda muajit tetor. Për sa i përket rezultateve të zgjedhjeve, republikanët po korrin sërish frytet e dominimit të procesit të rindarjes së zonave zgjedhore në dëm të votuesve demokratë, kjo pavarësisht mbështetjes së fortë publike që gëzojnë reformat e hartuara me qëllim shmangien e rindarjes së zonave zgjedhore në vija partiake. Të hënën, The New York Times raportoi se Partia Republikane “ka shtuar mjaftueshëm zona zgjedhore të sigurta për kandidatët e saj për të kapur kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, kjo bazuar vetëm në zonat zgjedhore të rishikuara”. Ndarja aktuale e mandateve në Dhomën e Përfaqësuesve është 221 për demokratët dhe 213 për republikanët, me një mandat vakant.

Por ndoshta ekziston ende një mundësi politike për demokratët – nëse Gjykata Kushtetese rrëzon ose cenon precedentin e Roe vs Rade, kjo ka gjasa të mobilizojë mbështetësit e të drejtave riprodhuese në të gjithë vendin. E ndërkohë, një ndjenjë e përgjithshme shqetësimi vazhdon të mbizotërojë në vend. Stephen Ansolabehere, profesor i qeverisjes politike në universitetin e Harvardit, theksoi në emailin e tij se ‘Pëlqyeshmëria e Presidentit Biden ka pësuar rënie dy herë: Një rënie prej 6 pikësh në periudhën qershor – gusht dhe një tjetër rënie po prej gjashtë pikësh në periudhën shtator – tetor. Rënia e parë ishte përgjigje ndaj tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani ndërsa e dyta ishte përgjigje ndaj gjendjes së pandemisë dhe rritjes së ngadaltë të punësimit gjatë verës.’

Miratimi i Projektligjit për Infrastrukturën me gjasa do të ndihmojë “perceptimin se administrata nuk po bën mjaftueshëm për ekonominë,” vazhdoi Ansolabehere, por “goditja nga Afganistani do të jetë më e vështirë për t’u rikuperuar, pasi perceptimet në lidhje me të janë një gjykim në lidhje me politikat e jashtme të administratës aktuale.”

Micah English, një doktorante e shkencave politike në universitetin e Yale-it, e cila studion dinamikat e racës, klasës dhe gjinisë, argumentoi përmes një emaili se liderët demokratë, të paktën deri më tani, e kanë keq menaxhuar komunikimin e agjendës dhe qëllimeve të tyre politike.

“Partia Demokratike ka një problem me mesazhin që ajo përcjell dhe me sa duket demokratët nuk kanë plane për ta korrigjuar këtë problem”

Ajo shkruan: “Mesazhi aktual i republikanëve në thelb është “Demokratët dhe Biden-i e kanë mendjen vetëm t’u mësojnë fëmijëve teorinë kritike të racës në vend që të fokusohen tek ekonomia!” Nga ana tjetër, demokratët nuk kanë një kundër mesazh të unifikuar dhe derisa të kenë një të tillë, gjasat janë që ata do të vazhdojnë të pësojnë humbje të mëdha në zgjedhjet e mes-mandatit e përtej.

Ky dështim, vazhdon English, ka rezultuar në një paaftësi për të përfituar nga çka duhet të ishte lajm i mirë: Demokratët kanë propozuar legjislacion që përmban politika tepër popullore, por nëse vazhdojnë të dështojnë sa i takon komunikimit mbi përfitimet që sjell ky legjislacion për publikun e gjerë do të kenë probleme gjatë zgjedhjeve të mes-mandatit. Për më tepër, ashtu siç treguan dhe zgjedhjet e vitit 2020, demokratët nuk mund të vazhdojnë t’i varin shpresat e tyre për fitore tek ndryshimet demografike në vend. Një temë që shfaqet në mënyrë të përsëritur mes komenteve të marra në përgjigje të pyetjeve të mia është se, edhe pse Biden-i ia doli të sigurojë miratim gjithëpërfshirës dhe bipartizan të Ligjit mbi Punësimin dhe Ligjit 1.2 triliardë dollarësh për Investime në Infrastrukturë, ai e ka mjaft të vështirë të përcjellë imazhin e dikujt që i ka gjerat nën kontroll.

Brian Schaffner, profesor i shkencave politike në Universitetin e Tufts-it, argumentoi në emailin e tij se ‘ajo çka një pjesë e konsiderushme e elektoratit gri priste nga Biden-i ishte që ai të tregohej një udhëheqës i aftë në kohë krize. Dhe shumë njerëz ndoshta prisnin që kthimi i një lidershipi normal do të zgjidhte menjëherë problemet e paprecedentë me të cilat përballej vendi. Sigurisht që kjo nuk ishte një pritshmëri realiste.’

Faktorët kyçë që kanë ndikuar në rënien e pëlqyeshmërisë së Presidentit Biden, vazhdoi Schaffner, janë “më së shumti raste që vënë në pikëpyetje efikasitetin e Biden-it – tërheqja nga Afganistani, ndikimi i vazhdueshëm i Covid-it, vështirësitë ekonomike dhe vështirësitë me të cilat demokratët janë hasur gjatë përpjekjeve për miratimin e nismave të tyre të mëdha ligjore”. Unë iu kërkova një sërë profesionisteve të shkencave politike të ndanin me mua parashikimet e tyre për rezultatet e zgjedhjeve legjislative të vitit 2022. Përgjigjet që mora ishin kryesisht negative sa i takon perspektivave të demokratëve në këtë raund zgjedhor.

Matt Grossmann i Universitetit Shtetëror të Miçiganit shkruan se: Bazuar thjesht mbi humbjet mesatare që pësojnë partitë gjatë zgjedhjeve të mes-mandatit, pritet që demokratët të pësojnë një humbje prej 4 pikësh në numrin e votave të marra dhe të arrijnë të marrin vetëm ~45 përqind të mandateve legjislative dhe ~48 të votës popullore gjatë zgjedhjeve të 2022-shit. Këto shifra përkthehen pak a shumë në humbjen e plot 24 mandateve, duke e çuar numrin e demokratëve në dhomën e përfaqësuesve në 197. ‘Demokratët nuk kanë shumë në dorë për të parandaluar këtë humbje. Shtoi Grossman. ‘Por gjithsesi, ata mund të përpiqen të qëndrojnë larg politikave jo popullore dhe të shmangin tërheqjet nga gara ose zgjedhjet partiake paraprake në shtete ku rezultati nuk është i sigurt.’

Robert M. Stein i Universitetit Rice ka një pikëpamje edhe më pesimiste: Në Teksasin jugor, në Floridë dhe në disa pjesë të Arizonës politikat e emigracionit po iu shkaktojnë dëm kandidatëve demokratë që kanë një bazë votuesish tradicionalë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për hispanikët që jetojnë në zonat kufitare të Teksasit, ku Trump-i korri sukses në zgjedhjet e 2020-ës dhe ku Guvernatori republikan në detyrë, Greg Abbot, po merr goxha mbështetje duke i kushtuar më shumë vëmendje çështjeve me rëndësi për komunitetin hispanik se sa çështjeve të punësimit dhe emigracionit.

Stein shton: ‘Sipas parashikimeve të mia, republikanët janë të pozicionuar favorshëm për të rimarrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2022 dhe mendoj se ata do të korrin fitore mbi mesataren e zgjedhjeve të mes-madatit. Për kontekst, që prej vitit 1946, partia që nuk kontrollon Shtëpinë e Bardhë fiton mesatarisht 27 mandate gjatë zgjedhjeve legjislative të mes-mandatit. Në rastin më të mirë demokratët mund të përpiqen t’i mbajnë humbjet e tyre brenda mesatares, por duke pasur parasysh avantazhin që rishikimi i zonave zgjedhore iu jep republikanëve, unë mendoj se këta të fundit do të fitojnë mbi 40 mandate gjatë zgjedhjeve të 2022-shit.’

Martin Wattenberg i Universitetit të Kalifornisë në Irvine shkuan se ‘do të duhej një ndodhi madhore, diçka e ngjashme në përmasa me 11 shtatorin, për të parandaluar humbjen e kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve nga ana e demokratëve. Ai u tregua më i kujdesshëm në parashikimet e tij për Senatin, për zgjedhjet e të cilit ‘çdo gjë varet nga cilësia e kandidatit. Republikanët kanë pasur fatin e keq të emërojnë kandidatë si Christine (‘Nuk jam shtrigë’) O’Donnell, të cilët kanë humbur gara lehtësisht të fitueshme vetëm falë dobësive të tyre karakteriale. Mbetet për të parë nëse ata do të vazhdojnë të emërojnë të tillë kandidatë për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Wattenberg citon të dhëna nga kompania General Social Survey të cilat tregojnë një rritje të mprehtë të përqindjes së demokratëve që e përshkruajnë veten si liberalë ose disi liberalë, nga 47 përqind në 2016-ën në 62 përqind këtë vit: “Lëvizja majtiste në gjirin e demokratëve me gjasa do të shkaktojë dëme me elektoratin e 2022-shit, i cili normalisht është më i vjetër në moshë dhe më konservator.”

Nga ana tjetër, Bruce Cain i Universitetit të Stanfordit mendon se humbja e demokratëve në legjislativet e 2022-shit mund të jetë një zhvillim për planet afatgjata të partisë:

‘Ka shumë gjasa që një humbje e zgjedhjeve të mes-mandatit në 2022-shin të jetë rruga më e mirë për të fituar zgjedhjet presidenciale të 2024-ës. Një skenar i tillë do t’i vendosë republikanët në pozita të vështira, pasi ata nuk mund t’i shpëtojnë më përgjegjësisë për problemet me të cilat përballet vendi. Ndërkohë që Biden-i mund të vazhdojë të punojë pa u druajtur për goditjet pas shpine. ‘

Cain e çon logjikën e tij edhe me tej duke argumentuar se: ‘Në retrospektivë, fitorja e dy mandateve senatoriale në shtetin e Xhorxhias në 2020-ën ishte gjeja me e keqe që mund t’i ndodhte Biden-it. Kjo fitore rriti pritshmëritë brenda rangjeve të Partisë Demokratike se politikat e tyre mund të bëheshin më të majta për sa kohë dielli politik po i buzëqeshte demokratëve, ndërkohë që në të vërtetë matematika politike nuk i hapte rrugë ambicieve të tilla legjislative.’

Cain shton: ‘Mundësia më e mirë për demokratët është që Trump-i, me lëvizjet e tij hakmarrëse, të minojë disa prej kandidatëve republikanë, ndërkohë që dobësia e njerëzve që pranojnë të garojnë nën flamurin e tij do të krijojë mundësi fitoreje për demokratët.’

Howard Rosenthal, profesor i shkencave politike në Universitetin e Nju Jorkut shton se: ‘Ekspertët e fushës, të cilët jetojnë me këtë punë, kërkojnë gjithmonë një shkak të veçantë për humbjet zgjedhore. Por cikli zgjedhor i mes-mandatit është një cikël normal. Votuesit në të tilla raste kanë tendencën ta kundërpeshojnë presidentin duke votuar partinë kundërshtare. Ata bëjnë të njëjtën gjë edhe në nivel vendor, ku me kohë votuesit krijojnë qeveri me të dyja kahet politike.’ Një numër çuditërisht i lartë i personave që kontaktova argumentuan se tërheqja kaotike nga Afganistani shkaktoi më shumë dëme afatgjata për Biden-in nga çka mund të pritej.

“Mbulimi i gjerë mediatik i tërheqjes së nxituar nga Afganistani me gjasa shërbeu si katalizator që disa njerëz të ndryshonin mendim për Biden-in dhe të fillonin të merrnin në konsideratë edhe çështjet e politikës së jashtme përpos atyre të brendshme kur vjen puna te vlerësimi i perfomancës së Presidentit.”

Ted Brader, profesor i shkencave politike në Universitetin e Miçiganit, shkruan në emailin e tij: ‘Unë kam rezervat e mia për faktin se këto ngjarje kanë shkaktuar rënien e pëlqyeshmërisë së Biden-it; Amerikanët zakonisht i japin shumë më tepër rëndësi zhvillimeve të brendshme se sa atyre të jashtme. Por kritikat dhe vëmendja e shtuar mund të shërbejnë si një thirrje me zë të lartë për të rivlerësuar presidentin: ‘Prit pak të shohim sa mirë po e bën punën e tij presidenti.’ Sic tregojnë bindshëm hulumtimet në fushën shkencave politike, kritikat bi-partizane, si ato që pamë gjatë tërheqjes nga Afganistani, i hapin derën dobësimit të pozitave të presidentit si në gjirin e të pavarurve ashtu edhe brenda partisë së tij.’

Gary Jacobson, profesor i shkencave politike në Universitetin e Kalifornisë – San Diego, në emailin e tij shkruan se “të gjitha çështjet që lidhen me aftësinë (Afganistani, kufiri, mosveprimi në Kongres) janë me gjasë çështjet më të rëndësishme që ndikojnë në rënien e pëlqyeshmërisë së Biden-it, por në të ardhmen çështjet që do të kenë më shumë rëndësi do të jenë inflacioni dhe ekonomia në përgjithësi, sipas mendimit tim.

Herbert Kitschelt, profesor i shkencave politike në Universitetin Duke, sugjeron në emailin e tij se problemet me të cilat përballen Biden-i dhe kolegët e tij demokratë janë më të thella se çdo çështje marrë më vete: Biden u zgjodh si kandidat i moderuar për të rivendosur një farë normaliteti në qeverisje përmes një dore të fortë dhe reformave të njëpasnjëshme. Por në të njëjtën kohë, një fraksion i Partisë Demokratike e përktheu rezultatin zgjedhor të vitit 2020, në të cilat Partia Demokratike humbi një numër befasues vendesh në Dhomën e Përfaqësuesve, si një mandat për të zbatuar një program themelor reformash sociale dhe ndryshimesh socio-kulturore. E megjithëse mua personalisht mund të më pëlqejnë shumë nga këto nisma politike, e kuptoj gjithashtu se kjo ambicie programore është në përputhje me dëshirat e vetëm një pakice të votuesve demokratë, dhe sigurisht jo me pritshmërinë e votuesve të qendrës që penguan rizgjedhjen e Trump. Historia e zgjedhjeve të mes-mandatit sugjeron se humbjet e konsiderueshme zgjedhore në zgjedhjet e mes-mandatit për partinë e presidentit në detyrë janë të pashmangshme. Përjashtoj këtu zgjedhje të zhvilluara në rrethana të pazakonta, siç ishte pakënaqësia publike me procesin e udhëhequr nga republikanët për të shkarkuar nga detyra presidentin Bill Clinton-it në vitin1998, ose sulmet terroriste të 11 shtatorit, ngjarje që rriti mbështetjen ndaj republikanëve në vitin 2002 — Këto janë të vetmet dy raste kur partia në pushtet ka shënuar rritje në zgjedhjet e mes-mandatit që nga Lufta II Botërore.

Në vitin 2010, Joseph Bafumi, Robert Erikson dhe Christopher Wlezien, profesorë të shkencave politike në Universitetet e Dartmuthit, Kolumbias dhe Teksasit (Austin), botuan një punim me titull ‘Baraspesha, Sondazhet e Përgjithshme dhe Zgjedhjet e Mes-mandatit për Kongresin’ në të cilin ata argumentojnë se në periudhën mes shkurtit dhe ditës së zgjedhjeve vota në favor të partisë së presidentit njeh gjithnjë rënie. Por, vazhdojnë ata, ‘Amplituda e rënies së pësuar në sondazhe nuk ka lidhje me vlerësimin e publikut për presidentin. Është e qartë se gjatë vitit në të cilin zhvillohen zgjedhjet e mes-mandatit elektorati i largohet partisë së presidentit në detyrë për arsye që nuk kanë të bëjnë me qëndrimet e elektoratit karshi presidentit. Kjo quhet baraspeshë: Elektorati voton kundër partisë së presidentit për t’i dhënë më shumë fuqi partisë tjetër.’

Në një punim të publikuar në vitin 1988 me titull Enigma e humbjeve në zgjedhjet e mes-mandatit, Erkison shqyrton çdo cikël zgjedhor mes-mandati që prej vitit 1902 dhe refuzon qartë tezën se të tilla gara janë një ‘referendum negativ mbi punën e presidentit’.

Ai shkruan: ‘Teoria e ‘ndëshkimit të presidentit’ i përshtatet më së miri të dhënave historike. Sipas këtij shpjegimi, elektorati i zgjedhjeve të mes-mandatit e ndëshkon partinë e presidentit për faktin se ajo është partia në pushtet: Duke mos përfshirë zgjedhjet legjislative që zhvillohen menjëherë me zgjedhjet presidenciale, partia e presidentit në detyrë performon gjithnjë më dobët në zgjedhjet e mes-mandatit nga sa do të performonte po të mos kontrollonte presidencën.’

E teksa humbjet e konsiderueshme në zgjedhjet e mes-mandatit për partinë e presidentit janë të pashmangshme në shumicën e rrethanave, kjo nuk do të thotë që rrethana të jashtme nuk kanë ndikim në rezultatet zgjedhore.

Kitschelt, duke cituar James Carville, në emailin e tij thotë: ‘Është ekonomia, budalla. Dhe ekonomia nënkupton inflacionin, problemet më zinxhirët e furnizimit, paaftësinë e demokratëve për të ndërtuar dhe zgjeruar një rrjetë sigurie sociale në mënyrë të vazhdueshme.

Dritan Nesho, bashkë-drejtor i sondazhit Harvard-Harris, shkruan në emailin e tij: ‘Norma e inflacionit po e tejkalon tashmë normën e rritjes së pagave. Si pasojë, afro 40 përqind e votuesve shprehen se financat e tyre personale janë përkeqësuar. Kjo shifër është rritur që nga nivelet e afro 20 përqindëshit ku ndodhej në muajin maj dhe, çka është më e rëndësishmja, shumica e votuesve nuk kanë besim as se administrata e Biden-it do ta mbajë inflacionin konstant (56 përqind nuk kanë besim dhe 44 përqind kanë besim) e as te Banka Qendrore (53 përqind nuk kanë besim dhe 47 përqind kanë besim). Përpos kësaj, shton Nesho, mbi dy të tretat e votuesve (68 përqind) besojnë se numri mujor i kalimeve të paligjshme të kufirit është rritur që kur Biden ka marrë detyrën. 65 përqind mendojnë se urdhrat ekzekutivë të Biden-it inkurajojnë emigrimin e paligjshëm dhe 68 përqind kërkojnë politika më të ashpra për reduktimin e fluksit të njerëzve që vijnë nga përtej kufirit.’

Në janar të 2021-shit, vit në të cilin Biden mori detyrën si president, indeksi i besimit të konsumatorëve i Universitetit të Miçiganit ishte 79. Më 1 nëntor, indeksi kish rënë në nivelin 66.8, niveli më i ulët që prej nëntorit 2011. Richard Curtin, drejtor i sondazhit për besimin e konsumatorëve u shpreh kështu në komentarin që shoqëron raportin: ‘Në fillim të muajit nëntor, indeksi i besimit konsumatorëve pësoi rënie në nivelet më të ulëta për dekadën e fundit dhe kjo ka ardhur si pasojë rritjes së normës së inflacionit dhe rritjes së bindjes mes konsumatorëve se nuk është përpiluar ende asnjë politikë efikase për të zvogëluar dëmin që shkakton inflacioni në rritje.’

Po ashtu, kur Biden-i mori detyrën në janar të këtij viti, Zyra për Statistikat e Punës raportoi një normë inflacioni prej 1.4 ppërqind; në tetor të këtij viti norma e inflacionit kish kapur nivelet 6.2 përqind. Ndoshta asgjë tjetër nuk i përmbledh më mirë problemet me të cilat përballen demokratët se sa rritja e çmimit të karburantit, i cili në këto 10 muaj të qeverisjes Biden është rritur për të kapur nivelin $4.21/gallon në Kaliforni, $3.94/gallon në Nevada dhe mbi $3.6/gallon në zonën malore të perëndimit. Dhe askush nuk i parashikon rreziqet që na kanosen në të ardhmen më mirë dhe shkurt se sa Larry Summers. Në artikullin e tij botuar në Washington Post më 15 Nëntor, Summers, ish Sekretar i Thesarit, paralajmëron: “Inflacioni i lartë dhe ndjenja se ai nuk po mbahej nën kontroll ndihmuan në zgjedhjen e Richard Nixon-it dhe Ronald Reagan-it dhe rrezikon të kthejë Donald Trump-in në pushtet sërish”.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

Editorial Editorial Dritan Nesho editorian nga Thomas B. Edsall Thomas B. Edsall Dritan Nesho editorian nga Thomas B. Edsall Thomas B. Edsall

Sondazh

Poll

Editorial 16 Nëntor 2021, 08:49

Eja, luajmë kukafshehti!

Nga Meri LikaMë kujtohet shumë mirë, besoj njëjtë dhe ju të gjithëve, kur ishim të vegjël dhe luanim me kukafshehti ose me të fshehura siç e quanim ne.Më...

Editorial 13 Nëntor 2021, 14:12

Ndarja e pakthyeshme e opozitës

Nga Enton AbilekajPasditen e djeshme Basha zgjodhi ta sfidonte Berishën në një betejë shikueshmërie. Ai ekskluzivisht në News24, Berisha në televizionet e tjera...

Editorial 13 Nëntor 2021, 17:04

Librat e tim biri

Muajin nëntor, ashtu si edhe dhjetorin, gjithmonë e kam pritur me shumë dëshirë, sigurisht nisur nga festat. Përveç festave të nentorit, 28 dhe 29, muaji...

Editorial 12 Nëntor 2021, 08:56

Orakulli nuk gënjen!

Nga Meri LikaNë profetësinë e Ezekielit, në Bibël, thuhet: “Zoti verbon atë që do që të humbasë”! Fatkeqësisht ky është edhe rasti i kryetarit të Partisë Demokr...

Editorial 8 Nëntor 2021, 08:41

Unë dua një opozitë tjetër!

Nga Meri Lika“Kur nuk je i dobishëm, duhet të dish të tërhiqesh!”Me këto fjalë, në 4 maj të këtij viti, Pablo Iglesias, kandidati i Podemos dhe ish zv.kry...

Policia “aktivizon” dronët, shoferët që nuk respektojnë këmbësorët në vizat e bardha do ndëshkohen

Policia “aktivizon” dronët, shoferët që nuk respektojnë këmbësorët në vizat e bardha do ndëshkohen

Iu gjet magazina me drogë në Fier, arrestohet 47-vjeçari në Dibër

'Shqiptarëve po u ngushtohet laku'/ Berisha: Qeveria ka ulur me 2% ndihmën ekonomike

POROSIA/ Protesta e 7 korrikut, Berisha: Kërkoj intensifikim maksimal

Edi Rama flet vonesën e satelitëve, do i përdorë për fermerët: Do të vijnë brenda këtij viti!

Shifrat e INSTAT flisnin për rënie,Rama i kundërshton: Mbulojmë 97%të konsumit vendas.Ku ikën lopët?

Gruri problem për t'u shitur, Rama mburret: Na është rritur prodhimi

Rama ngre alarmin: Do të kemi një dimër të ashpër dhe mungesa të mëdha

Rama me charter privat në mes të krizës ekonomike/ Peleshi: Ka lidhje me dinjitetin e shtetit

“Ju s’menaxhoni dot dy mikrofonë”/ Salianji ironizon Peleshi: Na jepni dhe ne nga një lopatë

Peleshi: S'kemi avionë për shuarjen e zjarrit, s'na leverdis. Ka kosto shumë, e kam dhimbje koke

Helmim masiv në Kukës, Gjici: S’ka probleme me ujin e pijshëm, u përzie me atë të vaditjes

Sherr tek 'Siguria Kombëtare', Peleshi: Zjarre do kemi! Xhaferaj: Të kemi helikopterë në punë

Del VD-Ka momenti kur makina me nënë dhe djalin thyen kangjellat dhe përfundon në lumë

Mjeti me nënën e fëmijën në ujë, dalin pamjet nga Berati

Avionët për shuarjen e flakëve, Peleshi: Do blejmë orë tek NSPA. Noka: E provova unë, nuk ia vlen

Zjarri në Sazan, Peleshi: S'u shua vetë, uji vetëm do e 'eksitonte'. Duhet ndërhyrje nga terreni

Informacion "TOP SECRET"/ Kuvendi futet pa dashje LIVE, gjenerali ndërhyn me urgjencë

KAOS në komision/ Denaj hedh në votim shtyrjen, Duma: Atë e bej unë! (Pyet sekretariatin)

Akti për kompensimin e çmimeve/ Duma: 8 pronarë nën hetim. Bejtja: S'kam informacion

Debat në Komisionin e çështjeve sociale, paralajmëron Duma: Do bllokoj mbledhjen!

Rama dhuron gjak, kryeministri: Sa herë ma keni pirë? Te e majta, ajo dhuron gjak

“Me paratë e buxhetit kompensoni oligarkët”/Grida Duma: Qeveria nuk i shpërndani lekët për qytetarët

TEST 2

Shkrumbohet fasoneria e italianes në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Largimi i pushuesve nga Shëngjini krijon trafik të rënduar në aksin Lezhë-Milot

U bllokuan në Valbonë, evakuohen me helikopter 4 turistët

Policia në aksion, arreston 9 shoferë, gjobit 341 të tjerë

'Jemi njerëz të mirë e besnik'/ Rama: Mund ta përdorni çmendurinë tonë për t'u marrë me të tjerët

Deri në 179 km/h, makina inteligjente kap mat shoferët në Bypass-in e Fierit, pezullohen 89 patenta

Rama: Dëgjojmë se Putin është shumë sëmurë, por as BE nuk është e shëndetshme

Rama në Austri: Keni qenë krah nesh, ndjej keqardhje për BE-në

Statusi kandidat për në BE, Rama: Ukraina mos të kenë iluzione, mori ilaç kundër depresionit

Rama: S'ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhja depresive në Bruksel

Refuzon të largohet nga banesa, 50-vjeçari në Berat kërcënon të hidhet nga pallati

Rama takohet me shqiptaren në Austri, gruaja: Jam krenare që takova kryetarin

'Ulu', aksion policie në mes të natës në Astir, 2 persona shtrihen në tokë

'DRONI edukues'/ Policia rrugore me pajisje të re, monitoron çdo ndryshim drejtimi të parregullt

Aeroporti i Vlorës në zonë të mbrojtur, Tabaku: Shkatërron ekosistemin, projekt korruptiv

Protesta e Berishës, Jorida Tabaku konfirmon pjesëmarrjen: Jam në ballë të çdo opozite të qeverisë

Takoi Metën në Baku, Berisha: Sa të mbyllë Presidencën, bashkohemi kundër Ramës

7 korriku përsëritje e 8 janarit? Berisha" Skenar që nuk ndodh më, qëllimi është ngremë shqiptarët

Berisha shpjegon domethënien e datës së protestës: 3 shtata bashkë, rrisin shanset për sukses

Mbledhje në seli, Berisha: Janë të ftuar të gjithë, deputetët të shkëputen nga Alibasha

Sa do zgjasë protesta e 7 korrikut? Berisha: Deri në realizimin e qëllimit, pranoj të më udhëheqin

Berisha: Nuk pranojmë kurrë aleanca bilaterale në rajon, janë të rrezikshme

Përplasja Rama-Bullgari,Berisha: Turp, ordiner! Në emër të opozitës i kërkoj ndjesë popullit bullgar

'Rama bëri avokatin e Serbisë', Berisha:Nuk foli për Shqipërinë, në konferencë nuk u shfaq as Osmani

Berisha: Negociatat nuk u hapën për shkak të Bullgarisë por prej Ramës, shkoi si vasal i Vuçiç

PD kërkon heqjen e mandatit të Xhaçkës, Bushka: S'kemi pasur kohë të lexojmë shkresat