LIVE UPDATES
Editorial

Legjitimiteti i Kuvendit të PD me firmat e paverifikuara

11 Nëntor 2021, 13:00 Nga DOSJA
Legjitimiteti i Kuvendit të PD me firmat e paverifikuara

Hyrja në debatin e formularëve ishte një kurth që Berisha dhe mbështetësit e tij duhet t’ja kishin shmangur vetes që në momentin e parë. Efekti i Foltoreve kishte krijuar një pritshmëri krejt tjetër nga mbyllja pa ceremoni e firmave në sirtarin e Edi Palokës, në një zyrë ku ka akses vetëm ai. Dorëzimi i firmave pas 15 foltoreve, pritej si një ultimatum ceremonial që u çohet zyrtarisht atyre që nuk e duan betejën, si një shpallje lufte pa befasi, me luajalitetin e më të fortit, si një thirrje për t’u dorëzuar përpara rrethimit, e ngjashme me atë të Sulltan Mehmetit për Konstantine Paeologun, përpara pushtimit të Kostandinopojës.
Në fakt nuk pati asgjë të ngjashme, por një ceremoni të depozitimit në zyrën e vetme të PD-së që nuk kontrollohet nga Lulzim Basha.

Një show mediatik i ngjashëm me atë të dorëzimit të provave për “masakrën elektorale” në KQZ nga stafi i Partisë Demokratike. Nëse rezultatin në KQZ e dinë të gjithë, për Kuvendin debati është bërë më i ashpër që nga dorëzimi i firmave. Duhet të kishte efektin e kundërt, por edhe ata, që, nisur nga entuziazmi për Berishën në rrethe, menduan se rënia e Bashës do të ishte formalitet, nuk mundën ta mbështesin këtë, pas dorëzimit të firmave si një mbledhje e paautorizuar brenda selisë.

Dyshimet lindën përpara se Gazment Bardhi të deklaronte se ai e dinte më parë, se kishte informacion, për shkak të detyrës, që nuk janë mbledhur as një e katërta e firmave. Gjuha e Sekretarit të Përgjithshëm për herë të parë u lirua ashpër kundër Berishës, trimërimi i zyrtarëve të PD-së shpërtheu ekraneve. Aq sa sot Lulzim Basha, e deklaroi liderin historik, puçist që punon me Edi Ramën kundër PD-së.

Është e qartë se mënyra e zgjedhur për dorëzimin e firmave, prodhoi një reagim kundër ose dyshues. Ishte një gabim që vuri në dyshim fuqinë e vërtetë të foltores, atë fuqi të heshtur, përtej pjesëmarrjes së militantëve nëpër takime, atë fuqi të heshtur që përkthehet në vota dhe në firma. Dhe, nëse deri dje, efekti i Berishës, brenda dhe jashtë PD-së ishte i padiskutueshëm, pas kësaj, siguria ia la vendin dyshimit.

Kuvendi nuk mund të zhvillohet pa verifikimin e firmave. Kjo vërtetë nuk përcaktohet në Statut, por është aq e kuptueshme sa nuk ka pse të përcaktohet. Nëse thuhet se një e katërta mund ta mbledhë Kuvendin, kuptohet që kërkohet një verifikim, që nuk bëhet dot në Kuvend, sepse Kongresi nuk thirret për një të katërtën. Pra nuk mundet që dikush në PD, qoftë edhe Berisha, të bllofojë se ka 1900 firmat e 7600 delegatëve të Kuvend dhe ta thërrasë atë, sepse supozohet që thirrjes t’i përgjigjen të gjithë, jo si mbështetje për Berishën, por si respekt për statutin.

Një delegat i Kuvendit që nuk ka firmosur për mbledhjen, shkon aty në respekt të statutit dhe kur verifikohen firmëtarët mund të rezultojë që nuk është numri i mjaftueshëm. Çfarë ndodh pastaj? Rishpërndahen apo numërohen edhe ata që nuk kanë firmosur si pjesëmarrës në Kongresin e thirrur pa firma? Për t’u shmangur kjo paqartësi, që mund të sjellë abuzime nëse bëhet precedent, verifikimi i firmave është i dosmosdoshëm.

Statuti i PD-së nuk e përcakton se kush i verifikon firmat, është një Kushtetutë e pashoqëruar me ligje, si një trung pa degë. Nuk ka rregullore për secilin nen të statutit, sepse PD sot nuk ka konstituar as kryesinë. Lulzim Basha e ka shndërruar në një parti që ka më pak institucione se PD e Berishës, por edhe se PS e Ramës, madje edhe se konservatorët e Kujtim Gjuzit për të cilët nuk ka ende asnjë fakt që ekzistojnë. Pretendimi i Gazment Bardhit se duhet t’i verifikojë ai, nuk mbështetet në Statut, sepse neni që ai përmend, flet për organizimin e PD-së, jo për rastin specifik, kur Kuvendi është kundër ekzekutivit të PD-së. Statuti parashikon 2 raste të mbledhjes së Kuvendit, i pari kur e thërret Kryetari, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar, sipas radhës dhe i dyti kur e thërret një e katërta e anëtarësisë ose e delegatëve.

Rasti i dytë është parashikuar, kur anëtarësia ose delegatët janë kundër ekzekutivit të partisë, pra rasti kur ekzekutivi nuk ka dëshirë ta mbledhë Kuvendin, si rrjedhim nuk mund të jetë vendimmarrës. Ashtu siç tha Berisha në opinion, pro transparencës, kundër vendimmarrjes. Për t’u zbatuar transparenca, një kopje e formularëve duhet t’u dorëzohej atyre që nuk e duan mbledhjen e Kuvendit, që legjitimiteti të mos jetë i cunguar. Ata duhet ta kenë mundësinë të verifikojnë dhe pastaj të zbatojnë vullnetin e 4200 firmëtarëve.

(e.a.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

editorial editorial aksioni i berishes lulzim basha sali berisha aksioni i berishes lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll
Editorial 8 Nëntor 2021, 08:41

Unë dua një opozitë tjetër!

Nga Meri Lika“Kur nuk je i dobishëm, duhet të dish të tërhiqesh!”Me këto fjalë, në 4 maj të këtij viti, Pablo Iglesias, kandidati i Podemos dhe ish zv.kry...

Editorial 30 Tetor 2021, 08:36

Sa mirë i mbron BE gazetarët?

Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja m...

Editorial 29 Tetor 2021, 14:59

Lajmet e këqija të deklaratës së Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kumtuar një tjetër mbështetje për Edi Ramën sot në drekë. Duke përsëritur fjalët e zv/ ndihmës Sekretarit të Shtetit për Europ...

Editorial 28 Tetor 2021, 05:14

Edhe foltorja e Berishës e kapur nga oligarkët?

Në një nga foltoret e Berishës e dëgjova të kërkojë ndjesë në emër të PD-së për faktin se ajo i ka braktisur protestuesit e Astirit dhe jo vetëm kaq, por, me ur...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet