LIVE UPDATES
Editorial

Shënim: Ku yshten policët që dhunojnë gazetarë e qytetarë?

7 Nëntor 2021, 12:13 Nga DOSJA
Shënim: Ku yshten policët që dhunojnë gazetarë e

Nga Dosja.al

TIRANË– E shtuna e 6 nëntorit do të ishte një fundjavë e qetë për gazetarët, nëse në Qafë-Mollë nuk do të përsëritej një skenë e shëmtuar, ku efektivi i policisë Sh.T., do të pengonte dhe shtynte me dhunë gazetaren e kronikës, Anila Hoxha. Ngjarja u pa dhe ripublikua me shpejtësi në të gjitha mediat online duke nxitur edhe reagimin e Policisë së Shtetit dhe SHÇBA. Menjëherë u vendos pezullimi i policit, ndjekja e tij penale dhe trajtimi i çështjes nga strukturat “vetërregulluese” të Policisë së Shtetit.

Por çfarë ndodhi vërtet dje në Qafë-Mollë? A ishte skena e shëmtuar e agresionit ndaj medias, thjesht një shkarkesë e një polici të stresuar?

Do të donim të mendonim kështu, nëse në këto vite nuk do të kishim parë sesi raporti polici-media ende nuk është arritur të rregullohet drejt një bashkëpunimi që në themel ka sigurinë dhe mirëqenien e qytetarit.
Dhe problem nuk është tek gjesti. Shumë e dinë se polici ka tagër për të neutralizuar këdo që ka përballë me qëllim ruajtjen e detyrës që i është caktuar.

Kur vendngjarja rrezikohet, kur aksioni është në zhvillim dhe media pengon me prezencën e saj, kur në një protestë të dhunshme, efektivi nuk arrin të dallojë protestuesin nga gazetari, kudo ka ndodhur që policia mund të shtyjë edhe një gazetar. Por ky nuk është rasti.

Polici në Qafë-Mollë nuk kishte asnjë ngut. Vendngjarja ishte gati 20 minuta larg, shiriti i sigurisë po respektohej dhe gazetarët e pranishëm po raportonin të dhëna minimale për vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha. Polici u kthye nga mbrojtësi pa dallim në rastin tipik të abuzuesit me pushtetin që i jep uniforma.

Polici dhunues abuzon dhe ushtron dhunë pasi beson te ajo, si një mjet i drejtë që përdoret kurdoherë që diçka nuk shkon siç e ke planifikuar. Është një nga rastet kur ai që ka pushtetin edhe të dhunës, i quan armiq qytetarët e lirë dhe mes qytetarëve të lirë, veçanërisht gazetarët.

Shumë kolegë e dinë valën e urrejtjes që ekziston në radhët e uniformave blu, drejtuar medias, frymëzuar fuqishëm nga politika, duke i konsideruar në “sabotatorë të qeverisë”, “gjobaxhinj” apo edhe më tej në një të “keqe” që me transparencën që kërkon për interesin publik prish interesa të tjera, që kurrsesi nuk janë të policëve bazë, por të shefave të tyre.

Edhe pse janë të vetmit që flasin në opinionin publik mbi problemet që ka trupa policore, nga pagat tek uniforma apo rreziku i jetës, sërish armiqtë e policisë janë gazetarët.

Dhe kjo nuk ndodh pa arsye, është një turmë e madhe njerëzish, me një përkatësi të madhe politike, (mjafton të kujtojmë raportin e detajuar që patronazhistët mbanin për zgjedhjen partiake të policëve), për të kuptuar, se një polic në rrugë, në jo pak raste, e quan shtetin një armë, edhe politike, kundër qytetarëve dhe kundër lirive që nuk i pëlqejnë.

Një gazetar po filmon? Ndaloje, edhe duke e ditur se puna e tij nuk prek punën e efektivit në terren. Rezultati: një opinion publik i ndarë në dy pjesë. Shumica që dënon akte të tilla, të turpshme për dekadën që sapo kemi nisur, por të zakonshme në një vend ku media cilësohet si bashkëfajtore e kaosit të shkaktuar nga politika; dhe pakica që justifikon dhunën, me gjasë me nostalgji për systemin ku shteti kontrollon gjithçka dhe këdo dhe rreket të kapë diçka mundet.

A duhet ta falë Policinë Anila? Nëse kjo ndodh, atëherë ky polic nuk do të jetë thjesht model, pasi si ai ka shumë, por dhuna ndaj medias do të kthehet në një normë, sa herë përballë mikrofonit është një gangster me uniformë. Në fakt përgjigjia e pyetjes mund të gjendet kollaj në vetë radhët e shkruara nga gazetarja.

Dhe mua më shqetëson prej ditës se kaluar vetëm një pyetje, kur një polic flak një gazetar përpara kamerave, çfarë bën ky polic, si sillet ky polic kur shoqëron një qytetar, kur e hipën në makinë, kur i lidh prangat, kur e çon në ambientet e izolimit?.

Po, le të pyesim veten. Çfarë ndodh në botën pa kamera?

(f.g/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

editorial editorial

Sondazh

Poll
Editorial 30 Tetor 2021, 08:36

Sa mirë i mbron BE gazetarët?

Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja m...

Editorial 29 Tetor 2021, 14:59

Lajmet e këqija të deklaratës së Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kumtuar një tjetër mbështetje për Edi Ramën sot në drekë. Duke përsëritur fjalët e zv/ ndihmës Sekretarit të Shtetit për Europ...

Editorial 28 Tetor 2021, 05:14

Edhe foltorja e Berishës e kapur nga oligarkët?

Në një nga foltoret e Berishës e dëgjova të kërkojë ndjesë në emër të PD-së për faktin se ajo i ka braktisur protestuesit e Astirit dhe jo vetëm kaq, por, me ur...

Editorial 27 Tetor 2021, 13:18

Bitcoin, paraja e së ardhmes?

Nga Meri Lika (burimi kryesor CNN)Në datën 7 shtator, Salvadori u bë vendi i parë në botë i cili filloi përdorimin e kriptomonedhës Bitcoin. Për të nisur përdor...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet