LIVE UPDATES
Editorial

Çfarë kërkon ISIS tani në Afganistan?

28 Gusht 2021, 08:53 Nga DOSJA
Çfarë kërkon ISIS tani në Afganistan?

Nga Graeme Wood, The Atlantic

15 vite më paë, John Kerry pyeti në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, një pyetje që tani e bëjnë shumë amerikanë: “Si mund ti kërkoni një njeriu të jetë njeriu i fundit që vdes për një gabim?”

Dje, të paktën 13 pjesëtarë të shërbimit amerikan vdiqën gjatë një sulmi ku në shënjestër ishin një turmë afganësh që kërkonin të largoheshin nga aeroporti i Kabulit. Ata vdiqën duke u përpjekur të shpëtonin aleatët e tyre afganë nga vrasja dhe persekutimi, dhe ky nuk ishte një gabim. Edhe pse vdekja e tyre erdhi si rezultat i një lufte ku SHBA bëri çdo gabim të mundshëm. Ky ishte një ndër momentet më fisnik dhe më tragjike të luftës. 

Sulmi u mor përsipër nga dega lokale e ISIS, e vetëquajtur ISIS-K dhe IS-K. Disa të tjerë kanë fajësuar talebanët të cilët kontrollojnë Kabulin si autorë të sulmit. Talebanët kanë bërë sulme edhe më parë, ndaj edhe zyrtarë të lartë amerikanë i ngatërrojnë këto grupe: Javën e kaluar, ish-sekretari i mbrojtjes dhe drejtori i CIA-s, Leon Panetta i tha NPR-së se ai priste që talebanët të “siguronin një strehë të sigurt për al-Kaedën, për ISIS-in dhe terrorizmin në përgjithësi”.

Por talebanët pretendojnë se në shpërthim ata humbën 28 ushtarë të tyre, dhe duke mos harruar sjelljet e talebanëve dhe duke mos u besuar lehtë deklaratave të tyre se janë reformuar, ne nuk mund të mos vëmë re se sa shumë e përçmojnë njëri-tjetrin këto grupime, dhe pse ISIS-K ka çdo lloj nxitjeje për të hedhur në erë afganët dhe amerikanët nën hundën e talebanëve.

Kur talebanët morën në dorë Kabulin ata u përmbajtën nga hakmarrja e tyre ndaj armiqve duke bërë një përjashtim. I vetmi ekzekutim i planifikuar ishte ai i Abu Omar Khorasani, ish -kreut të Shtetit Islamik në Azinë Jugore. Khorasani u mor nga një burg i qeverisë afgane dhe talebanët e vranë menjëherë. 

Por pse këto grupe ekstremiste xhihadistësh nuk mund të shkojnë mirë dhe ta kthejnë zjarrin e inatit së bashku kundër SHBA?

Arsyeja e thellë është ideologjike. Themeluesi i talebanëve, Mullah Omar, u vetquajt “Emir i besimtarëve”, një titull i barabartë me kalifin në periudhën klasike të Islamit me kalifin. Rregulli kryesor i kalifëve është se mund të ketë vetëm një kalif në të njëjtën kohë. Rregullat e tjera kërkëojnë që kalifi të jetë i fizikshëm dhe të ketë prejardhje nga fisi i profetit Muhamed. Njësoj si shumica e talebanëve, Omar u copëtua dhe i mungonte një sy, ai nuk kishte prejardhje arabe por pashtun. Oh, dhe një kërkesë tjetër. Kalifi duhet të jetë gjallë. Por Omar vdiq në 2013 dhe talebanët e fshehën vdekjen për gati 2 vite. Kur ISIS i mblodhi këto mangësi, e shpalli kalifin e vet në vitin 2014, kur mori në kontroll Sirinë dhe Irakun dhe u tall papushim me talebanët se ishin apostat të arratisur maleve. 

Fyerje si këto askush nuk mund ti falte dhe as mund të ndalonte atë që pasoi: një sfidë e gjithanshme ushtarake nga Shteti Islamik ndaj epërsisë së talebanëve si forcë guerile islamike e Afganistanit. Këto dy fraksione luftuan dhe megjithëse talebanët e njihnin territorin, beteja ishte e ashpër sidomos në Afganistanin lindor.

SHBA ndërhynë për të ndihmuar talebanët, me argumentin se ata ishin të interesuar vetëm për Afganistanin ndërsa ISIS do të hidhte në erë çdo ndërtesë në Tokë nëse do ti jepej mundësia. 

Kur talebanët morën Kabulin, ISIS-K ndërpreu operacionet. Talibanët kanë njoftuar me fjalë dhe vepra se prioriteti i tyre është ruajtja e rendit publik dhe mbajtja e parave dhe njerëzve brenda në Afganistan.  Ndërsa prioriteti amerikan është një largim i rregulltë i qytetarëve amerikanë dhe disa afganëve, ndaj të cilëve SHBA ka një borxh të veçantë. 

Talibanët, me të gjitha gabimet e tyre, e kanë kuptuar se kanë një mangësi në sigurinë e aeroportit dhe janë përpjekur ti mbajnë turmat në zona aty pranë. Por e ardhmja nën sundimin e tyre është aq e frikshme saqë turmat që prisnin evakuiimin u bënë aq të mëdha rreth portave të aeroportit dhe amerikanët nuk mundën ti largonin aq shpejt, dhe ato u bënë një shënjestër joshëse për ISIS. 

“Është në interesin e talebanëve që ISIS-K të mos metastazohet përtej asaj që është”,-tha presidenti amerikan Joe Biden, dje gjatë konferencës për shtyp. Këto fjalë tingëlluan si të drejta dhe për një afat të shkurtër, talebanët janë aleatët e Amerikës deri në përfundimin e evakuiimit. 

Por kini parasysh çfarë do të thotë bombardimi për një afgan. Kur sovjetikët u tërhoqën nga Afganistani në 1989, qeveria që ata lanë pas u rrëzua menjëherë, dhe gjatë dekadës së ardhshme, fraksione të ndryshme e rrënuan vendin. Një sundim i talebanëve apo ISIS është shumë keq. Edhe më i keq është parashikimi se  fraksionet e shumta të Afganistanit, disa të armatosura dhe të mbështetura nga jashtë, do të rifillojnë luftën duke bombarduar njerëz të pafajshëm.

Me një sulm të vetëm, ISIS-K ia doli që amerikanët të ikin nga vendi me gjak të freskët në uniforma ndërsa u ka treguar afganëve se ajo që i pret do të jetë më keq.

Përshtati në shqip: Fjola Graçi

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial graeme wood isis k lufta ne afganistan graeme wood isis k lufta ne afganistan

Sondazh

Poll
Editorial 19 Gusht 2021, 06:59

Kush fiton dhe kush humbet nga kaosi afgan?

Në një intervistë për “Formiche.net”, politologu i njohur amerikan, njëherazi themeluesi i think tankut “Eurasia Group”, Ian Bremmer,thotë se largimi nga Afgani...

Editorial 18 Gusht 2021, 08:28

ANALIZA: Pse i humbet luftërat Amerika?

Nga George Friedman“Geopolitical Futures”Tërheqja amerikane nga Afganistani, po shkon drejt përfundimit të pashmangshëm. Talebanët, islamikët radikalë kundër të...

Editorial 17 Gusht 2021, 08:36

Ku gabuam me Afganistanin

Përkeqësimi i shpejtë i situatës së sigurisë në Afganistan, ku talebanët kanë vënë nën kontroll një të tretën e qendrave rajonale të vendit brenda disa javësh n...

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete