LIVE UPDATES
Editorial

Çështja “Berisha”, produkt i heshtjes së Bashës

8 Shtator 2021, 13:36 Nga DOSJA
Çështja “Berisha”, produkt i heshtjes së

Debati për zgjedhjet e 25 prillit u shua që në fillim të majit. Vendimi i Bashës për të shpallur zgjedhjet për Kryetar dhe më pas shpallja non grata e Berishës nga Departamenti i Shtetit, dukeshin si dhurata për autorët e masakrës zgjedhore, që u shtrinë me rehati në kolltukun e mandatit të tretë.

Që atëherë, ndërsa 25 prilli po shuhet si çështje dhe po kujtohet vetëm si datë, Berisha ka fituar vëmendjen e ditës, Partia Demokratike është në momentin më të vështirë në histori. Pasi i Morën verdiktin e zgjedhësve nga duart, tani i kërkojnë edhe përjashtimin e liderit historik, mohimin e vetvetes.

Diskutim që i shërben Edi Ramës, tha Dashamir Shehi dje, por nuk tha që ndodh për faj të Lulzim Bashës. Që nga 19 maji i shpalljes, Lulzim Basha ka patur vetëm një reagim të vakët, një përsiatje e pavendosur, një luftë me veten, dilemë mes Berishës dhe SHBA e publikuar online. Nëse do të kishte marrë që atëherë një vendim, nëse do të kishte zgjedhur qëndrimin parimor në vend të atij konjuktural dhe do t’i qëndronte me vendosmëri, sot nuk do të kishte debat, nuk do të ishte PD nën presionin e publikut, tema e ditës do të ishin zgjedhjet e masakruara, jo fati personal i një ish kryeministri.

Qëndrimin parimor e ka zgjedhur Berisha, për t’iu imponuar partisë, ndërsa nuhat një konspiracion kundër tij. Në intervistën e Euronews ai tha se PD do të bënte gabim nëse nuk e përjashtonte, nëse do të kishte fakte kundër tij, por, nëse e pëjashton pa fakte, atëherë ai do të bëjë gjithcka për ta kthyer partinë te parimet. Ky është pozicioni komod i një politikani që kërkon drejtësi, të paktën politikisht. Nëse nuk do të kishte të kaluarën kundër vetes dhe nëse drejtësia politike do të ishte e njëjtë me atë penale.

Një qëndrim në dukje parimor, në thelb dredhi ndaj përgjegjësisë që një politikan ka përballë publikut. Nëse do kërkohen fakte penale apo gjyq publik, mund të mos gjenden kurrë kundër Berishës. Një betejë ligjore kundër tij do të zgjaste me vite të tëra, kështu që ai do të fitonte shumë kohë politike. Për këtë arsye politikanët gjykohen një herë nga përgjegjësia politike dhe morale, ajo përgjegjësi që në 2013 e gjykoi Berishën për tu larguar, i dha mesazhin që misioni i tij mbaroi dhe që nuk mund të vazhdonte më se nuk e kishte besimin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

21 janari, korrupsioni, kapja e shtetit, ishin faktet publike të mandatit të dytë, që mjaftuan për ta hequr Berishën nga zyra dhe që në një shoqëri demokratike, largojnë një ish – drejtues nga politika përfundimisht.

Këtë standart nuk e respektoi Berisha, ndërkohë që një standart tjetër u kërkua prej tij, Partisë Demokratike dhe ambasadës amerikane përpara zgjedhjeve, eleminimi i Tom Doshit nga kandidimi për shkak të shpalljes non grata nga SHBA. Ky standart rëndon sot mbi Berishën, pa fakte, pa dëshmi penale, me një deklarim non grata. Politikisht PD kontribuoi në krijimin e një standarti që rrëzon Berishën.

Ligjërisht standarti i Tom Doshit, që u rrëzua nga instituconet shqiptare, KQZ dhe Prokurori, madje edhe Edi Rama, duke iu referuar ligjit për dekriminalizimin, i jep imunitet të plotë Berishës, i jep të drejtën të deklarojë që do të respektojë votën e qytetarëve dhe do të hyjë në parlament.

Ironikisht standarti që krijoi PD është kundër Berishës, standarti i Ramës është pro tij. Njerëzit e Bashës dalin kundër Berishës, ata të Ramës pro tij. Duket sikur Basha në heshtje ka zgjedhur të bëjë djalin e mirë me amerikanët, ndërsa publikisht djalin e mirë me elektoratin e partisë së tij, që nuk e pranon lëshimin e liderit historik.

Në 29 korrik 1993, pak më shumë se 1 vit nga ardhja në pushtet e Partisë Demokratike, u arrestua kryetari I PS, Fatos Nano, me akuzën për korrupsion. Vetë Fatos Nano deklaroi se arrestimi i tij ishte bërë me urdhër të Chris Hill (Christopher Hill atëherë numri 2 i ambasadës amerikane). Partia Socialiste, ishte pothuajse në pozicionin e PD-së sot. Të distancohej nga kryetari, pasi u dënua me vendim të formës së prerë dhe të fitonte simpatinë e amerikanëve, ose të mbronte kryetarin e dënuar me një gjyq politik dhe të fitonte mbështetjen e elektoratit. Drejtuesit e PS vendosën të dytën. Katër vjet më vonë, Partia Socialiste erdhi në pushtet me Fatos Nanon Kryeministër, ndërsa ambasada amerikane nuk pranonte të takonte Sali Berishën.

Sot Partia Demokratike e ka më të lehtë se PS dikur përballë presionit të pakuptimtë të ambasadores amerikane. PD nuk mund të përjashtojë liderin historik, sepse humbet kuptimin e ekzistencës. Berisha mund të përjashtojë veten duke dhënë dorëheqjen, por Lulzim Basha të paktën duhet të tregojë nëse i duhet dorëheqja e tij. Lulzim Basha duhet të thotë nëse mendon se ka ardhur fundi i kohës politike për Berishën, se largimi i tij mund ta çlirojë PD-në më në fund nga përgjegjësitë e tij, se frymëmarrja politike e vendit kërkon largimin e politikanit 31-vjeçar. Pas kësaj, i takon Berishës të zgjedhë nëse do ta marrë PD-në me vete në vetminë e tij.

Jo ambasadës amerikane.

(Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial analiza nga enton abilekaj lulzim basha sali berisha sali berisha shpallet non-grata analiza nga enton abilekaj lulzim basha sali berisha sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll
Editorial 8 Shtator 2021, 08:04

I gjithë pushteti në duart e talebanëve

AFGANISTAN– Afganistani që tani është një emirat represiv islamik. Mjafton për këtë një emër, ministri i Brendshëm i emëruar, Sirajudin Hakani qëndron që nga vi...

Editorial 2 Shtator 2021, 14:27

Pasuritë që ikin dhe figurinat që vijnë

Transmetimi live i Asamblesë së Partisë Socialiste, nga Koha e Fatos Nanos deri sot, vazhdon të mbetet një show i veçantë. Atëherë ishte një hapsirë deba...

Editorial 2 Shtator 2021, 10:15

Qeveri e vjetër e arnuar me disa prurje të reja

TIRANE– Edhe pse u pritën me padurim, prezantimi i qeverisë Rama 3 nuk pati surpriza të mëdha. Dikasteret kryesore të qeverisë nuk kanë ndryshuar, shto edhe 3 m...

Editorial 1 Shtator 2021, 07:29

Të vegjlit e mëdhenjë

Ajet Meminaj, Ilirjan Selmanaj, Kastriot Shehaj etj etj. Mund të rendisja emra pa fund. Jam e sigurt që nuk i njihni, madje tani që po i lexoni po vrisni mendje...

Editorial 30 Gusht 2021, 05:25

Të jetosh “për” politikën apo nga politika

Dorëheqjet e fundit nga politika, e Mark Markut dhe Erion Braçes për mendimin tim, kanë një ndryshim të madh.Ndryshimi qendron në faktin se, veprimi i do...

Editorial 28 Gusht 2021, 08:53

Çfarë kërkon ISIS tani në Afganistan?

Nga Graeme Wood, The Atlantic15 vite më paë, John Kerry pyeti në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, një pyetje që tani e bëjnë shumë amerikanë: ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet