"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
VIDEO/ "Mbylle gojën", rekrutët e rinj gjejnë ngushëllim tek pija: Nuk duam të bëhemi ushtarë të Putin-it
Ky urdhër i presidentit rus ka shkatuar një kaos të madh ku ashtu siç duket edhe në videot e publikuar nga prestigjozja britanike "Daily Mail" shihet sesi rekrutët e rinj shfaqen të dehur sa mezi qëndrojnë në këmbë. Duket se ngushëllimin për dhimbjen e kanë gjetur tek pija por kjo nuk do të zgjasë shumë dhe kthimi në realitet do jetë sërish i dhimbshëm.
24 Shtator 2022, 16:32Nga e.k
Ushtarët e rekrutuar nga ushtria ruse të dehur
RUSI- Urdhëri i presidentit rus, Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm të ushtrisë ka shkaktuar kaos dhe një mosbindje civile në Rusi. Në urdhër thuhet se ushtria do të rekrutojë ushtarë të rinjë ku parashtrohen dhe kërkesat.
Ky urdhër i presidentit rus ka shkatuar një kaos të madh ku ashtu siç duket edhe në videot e publikuar nga prestigjozja britanike "Daily Mail" shihet sesi rekrutët e rinj shfaqen të dehur sa mezi qëndrojnë në këmbë. Duket se ngushëllimin për dhimbjen e kanë gjetur tek pija por kjo nuk do të zgjasë shumë dhe kthimi në realitet do jetë sërish i dhimbshëm.
"Mbylle gojen! Pse po bërtisni të gjithë? Kaq mjafton! Lojërat kanë mbaruar! Ju jeni të gjithë ushtarakë tani”, dëgjohet një oficer rekrutimi duke u bërtitur të sapoardhurve.
Ndërkohë, fluturimet nga Rusia drejt destinacioneve të tjera janë shtuar ndërsa pikat kufitare për në Armeninë, Gjeorgjinë dhe Kazakistanin janë bllokuar nga fluksi i madh i njerëzve që duan të largohen nga vendi që ata e quajnë "makthi i Putinit".