LIVE UPDATES
Bota

Rritja e çmimit të gazit në Gjermani shton frikën nga dimri i ftohtë

Çmimet e gazit janë rritur në Gjermani jashtëzakonisht shumë. Por ka dallime të mëdha varësisht nga ofruesi. Pse dhe çfarë mund të bëjë politika?

24 Shtator 2022, 13:12 Nga d.a.
Rritja e çmimit të gazit në Gjermani shton frikën nga
Foto ilustruese

GJERMANI- Letra me informacione nga furnizuesit me gaz kanë shkaktuar frikë dhe tmerr tek familjet në Brandenburg. Siç njofton radioja Berlin-Brandenburg një klient tani duhet të paguajë një çmim astronomik prej 1.515 eurosh në muaj në vend të 143 eurove, që  paguante më parë për gaz për ngrohjen e shtëpisë së tij në periferi të Berlinit. Kjo është thjesht e pamundur për familjen. Furnizuesi i tij është një kompani mjaft e vogël që furnizon vetëm rreth 20.000 familje dhe prej kohësh ka joshur klientët me çmime të lira. Ndërsa tani, në krizën e madhe të furnizimit, kjo kompani është goditur mjaft rëndë.

Lajme të tilla, si këto nga Brandenburgu, tani kur po fillojnë stinët e ftohta, janë gjithnjë e më të shpeshta. Qendrat për Mbrojtjen e Konsumatorit këshillojnë klientët si familja nga Brandenburgu që të përdorin të drejtën e tyre speciale të ndërprerjes se kontratave dhe të kërkojnë një furnizues më të lirë. Por në treg aktualisht nuk ka gati asnjë furnizues shumë më të lirë. Familja e përmendur më në fund gjeti një kompani që e furnizon me gaz për rreth 700 euro në muaj.

Furnizimi më i lirë

Konsumatorët që e marrin gazin nga kompanitë më të mëdha janë ende relativisht mirë. Në Berlin, për shembull, ky është GASAG, i cili pretendon se ka rreth 800.000 klientë në kryeqytet dhe është furnizuesi më i madh komunal në vend.

Furnizuesit bazë mund të refuzojnë klientët e rinj vetëm nëse kanë probleme serioze ekonomike. Kompanitë e tjera më të vogla mund ta bëjnë këtë shumë mirë. Nga 1 nëntori, kompanitë e mëdha si GASAG nuk do të lejohen më të bëjnë dallime çmimesh midis klientëve të rinj dhe klientëve ekzistues.

"Askush nuk duhet të ngrijë!"

Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, GASAG ka rritur çmimet në mënyrë drastike, por jo aq shumë sa kompanitë më të vogla. Për një apartament me gati 110 metra katrorë, janë rritur çmimet nga 139 në 171 euro në muaj. Nga nëntori çmimet dotë rriten në 260 euro në muaj, që do të thotë gati dyfish më shumë.

GASAG është mjaft i kujdesshëm. "Askush nuk duhet të ngrijë, sado ftohtë të jetë”, tha kreu i kompanisë, Georg Friedrichs, në një intervistë për të përditshmen e Berlinit Tagesspiegel. Por ai nuk ishte në gjendje të bëj parashikime se sa do të rriten çmimet dhe kur.

Lindner: "Ndërtimi i një ure drejt normalitetit"

As ministri i Financave, Christian Lindner (FDP) nuk mund të ndihmojë në këtë çështje. Ai thotë se klientët e gazit duhet të përgatiten për periudha të vështira. "Ne supozojmë se në një të ardhme jo të largët, në vitin 2023, do kemi një normalizim të gjendjes, jo në nivelin e dikurshëm, por në nivelin e çmimit të gazit të lëngshëm në tregun botëror." Sepse shumë vende, duke përfshirë edhe Gjermaninë, po blejnë gjithnjë e më shumë gaz të lëngshëm, si zëvendësim për gazin e lirë rus. Rusia e ka ndërprerë furnizimin e Gjermanisë me gaz.

Lindner tha se çmimi i gazit "do të jetë sfidues", por "jo shkatërrues". Tani bëhet fjalë për "ndërtimin e një ure drejt një normaliteti të ri të rritjes së çmimeve të energjisë". Me fjalë të tjera: në terma afatgjatë, njerëzit duhet të mësohen me faktin se energjia, pra gazi dhe energjia elektrike, do të mbeten të shtrenjta.

Nxitësit e tjerë të çmimit

Një nxitës tjetër rritjes së çmimit të gazin është taksa shtetërore, e cila do të vijë më 1 tetor, ndonëse ende ka mosmarrëveshje në këtë çështje. Kjo do të thotë se klientët duhet të mbështesin kompanitë që duhet të blejnë gaz nga vende të tjera, për shkak të ndërprerjes së furnizimit nga Rusia. E çmimet e gazit në tregun botëror janë shumë më të larta. Ekspertët vlerësojnë se kjo shtesë do t'i kushtojë një familjeje mesatare rreth 600 euro të tjera në vit.

Por edhe këto çmime mund të ndryshojnë, nëse çmimet në tregjet ndërkombëtare vazhdojnë të rriten, që është një pasiguri tjetër. Shumë ekspertë parashikojnë edheçmimet e energjisë elektrike mund të dyfishohen. Me fjalë të tjera, pasojat e sulmit rus në Ukrainë do të godasin vërtet gjermanët në muajt e ardhshëm.

Kursimi i energjisë është e vetmja rrugëdalje

Kështu masa më efektive për të ulur kostot e energjisë mbetet: kursimi i energjisë. Fondacioni Warentest ka llogaritur se një familje me tre anëtarë mund të kursejë rreth 970 euro në vit për energji elektrike dhe gaz me vetëm disa masa.

Është e rëndësishme, për shembull, të zvoglohet koha e bërjes dushe të ngrohta dhe të blehen koka për dushe që kursen energji. Sipas testuesve të produktit, vetëm kjo ul kostot me rreth 770 euro në vit. Ulja e temperaturës mesatare gjatë ngrohjes nga 22 në 20 gradë sjell kursime prej 151 euro në vit. Kurdoherë që është e mundur duhet të hiqni dorë nga përdorimi i tharëses për flokë.

CSU kërkon kufizimin e rritjes së çmimit

Por fakt është që një pjesë e madhe e popullsisë do të ketë probleme me çmimet e larta. Çdo e dyta familje në Gjermani ngrohet me gaz. Prandaj partia CSU ka propozuar tani që të bëhet edhe kufizimi i çmimit maksimal të gazit për tre të katërtat e konsumit për ngrohje private.

"Për familjet private, do të ishte e mundur të kufizohej 75 përqind e gazit të shpenzuar më parë, me një çmim bazë për qytetarët," tha Alexander Dobrindt për gazetën Augsburger Allgemeine. "Ndërsa sasia tjetër do ta paguhej me çmimin e plotë të gazit”, shtoi nënkryetari i fraksionit të partive të Unionit CDU/CSU. Por problemi këtu është që shteti do të duhet të paguajë këtë ndryshim. E kjo shkakton futje të reja në borxhe./DW/

kriza energjitike ne gjermani georg friedrichs christian lindner

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë