Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pastaj, Presidenca çeke do të bëjë ç’është e mundur ta fusë në agjendën e ministrave sa më parë. Sipas zëdhënësit, vendimi për vizat që mund të zgjasë disa muaj, mund të merret në nivel të ministrave, pavarësisht se si rrjedhin gjërat në takimet joformale të shefave të shteteve të BE’së e që një prej tyre do ta mbajnë më 7 tetor.
KOSOVË- Presidenca çeke e BE-së ka ndezur motorët për ta çuar përpara liberalizimin e vizave për Kosovën. Zëdhënësi i presidencës çeke të BE-së në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express është shprehur se raporti i Komisionit Evropian për situatën aktuale me vizat pritet të prezantohet në takimin e Grupit Punues për Viza më 13 tetor.
Pastaj, Presidenca çeke do të bëjë ç’është e mundur ta fusë në agjendën e ministrave sa më parë. Sipas zëdhënësit, vendimi për vizat që mund të zgjasë disa muaj, mund të merret në nivel të ministrave, pavarësisht se si rrjedhin gjërat në takimet joformale të shefave të shteteve të BE’së e që një prej tyre do ta mbajnë më 7 tetor.
“Liberalizimi i vizave për Kosovën ndodhet shumë lart në agjendën e Presidencës Çeke. Aktualisht, Komisioni Evropian është duke përgatitur një raport për situatën aktuale, i cili do të shërbejë si bazë për të nisur një debat për miratimin e liberalizimit të vizave në Këshillin e BE-së. Ky raport pritet të prezantohet në takimin e Grupit Punues për Viza më 13 tetor 2022”, ka thënë ai.
Zëdhënësi i presidencës çeke, Vaclav Smolka, që njëherit ushtron edhe funksionin e zëdhënësit të kryeministrit çek Petr Fiala, ka thënë se Çekia do të bëjë të gjitha përpjekjet që ta fus në agjendë të ministrave të BE’së sa më parë.
“Presidenca çeke do të bëjë të gjitha përpjekjet për ta sjellë sa më shpejt këtë çështje në nivelin e ministrave. Mirëpo, përkrahja/miratimi nga Këshilli Evropian (shefave të shteteve) nuk është një parakusht në këtë çështje. Ajo që është me rëndësi, procesi në Këshill që ende mund të zgjasë disa muaj, është në rrugën e duhur. Ne jemi duke punuar në mënyrë aktive drejt një vendimi pozitiv sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Smolka.
Ai më tej tha se progresi për heqjen e vizave për Kosovë varet edhe nga situata politike në rajon duke nënkuptuar përparim në dialogun Kosovë-Serbi.
“Progresi do të varet edhe nga situata e përgjithshme politike në rajon, prandaj Presidenca mbështet plotësisht përpjekjet për një trajektore pozitive në dialogun Beograd-Prishtinë”, tha ai.
Liderët e 27 vendeve të unionit evropian do të takohen paraprakisht edhe me 7 tetor në një takim joformal për të cilin zëdhënësi i presidencës çeke tha se s’ka agjendë zyrtare.
“Takimi i ardhshëm i liderëve në Pragë është një takim joformal pa një agjendë zyrtare. Pritet që takimi, i kryesuar nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, të pasqyrojë sfidat më të urgjente me të cilat përballet BE-ja aktualisht, përkatësisht luftën në Ukrainë dhe sigurinë energjetike dhe ndikimet e saj ekonomike”, u shpreh Smolka.
Në një deklaratë të përbashkët të ministrave të Jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë të publikuar më 16 shtator, ku u bë thirrje për progres në liberalizimin e vizave për Kosovën u pa gjithashtu si shenjë që mbështetja politike në mesin e bllokut evropian për këtë proces ekziston.
Franca dhe Holanda si dy nga shtetet hezituese që kosovarët të lejohen të udhëtojnë lirshëm në zonën Schengen tani duket se nuk kanë dilema.
Ministria e Jashtme holandeze në një përgjigje për Express dy ditë më parë deklaruan se po e presin raportin e Komisionit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave dhe nëse i njëjti konsideron se ka progres atëherë Holanda ka gatishmëri për të marrë një qëndrim.
“Komisioni Europian së shpejti do të vijë me një raport të përditësuar mbi standardet për liberalizimin e vizave. Holanda është e hapur për të vlerësuar nëse të gjitha standardet janë përmbushur. Progresi i bërë deri më tani në regjistrin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është kyç për ne” thanë kjo ministri.
Pasi të dëgjojnë KE-në, holandezët thonë se Qeveria holandeze do të marrë qëndrimin dhe do ta kalojë çështjen në Parlament.
“Vetëm pas vlerësimit të progresit të bërë dhe pas një diskutimi me Parlamentin do të kemi qëndrim për këtë çështje”.
Sinjale pozitive ka dhënë të premten edhe Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, do të zgjidhet në vitin e ardhshëm, më saktësisht përgjatë muajve shkurt dhe mars.
Komisioni Evropian dy herë ka rekomanduar që Kosovës t’i liberalizohen vizat në raportet e tij më 2016 dhe 2018, por një vendim i tillë s’është diskutuar asnjëherë në Këshillin e BE-së.
Kosova është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizim vizash me BE-në.
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Izraeli nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar Ukrainën, nuk i ka siguruar armët kundë...
Dritan Abazovi MALI I ZI- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se Kuvendi duhet të votojë iniciativën p...
Foto ilustruese GJERMANI- Letra me informacione nga furnizuesit me gaz kanë shkaktuar frikë dhe tmerr tek familjet në Brandenburg. Si&c...
protesta ne iran IRAN- Media shtetërore iraniane tha se të paktën 35 njerëz janë vrarë në më shumë se një...
Foto ilustruese SIRI- Numri i të vdekurve nga fundosja e një varke me emigrantë në brigjet e Sirisë ësht&...
Bujar Osmani MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në margjinat e Seancës së 77-të të Asambles...
Ukraine UKRAINË- Vlada dhe Kostyantyn Liberov ishin ndër civilët e parë që hynë në territorin e Harkivit, në verili...
Protesta ne Iran IRAN- Protestat e organizuara nga shteti janë mbajtur në disa qytete iraniane, për të sfiduar protestat kundër es...
Rradhë kilometrike, rusët po largohen nga vendi pas thirrjes së Putinit për mobilizimin e ushtrisë RUSI- Një numër ...
Vladimir Putin RUSI- Është retorika e hapur luftarake e një luftënxitësi të pamëshirshëm: "Unë dua të...