24 Shtator 2022, 12:26
Nga d.a.
Bujar Osmani
MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në margjinat e Seancës së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, mori pjesë në takim me temë: “Formësimi i sigurisë kibernetike globale –Thirrje për aksion për promovimin e sjelljes së përgjegjshme të shtetit dhe ndërtimin e sapaciteteve“, nikoqir të së cilit ishin Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Francës, Katerin Kolona, njoftojnë nga MPJ.
Në fokus të diskutimeve, theksojnë nga MPJ, ishin sfidat e sigurisë në hapësirën kibernetike si kërcënim serioz për rendin ekzistues ndërkombëtar. Njëherazi, u theksua nevoja për Marrëveshje efektiv multilaterale dhe shkëmbim strategjik të informacioneve dhe përvojave, veçanërisht midis aleatëve të NATO-s, me qëllim ballafaqimin dhe tejkalimin e suksesshëm të kërcënimeve kibernetike që po bëhen gjithnjë e më të shumta, më të larmishme dhe më të sofistikuara.
Në fjalimin e tij, Ministri Osmani iu referua sfidave në hapësirën kibernetike me të cilat ballafaqohet Maqedonia e Veriut, duke theksuar se sulmet kibernetike janë karakteristikë edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, trend ky që veçanërisht u intensifikua pas fillimit të invazionit ushtarak rus në Ukrainë.
“Strategjia nacionale për siguri kibernetike është një nga shtyllat e sistemit për forcimin e kapaciteteve për mbrojtje kibernetike, mbrojtje të infrastrukturës kritike të informacionit, ngritjen e vetëdijes për sigurinë e informacionit dhe kulturën e sigurisë së të gjithë vepruesve në hapësirën kibernetike. Maqedonia e Veriut në vazhdimësi bashkëpunon me të gjitha palët e interesuara, sektorin e biznesit, komunitetin hulumtues dhe akademik, si dhe me shoqërinë civile, për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për këto sfida”, deklaroi Osmani.
Faqja e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut pasditen e djeshme është sulmuar nga hakerët grekë. Kjo nuk është hera e parë që në RMV sulmohen faqet online të institucioneve nga hakerat grek pasi disa ditë më parë e njëjta gjë ndodhi me faqen e ministrisë së mbrojtjes.
bujar osmani asambleja e okb ne new york
Bota
24 Shtator 2022, 12:07
d.a
Ukraine
UKRAINË- Vlada dhe Kostyantyn Liberov ishin ndër civilët e parë që hynë në territorin e Harkivit, në verili...
Bota
24 Shtator 2022, 11:53
d.a.
Protesta ne Iran
IRAN- Protestat e organizuara nga shteti janë mbajtur në disa qytete iraniane, për të sfiduar protestat kundër es...
Bota
24 Shtator 2022, 11:49
e.k
Rradhë kilometrike, rusët po largohen nga vendi pas thirrjes së Putinit për mobilizimin e ushtrisë
RUSI- Një numër ...
Bota
24 Shtator 2022, 11:43
e.k
Vladimir Putin
RUSI- Është retorika e hapur luftarake e një luftënxitësi të pamëshirshëm: "Unë dua të...
Bota
24 Shtator 2022, 11:42
d.a.
Selakovic dhe Lavrov
SHBA- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij serb, Nikolla Selakoviç, kanë nënshkruar një...
Bota
24 Shtator 2022, 11:12
d.a.
Tineke Strik
MAQEDONIA E VERIUT- Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor, thonë eurodeputetët e...
Bota
24 Shtator 2022, 10:42
d.a.
foto ilustruese
ITALI- Udhëheqësit politikë të Italisë i kanë mbyllur fushatat e tyre përpara zgjedhjeve kryesore të...
Bota
24 Shtator 2022, 10:21
d.a.
Borell
BRUKSEL- BE-ja duhet t'i marrë seriozisht kërcënimet e Vladimir Putinit se ai mund të përdorë armë bërthamor...
Bota
24 Shtator 2022, 10:03
d.a.
Hulusi Akar
SHBA- Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka bërë kërcënime të reja ndaj Greqisë dhe shtrembër...
Bota
24 Shtator 2022, 09:55
d.a.
Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ndodhet të shtunën dhe të dielën për një vizitë dyditore në Arabin&e...